Connect with us

Aktualitet

“Blerja e medias”/ PD publikon faturat: Veliaj pagoi mbi 900 mln për Top Channel dhe Bolinon

Partia Demokratike publikoi detaje të disa transaksioneve financiare qindra miliona lekë që ka bërë bashkia e Tiranës përgjatë viteve të fundit për shoqata apo kompani të lidhur me botuesit Carlo Bolino dhe familjen Hoxha. Sipas PD-së, në këmbim, kryebashkiaku i Tiranës ka marrë mbështetje mediatike.

Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se përgjatë viteve të fundit, Top Channel ka marrë rreth 700 milionë lekë financime nga Bashkia Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, gjatë viteve të fundit.

Sipas PD-së, në këmbim, Veliaj ka siguruar mbështetje redaksionale nga televizioni kombëtar dhe kanalet e tjera televizive apo radiofonike satelitë të Top Channel.

Për të njëjtin qëllim, denoncoi Partia Demokratike, i është dhënë mbi 200 milionë euro edhe një qendre, sipas saj të lidhur me Karlo Bolinon.

Faturat

Teksa publikoi faturat nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, nën varësi të Ministrisë së Financave, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli, denoncoi nga selia blu Erion Veliaj bleu mediat me paratë e inceneratorëve që ia’u zhvati taksapaguesve.

BOLDNEWS

Aktualitet

EMRI/ SPAK konfiskon rreth 1.2 milionë euro pasuri të trafikantit shqiptar në Belgjikë

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e rreth 1.2 milionë eurove pasuri të Flamur Sinanajt, i cili rezulton i dënuar në Belgjikë me 8 vite burg për trafik droge dhe 5 mijë euro gjobë për vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për apartamente, 10 llogari bankare, motor uji, varkë vetorizine dhe dy automjete “GMC” dhe “Mercedes Benz”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në parashikimet e ligjit nr.10 192, datë 03.12.2009,  “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të.

Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.1, datë 09.01.2024, (vendim i cili ka marrë formë të prerë në datën 09.04.2024), ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, si më poshtë:

  1. Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
  2. Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
  3. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
  4. 7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
  5. 3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
  6. Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
  7. Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
  8. Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
  9. Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012;”, njofton prokuroria e posaçme.
Continue Reading

Aktualitet

Putini, parada dhe kërcënimet: Kokat bërthamore janë gati

Pothuajse si për të kujtuar paradën që u mbajt në nëntor 1941 (në atë kohë po festohej revolucioni leninist) përballë Stalinit, me trupat që vazhduan më pas drejt frontit.

Lufta që fitoi Bashkimi Sovjetik së bashku me Aleatët në 1945 është ende një referencë themelore për miliona qytetarë të ish-BRSS-së që humbën të paktën 27 milionë bashkatdhetarë.

Dhe meqenëse ai që quhet “operacion special” filloi në Ukrainë, Putini nuk humbet kurrë një mundësi për të përmendur paralele të supozuara midis betejës së atëhershme dhe asaj aktuale.

E cila për të është gjithmonë kundër “nazistëve”, duke qenë se ai vazhdon të përsërisë se regjimi i hebrenjve të Volodymyr Zelenskyt është një regjim kukull i operuar nga lobe të supozuara ekstremiste.

Parada këtë herë ishte në një shkallë shumë më të vogël.

Njësitë në këmbë kaluan përpara Vladimir Vladimirovich, duke përfshirë një grup ushtarësh të angazhuar në Ukrainë dhe më pas automjete të blinduara, tanke dhe raketahedhës.

Gjithsej 61 automjete, ndërsa tre vjet më parë 197 kaluan mbi shtratin e sheshit vetëm pesëmbëdhjetë avionë zbukuruan qiellin (75 në 2021), duke përfshirë 6 avionë luftarakë-bombardues Sukhoi 25 që lanë gjurmët klasike.

Mirëpo, armët e reja për të cilat është folur shumë, si tanku “Armata” apo obusi “Koalitsiya” nuk u panë.

Madje kreu i shtetit u kufizua në një fjalim të shkurtër, i cili, si ai i inaugurimit të tij dy ditë më parë, u hap me një homazh “për heronjtë e operacionit special”.

Putin akuzoi atë që ai e quan Perëndim kolektiv.

Vendi i tij, shtoi ai, sot “do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global”.

“Por në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë të gatshme për luftim”, paralajmëroi ai, duke iu referuar njësive që kontrollojnë pajisjet atomike.

Më pas ai shprehu keqardhjen për faktin se në shumë vende evropiane po përpiqen, sipas tij, të “shtrembërojnë të vërtetën për Luftën e Dytë Botërore”, duke nënçmuar ose fshirë rolin e luajtur nga Bashkimi Sovjetik në mposhtjen e trupave të Hitlerit.

“Ata rrënojnë përmendoret e luftëtarëve të vërtetë kundër nazizmit, vendosin në piedestale tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të hitlerianëve”, vazhdoi ai, duke iu referuar atyre nacionalistëve që, duke shpresuar të çliroheshin nga zgjedha e Stalinit, nuk ngurruan të bashkoheshin me pushtuesit gjermanët.

Dhe kush më pas, të paktën pjesërisht, ndihmoi SS-të në masakrat e tmerrshme të kryera në territoret e pushtuara. N

ë tre vitet e para pas sulmit gjerman, BRSS rezistoi praktikisht e vetme.

Por Rusia, kujtoi kreu i Kremlinit, “asnjëherë nuk e ka zvogëluar rëndësinë e frontit të dytë dhe ndihmën e aleatëve”.

Continue Reading

Aktualitet

Kush është Roan Brahimi që u vra në sy të djalit në Athinë

Grupet kriminale shqiptare duket se po i “lajnë hesapet” mes tyre jashtë territoreve të Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 është ekzekutuar në mes të Athinës Roan Brahimi 32-vjeç dhe ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, fatmirësisht djali i vogël nuk ka pësuar lëndime.

Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Ngjarja e Zejmenit në Lezhë

Brahimi gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Ekzekutimi i sotëm

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë.

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Konflikti me Ervis Martinajn

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.

Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas.  Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi.  I cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.

Continue Reading

Aktualitet

15 sekrete të gjuhës së trupit, që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

Trupat tanë kanë një gjuhë të tyre, dhe fjalët e tyre nuk janë gjithmonë të sjellshme. Gjuha e trupit tuaj, me gjasë është bërë pjesë integrale e personit që je, deri në pikën që ju mundet që as të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Nëse është kështu, atëherë është koha për të filluar, sepse ju mund të jeni duke sabotuar karrierën tuaj.

1. Qëndrimi shtrembër është një shenjë e mos-respektit. Ai komunikon se ju jeni i mërzitur dhe nuk keni dëshirë që të jeni, aty ku jeni. Ju nuk do i thoshit kurrë shefit tuaj: “Unë nuk e kuptoj pse duhet të rri e të të dëgjoj”, por në qoftë se ju rrini shtrembër, nuk keni pse – trupi juaj ia thotë atë për ju, me zë të lartë dhe të qartë.

Truri është i “programuar” që të barazojë pushtetin me sasinë e hapësirës që zënë njerëz. Qëndrimi drejt, me shpatullat prapa është një pozicion pushteti, shkruan EO. Kjo maksimizon sasinë e hapësirës që ju mbushni. Qëndrimi shtrembër, nga ana tjetër, është rezultat i kolapsit të formës tuaj – kështu merrni më pak hapësirë dhe projektoni më pak energji.

Mbajtja e qëndrimit të duhur u imponon të tjerëve respekt, dhe nxit angazhimin në të dy anët e bashkëbisedimit.

2. Gjestet e tepruara mund të thonë se ju po tendoseni shumë për të vërtetën. Synoni gjeste të vogla, të kontrolluara për të treguar lidership dhe vetëbesim, dhe gjeste të hapura – si hapja e krahëve, apo shfaqja e pëllëmbëve të duarve – për të komunikuar se s’keni asgjë për të fshehur.

3. Nëse shihni orën kur flisni me dikë, kjo është një shenjë e qartë mos-respekti, padurimi dhe egoje të fryrë. Kjo gjuhë e trupit dërgon mesazhin se keni gjëra më të mira për të bërë, se sa të bisedoni me personin me të cilin jeni, dhe se mezi po prisni të largoheni.

4. Nëse drejtoheni në një drejtim të ndryshëm nga të tjetër, apo nëse nuk e keni drejtimi e syve nga biseda që po bëni, kjo ju paraqet si të paangazhuar, të pa-interesuar, të parehatshëm, e mbase edhe mosbesues ndaj personit që po flisni. Përpiquni të drejtoheni nga personi që po flet, dhe uleni pakëz kohën teksa e dëgjoni të flasë. Kjo do i tregojë se ka fokusin dhe vëmendjen tuaj të plotë.

4. Krahët e kryqëzuar – dhe këmbët e kryqëzuara, deri në një farë mase – janë pengesa fizike që tregojnë se nuk jeni të hapur për atë që po thotë tjetri. Edhe nëse jeni duke buzëqeshur, apo të angazhuar në një bisedë të pëlqyeshme, personi tjetër do të ketë ndjesinë sikur doni që ta mbyllë. Edhe nëse mbledhja e duarve ju duket e rehatshme, rezistojini nevojës për ta bërë këtë, nëse doni që njerëzit t’ju shohin si mendje-hapur dhe të interesuar në atë që po thonë.

6. Mospërputhje mes të fjalëve tuaja dhe shprehjeve të fytyrës i bën njerëzit të ndjejnë se diçka nuk është si duhet, dhe ata të fillojnë të dyshojnë se jeni duke u përpjekur për t’i mashtruar, edhe në se nuk e dinë saktësisht, pse apo si. Për shembull, një buzëqeshje nervoze, ndërkohë që refuzoni një ofertë gjatë negociatave, nuk do ju ndihmojë që të merrni atë që dëshironi; thjesht do e bëjë personat e tjerë të ndjehen të shqetësuar për të punuar me ju, sepse ata do të supozojnë se ju keni diçka që e fshihni.

7. Tundja e ekzagjeruar e kokës sinjalizon ankthin për miratimin. Njerëzit mund të perceptojnë këtë gjë, si një përpjekje për të shfaqur miratim apo mirëkuptim, për një gjë të cilën nuk e kuptoni.

8. Trazimi apo rregullimi i flokëve tregon se jeni në ankth, keni energji të tepruar, apo jeni të shpërqendruar. Njerëzit do ju perceptojnë si shumë të shqetësuar pas pamjes tuaj fizike, dhe jo të shqetësuar sa duhet për karrierën tuaj.

9. Shmangia e kontaktit me sy bën të duket sikur keni një gjë për të fshehur, dhe kjo ngjall dyshime. Mungesa e kontaktit me sy mund të tregojë gjithashtu mungesë vetëbesimi apo interesi, gjë që nuk do të donit ta komunikonit asnjëherë në një punë të rëndësishme. Nëse shihni poshtë teksa flisni, tregoni se ju mungon vetëbesimi, dhe kështu fjalët tuaja e humbasin peshën. Është sidomos e rëndësishme që të mbani sytë drejt, nëse po flisni për gjëra të rëndësishme apo të ndërlikuara. Kontakti i vazhdueshëm me sy, nga ana tjetër, komunikon vetëbesim, lidership, forcë, dhe inteligjencë. Ndërkohë që është e mundur të angazhohesh pa një kontakt të qëndrueshëm me sy, neglizhenca totale do të ketë pasoja negative në marrëdhëniet tuaja profesionale.

10. Kontakti me sy që është shumë intensiv mund të perceptohet si agresiv, apo si përpjekje për të dominuar. Mesatarisht kontakti me sy mbahet për 7 deri 10 sekonda, edhe më gjatë kur dëgjojmë, se sa kur flasim. Mënyra si e ndërpresim kontaktin, gjithashtu dërgon një mesazh. Nëse ulim sytë komunikojmë nënshtrim, ndërkohë që nëse shohim anash, projektojmë vetëbesim.

11. Rrotullimi i syve është një mënyrë e sigurt për të komunikuar mungesë respekti. Fatmirësisht, ndërkohë që mund të jetë zakon, është i vullnetshëm. Mund ta kontrollosh, dhe ia vlen.

12. Nëse jeni të ngrysur, apo keni një shprehje fytyre përgjithësisht të palumtur, mesazhi që dërgoni është që jeni të mërzitur nga ata që keni përreth, edhe pse ata nuk kanë fare të bëjnë me humorin tuaj. Ngrysja i largon njerëzit, pasi ndihen të gjykuar. Ndërkohë që buzëqeshja tregon se jeni të hapur, të besueshëm, me vetëbesim dhe miqësorë. Studimet kanë treguar se njerëzit reagojnë në mënyrë favorizuese ndaj një personi që buzëqesh, dhe kjo lë një përshtypje pozitive të vazhdueshme.

13. Duar-shtrëngimet e dobët sinjalizojnë që ju mungon autoriteti dhe vetëbesimi, ndërkohë që një duar-shtrëngim shumë i fortë mund të shihet si një përpjekje agresive për dominim, gjë që është keq gjithashtu. Përshtat duar-shtrëngimin ndaj secilit person dhe situatë, por sigurohu që të jetë përherë i vendosur.

14. Grushtet e mbledhur, ashtu si krahët dhe këmbët e kryqëzuara mund të sinjalizojnë që nuk jeni të hapur për idetë e të tjerëve. Mund t’ju bëjnë edhe të dukeni si në mbrojtje, gjë që i bën njerëzit nervozë në ndërveprimin me ju.

15. Afrimi i tepërt. Nëse i afroheni shumë dikujt, kjo tregon që nuk keni respekt apo mirëkuptim për hapësirën e tjetrit. Kjo do i bëjë njerëzit të ndihen shumë parehatshëm kur janë përreth jush.

Continue Reading

Aktualitet

Rama në Athinë, Spahiu: Mitsotakis e kërcënoi, por janë futur garant shërbime partnere të NATO-s

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Top Story në Top Channel tha se shërbime partnere të NATO-s janë futur garant për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Athinë.

Kjo vjen pas deklaratës kërcënuese të kryeministrit grek, Mitsotakis, sipas Spahiut, i cili i tha se nuk do t’ia lehtësojnë vizitën, e cila pritet të zhvillohet të dielën, 12 maj.

SpahiuDuhet të ndërpresë me çdo kryeqytet por duhet të shkojë në Athinë, nuk duhet të shkojë në Evropë, nuk i njeh të drejtën e votës emigrantëve, është i aftë të numërojë turistë, por qytetarët shqiptarë që janë emigrantë, duhet të shkojë në Greqi dhe të ndalojë në shtetet të tjera se arsyet janë me dhjetëra që t’i kthejë haraçin Greqisë. Ata nuk njohin as të drejtën e gjuhës, as të shkollës, në këto kushte por shkak se ka krijuar një terren, për këto arsye për shkak të reciprocitetit.

Vënia e dinjiteti për të hequr dorë nga inferioriteti që kemi me Greqinë. Perëndimi është në krahun e Shqipërisë dhe jo në krahun e Athinës. Janë futur garant shërbime partnere të NATO-s, sepse deklarata e Mitsotakis ishte një kërcënim për jetën e kreut të shtetit shqiptar duke thënë që nuk do t’ia lehtësojmë, janë futur në lojë disa shërbime të huaja, duhet ta mirëpresin dhe nuk duhet ta lënë vetëm, kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë në sheshin Omonia i pastrehë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING