Connect with us

Politike

Braçe kërkon përmbysje në qeverisjen e Tiranës: Ka nevojë për ndryshim…

Deputeti socialist Erion Braçe nuk kurseu kritikat edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Braçe tha se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe nuk mund të jepet si qokë, me mendimin “hajde se e fitojmë”.

Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve. Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë!

Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”-u shpreh Braçe

Advertisement