Connect with us

Aktualitet

Certifikohen 12 efektivë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, për dhënien e ndihmës së parë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf dhe drejtues të lartë të Policisë, ndoqën nga afër stërvitjen certifikuese, në fund të një jave trajnimi në dhënien e ndihmës së parë, për 12 efektivë të forcave RENEA dhe FNSH.
Skuadrat u përballën me 2 raste të stimuluara, gjatë transportimit të një vlere parash dhe sulmi me armë brenda një kompanie private, duke demonstruar përgatitjen teorike dhe praktike në përballimin e këtyre situatave.
Trajnimi u zhvillua nga qendra Emergency Response Albania (ERA), e cila operon prej disa vitesh në Shqipëri 🇦🇱🇨🇭🇩🇪
➡️ Karsten Ladehof, Kryeinspektor – Ju e keni bërë ҫdo gjë shkëlqyeshëm dhe jam shumë krenarë për ju. Shpresoj që të mos ju duhet asnjëherë kjo gjë në jetën tuaj. Por edhe nëse diçka e keqe do të ndodh, besoj shumë, që ju do të keni mundësi të ndihmoni.
➡️ Peter Zingraf, Ambasador i Gjermanisë në Tiranë – Mirëmëngjes sërish dhe jam shumë i impresionuar! Ju falenderoj shumë për ftesën, z.Vogeli, z.Ministër edhe zotërinjve të Policisë, është nder shumë i madh që të jemi këtu së bashku.
Kemi kaluar disa situata emergjente gjatë kohëve të fundit, por jemi shumë të kënaqur që kemi patur mbështetjen e “Emergency Response Albania” (ERA), jo vetëm në planin individual, por edhe si Ambasadë. Tërmeti i fundit na tregoi faktin sesa të nevojshme janë stërvitje të tilla. Ne si vend punuam në aktivizinin e fondit të krizës.
Ky event edhe pse i organizuar lokalisht këtu, tregon mundësinë për ta çuar para. Edhe unë bashkohem me mesazhin që kjo situatë të mos jetë e nevojshme ndonjë ditë në jetën tuaj, por jam i sigurt që do jetë e nevojshme, kështu që ju lumtë që të gjithëve dhe mezi pres ndarjen e certifikatave.
➡️ Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm – Është vërtetë një kënaqësi e veҫantë që kam mundësi të ndjek nga afër këtë demostrim impresionues edhe për mua, që nganjëherë e mbaj veten njeri me eksperiencë në këto fusha.
Por është me rëndësi, së pari, që të falenderoj dhe të përshëndes kontributin dhe punën e z.Vogeli, ekipit të tij, të cilët punojnë në Shqipëri që prej vitit 1991, duke vendosur themelet e disa shërbimeve esenciale për shëndetësinë, për shpëtimin e njerëzve.
I shoh me kënaqësi që këtu kanë arritur të krijojnë një mjedis profesional pune, kanë arritur dalëngadalë me punë të kujdesshme të krijojnë një emër të rëndësishëm, emër të madh.
Sot ju keni bërë një aspekt të rëndësishëm të punës tuaj, keni marrë një trajnim, ose mbyllni një trajnim, për të bërë gjëra të vogla por me rëndësi të madhe. Gjëra të vogla që në fakt shpëtojnë jetë njerëzore. Prandaj dua të them që këto gjëra të vogla kanë vlerë të jashtëzakonshme dhe për këtë arsye dua ta falenderoj shumë z.Vogeli dhe ekipin, doktor Ladehof, të gjithë ata që janë marrë me këtë trajnim, i cili besoj ju ka bindur se ҫfarë rëndësie ka.
Ju jeni trupë speciale, dhe trupat speciale janë speciale pikërisht sepse dinë t’i bëjnë të gjitha. Nuk mjafton vetëm të jeni qitës të mirë, të jeni oficerë të mirë Policie, në kuptimin e kryerjes së detyrave tradicionale, por duhet t’i bëni të gjitha mirë dhe kjo është një nga ato gjëra që besoj sot ju ka bindur se ҫfarë rëndësie ka.
Ne duam ta vazhdojmë këtë bashkëpunim qoftë me z.Vogeli dhe me ekipin dhe me institucionin e tij, me “Swiss Foundation for Innovation”, me ERË-n me ESË-n, por njëkohësisht duam që ta përdorim këtë komunikim, si një mundësi për të vendosur ura të reja bashkëpunimi me vendet të cilat mbështesin këtë fondacion, ose këtë institucion që është Zvicra, që është Gjermania.
Po ashtu gjej mundësinë ta përshëndes doktor Ladehof dhe t’i shpreh gatishmërinë dhe interesin tonë për ta thelluar këtë bashkëpunim.
Ne nuk na mjafton të kemi trajnuar këtë grup, por në fakt na duhet që të trajnojmë qindra e qindra punonjës të Policisë, punonjës të Policisë Rrugore, punonjës të Policisë së Rendit, forcave Speciale, të Shërbimit Zjarrfikës.
Këtë trajnim, këtë edhe më pak të thelluar, duhet ta marrin qindra, disa qindra, edhe që të ndodh kjo duhet një punë shumë e madhe dhe besoj që Policia do të marrë masa për të bërë planifikim. Sepse ju, ose forcat e policisë, dhe të zjarrëfikësve, janë të parët që shkojnë në një mision, që shkojnë në një aksident, që shkojnë në një vendngjarje. Dhe, gjëja e parë që duhet në këto raste është të kemi njerëz që mund të japin ndihmë të parë.
Për të mos e zgjatur ju uroj të gjithëve suksese për përmbushjen me sukses të këtij trajnimi. Jam ndjerë mirë nga komentet e doktor Ladehofit dhe ekipit të tij për kontributin tuaj, për seriozitetin që keni treguar, për profesionalizmin. Ju falenderoj të gjithëve dhe ju uroj suksese. Faleminderit.
➡️ Cristian Vogeli, Emergency Response Albania (ERA) – Unë ju kam parë nga dita e parë deri në ditën e pestë. Ditën e parë teoria, pashë reagimin tuaj në momentin e parë: “Pse teori do bëjmë ne këtu?“ Ju brenda ditës keni kuptuar që kjo teori na duhet për të ndërtuar pjesën tjetër sipër. Dhe ditën e dytë unë kam parë njerëz të angazhuar që thanë: “Qenka shoku im, jam unë”. Ditën e tretë ju e keni marrë aq seriozisht sa ishte gjithҫka për të shpëtuar jetë, dhe nuk kishte më që të mos e kapim, që të mos e mësojmë. Ditën e pestë unë gjykoj që ju jeni në gjendje të shpëtoni jetë. Kjo më emocionon, sepse kjo është ëndrra, kjo është ajo ëndrra që unë pata para shumë vitesh, edhe unë ju përgëzoj për këtë.
Sepse ka dy gjëra, ne duam të shpëtojmë jetë dhe të parandalojmë dëmtime dytësore. Sepse është njëra që të shpëtosh, por është një gjë të shpëtosh mirë, të mos dëmtohet edhe më tej. Dhe ju përgëzoj për këtë dhe dua me këtë, të hap ceremoninë e shpërndarjes së ҫertifikatave.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Meta po hetohet si Ahmetaj”, zbulohen detaje nga dosja e SPAK

Gazetari investigativ, Flamur Vezaj ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, IlIr Meta.

Vezaj: Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet e Facebook nga persona e gjithë loja është por shkak se ka një vit që nuk ka reagu, ka heshtur, po i afrohemi edhe procedurave të Spakut nga tre apo 4 çështjet e familjes së Metës, duke qenë se për një vit nuk reagoi priti të bënte një marrëveshje të caktuar duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të drejtohet me… ka gjetur këtë gjuhë, hetimet penale nuk e di si do të dalin, për hetimin, modeli i zotit Ahmetaj, i është hyrë me themel pasurisë së tij për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet.

Nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019 nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po.. I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve, tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 sipas DASH 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ.

 

Continue Reading

Aktualitet

‘Janë burrë e grua e kanë 3 fëmijë”, Haxhiu tregon çfarë i ka thënë në tavolinë Metës

Baton Haxhiu mori në analizë këtë të hënë çiftin Ilir Meta – Monika Kryemadhi. Gjatë emisionit “Opinion”, Haxhiu u shpreh se është kundër trajtimit që Meta po i bën Kryemadhit publikisht.

“I kam pasur dy momente me miqësinë e familjes Meta dhe nuk e mohoj që i kam pasur shumë miq. Kam qenë shumë kundër që Monika të hynte në politikë atëherë kur Ilir Meta ia imponoi. Ia imponoi si pjesë të saj, si njeri të dytë etj. Jam shumë kundër me atë që po bën Ilir Meta sot. Jam shumë kundër për arsye se trajtimi i Monikës në këtë mënyrë çfarë po i bën Ilir Meta, ia kam thënë edhe në tavolinë, po ia them edhe publikisht, është krejtësisht gabim. Në këtë rast jam me Monikën. Nuk besoj se Monika është ndonjë politikane e jashtëzakonshme, por po them atë që duhet. Nuk duhet të vijë deri në këtë pikë Iliri ta trajtojë pjesën e familjes së tij ashtu siç e bën në publik”, tha Haxhiu.

Sipas tij, Meta është në grahmën e fundit të jetës së tij politike. Ai tha se nuk e pranon gjuhën që ish-Presidenti ka me Kryemadhin duke u shprehur se gjërat mund t’i zgjidhin edhe privatisht në shtëpi.

Sipas Haxhiut, Meta ka marrë anën e SPAK sepse ka deklaruar publikisht për Kryemadhin dhe të tjerët që “ata janë mjaftueshëm të rritur dhe unë nuk jam këtu që të fal ose mbroj gabimet e të tjerëve”.

“Nuk flitet për grua ashtu. Jam konservativ në këtë pikë. Nuk e pëlqej Monikën politikisht, por këtë rast jam me Monikën”, shtoi Haxhiu.

Continue Reading

Aktualitet

Nëse Meta do presë kokën e ish-gruas…”, Mërtiri: Po i rrëshqet situata nga dora, po fsheh diçka tjetër

Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar deklaratat e fundit të Ilir Metës drejt bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe drejt SPAK-ut.

Gjithçka që po thotë nuk është bindëse. Po hap luftë me SPAK, njëherë mbajti partinë në funksion të Berishës, pastaj befas shkon ballkonit. Të gjitha këto tregojnë që nuk është i qartë. Ose fsheh diçka tjetër, ka halle të tjera, ose ka humbur busullën nuk di çfarë bën. Dhe në daljet televizive, ose humbet fare, ose mbyt ekranet.

Continue Reading

Aktualitet

Raporti i BE-së: Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë

Evropa u godit rëndë nga pasojat e ndryshimit të klimës në vitin 2023, sipas një raporti të ri gjithëpërfshirës mbi motin në kontinent. Raporti i shërbimit zyrtar të monitorimit të ndryshimeve klimatike, “Copernicus”, thotë se moti ekstrem, duke përfshirë përmbytjet, zjarret dhe valët e të nxehtit, po shkaktojnë pasoja për mjedisin dhe banorët në Evropë. Shërbimi i monitorimit të klimës në BE, “Copernicus”, thotë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë.

Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.

Në vitin 2023, temperatura në Evropë arriti nivelin 1.1 për qind mbi mesataren dhe rreth 2.5 për qind mbi nivelet para-industriale.

Qendra “Copernicus” thotë se vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind në 20 vitet e fundit.

Por ndryshimi i klimës ka rritur edhe nivelin e reshjeve me 7 për qind, duke shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi, Itali, Slloveni dhe vende të tjera.

Drejtori i qendrës Copernicus, Carlo Buontempo thotë se rritja e temperaturave po ndryshon peizazhin e kontinentit dhe se banorët e tij duhet të përshtaten me këto ndryshime dhe të punojnë për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.

“Ne po jetojmë tashmë në një klimë që është thelbësisht e ndryshme nga klima, në të cilën evoluoi qytetërimi ynë. Nuk kemi parë kurrë një det kaq të ngrohtë dhe temperatura kaq të larta. Kështu që raporti është i rëndësishëm sepse tani ne kemi informacione dhe duhet të bëjmë një bilanc të asaj që ka ndodhur dhe në më pas të analizojmë hapat që duhet ndërmarrë për të ardhmen tonë”, thotë zoti Buontempo.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në Evropë ka qenë kompleks, ku disa zona si Spanja janë përballur me thatësirën ndërsa zona të tjera të kontinentit janë përballur me mot më të freskët dhe me nivel më të lartë të reshjeve.

“Evropa në tërësi, për sa i përket reshjeve shënoi një rritje në nivel 7% mbi mesataren, por kjo është një shifër komplekse. Ndërkohë që Gjermania veriore, një pjesë e Skandinavisë, Ballkani, Britania dhe Irlanda kanë përjetuar një vit mjaft të lagësht, Katalonja dhe Franca jugore, janë përballur me thatësirën, që ka vazhduar edhe në vitin 2023”, thotë ai.

Përveç përmbytjeve, Greqia përjetoi edhe zjarre shkatërruese.

“Në vitin 2023 ka patur zjarre masive në Greqi, në një nivel që nuk është regjistruar më parë. Në përgjithësi, ishte një vit që në një periudhë ishte më i fortë se vitet e kaluara, por në tërësi nuk ishte më i rëndi”, thotë Buontempo.

Eksperti i klimës Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në raportin e Qendrës “Copernicus”, thotë se metereologët presin që ngjarjet ekstreme të motit të bëhen më të shpeshta.

“Ndryshimi i klimës do të shkaktojë më shumë përmbytje dhe më shumë thatësira, si dhe më shumë valë nxehtësie. Ky ndryshim i klimës, në disa zona do të shkaktojë rritje të nivelit të reshjeve dhe në zona të tjera thatësirë.”

Studiuesi Richard Allan thotë se ngrohja do të krijojë kushtet të paqëndrueshme të motit në Evropë, që do të jenë të vështira të menaxhohen.

‘”Ne presim vetëm përkeqësim të mëtejshëm të ngjarjeve të motit ekstrem. Pra, ne presim që të ketë lëkundje më të forta mes kushteve të nxehta dhe të thata dhe atyre të lagështa. Lëkundjet midis lagështisë dhe thatësirës do të bëhen më të forta nga dita në ditë dhe nga viti në vit.”

Eksperti Richard Allan paralajmëron se ngrohja e vazhdueshme e oqeaneve evropiane është një shqetësim i veçantë.

Raporti i Qendrës “Copernicus” thotë se në të gjithë Evropën Qendrore, madje edhe në rajonet ku ndodhen Alpet kishte shumë më pak ditë me borë se mesatarja./VOA

Continue Reading

Aktualitet

“3 mijë shqiptarët jetojnë në Emiratet Arabe”/ Dubai fsheh biznesmenët dhe mbi 500 eskorta shqiptare

Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik. Por sa shqiptarë jetojnë në Emirate? Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai?

Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazetës zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.

Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.

 

 

“Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.

Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.

Prostitucioni modern…

Ato janë të reja, të bukura, të kualifikuara ose jo të arsimuara. Pika e tyre e përbashkët është e qartë: Disa prostituojnë për të siguruar jetesën, shumica janë për t’u pasuruar lehtë dhe më shpejt. Numri i prostitutave është më i lartë nga vende si Rusia, Ukraina dhe Serbia.

Por nuk mungojnë as shqiptaret. Mësohet se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshne, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës.  Në qershor 2023, Reuters publikoi një investigim të titulluar “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështetësin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”. Me dëshirë ose jo, ato janë të detyruara të prostituojnë në shtëpi publike, rrugica, bare, hotele e klube nate.

Disa prej tyre kërcënohen “se do t’i vrasin dhe do t’i hedhin në shkretëtirë” nëse nuk binden. Ato që nuk fitonin mjaftueshëm para dyshohet se u dërguan në një dhomë, ku vëllai i Christy Gold i ndëshkonte duke i  lënë pa ngrënë dhe i dhunonte. Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë prostituohen nga rrjete të paligjshme.

Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë./ LeCanton27

Continue Reading
Advertisement

TRENDING