Connect with us

Pinknews

Çmenduri/ Gazetari: Luiz Ejlli fiton 100 mijë euro në muaj

Bledi Mane ka treguar se sa lekë fitojnë ish-banorët e “BBV” nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë. I ftuar në “Wake Up” ai shprehet se në krye të listës qëndron Luiz Ejlli i cili me koncerte, reklama në Instagram etj ai fiton 100 mijë euro në muaj. Ai shpreson që Luizi të dijë t’i menaxhojë paratë që fiton dhe të mos i harxhojë brenda 30 minutave.

Bledi Mane: E kapën situatën, po menaxhojnë veten në mënyrën më të mirë dhe sot vijnë me xhepat plot.

Neada Muçaj: Kush e kryeson listën?

 

 

Bledi Mane: Natyrisht që Luiz Ejlli. Statistikat tregojnë që Luizi i fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, rrjetin e tij social Instagram, kontratat e koncerteve, natyrisht. Shumë aktiv është edhe maestro.

Blendi Salaj: Një sekondë, si ja matni ju paratë e fituara, në çfarë mënyre kur flasim për statistikat?

Bledi Mane: Ne banorët mes njëri-tjetrit kemi kontakte.

Blendi Salaj: Pra ti ke informacion.

Bledi Mane: Po patjetër, duke qenë dhe gazetar, ju besoj se më kuptoni. Nuk është kureshtje individuale por është kureshtja e profesionit që këta djem e vajza e lanë famën aty apo e morën me vete dhe dinë ta konvertojnë në të mira materiale.

Blendi Salaj: Kështu që Luiz Ejlli me 100 mijë euro në muaj, është në shumë e konsiderueshme.

Bledi Mane: Luizi është një dallaveraxhi, një biznesmen, një njeri që i kap situatat dhe di t’i kthejë në të mira materiale. Ndoshta ka ndryshuar që këto të mira materiale nuk i shpërdoron brenda natës dhe unë ia kam uruar dhe ia kam këshilluar…

Neada Muçaj: 100 mijë euro në muaj supozohet të bëhet miliarder brenda vitit.

Bledi Mane: Janë ca makineta që s’ka nevojë për një muaj, ka nevojë vetëm për 30 minuta. Kështu ka mënyra për t’i shpërndarë paratë sidomos në këtë kohë që vlojnë pushimet e shtrenjta nga Ksamili në Theth. Gjithsesi ai djalë mbetet kampion dhe deri tani po i ndjek këshillat.

Pinknews

Afrona e pyet për tradhtinë, Blero e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan topi”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij personale. Mirëpo, atij iu bënë pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika. Ky moment shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.

Më pas, Blero tregoi se beson se rrjetet sociale dhe zilia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero tha:

“Po, më kanë tradhtuar”.

 

Më tej, i pyetur nëse ai kishte tradhtuar në një lidhje, Blero tha:

“Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”

Continue Reading

Pinknews

Frikësohet nga Heidi Baçi? Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV

Vetëm pak ditë para finales, Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV. Këtë e ka shprehur edhe gjatë një bisede me Jul Dedën.

Banorja është në një televotim për të zgjedhur finalistët e tjerë të BBV, por mesa duket mendon se nuk do arrijë të mbledh më shumë vota se Meriton Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno.

Nisur nga ky televotim, Juli Deda u shpreh se Françeska e meriton të jetë akoma në lojë, por sipas tij e ka pak të vështirë garën përballë këtyre konkurrentëve.

“Edhe unë e mendoj këtë gjë”, tha Françeska.

Aktori ndër të tjera theksoi se garë të fortë ka edhe Heidi me Meritonin.

Pjesë nga biseda

Franceska: Do dal me flamur, me fytyrën tende do bëj fushatë

Juli: Do shoh instagramin tendë, po nuk pash fushatë, të grivaaa

Françeska; Do thuash ‘ua çfarë tradhtare! Dua të qeshësh se s’të kam parë fare, nuk qesh, nuk bën humor.

Juli: Dua që ti të rrish këtu, sepse çështë e vërteta, nuk është se nuk e meriton me nejt.

Françeska: Po ti më the që do dal, pse do ti që të rri unë.

Juli: E meriton të rrish, por garën e ke shumë të vështirë që ta dish. Por dhe Meritoni e ka të vështirë garën, edhe Heidi. Se në këtë pikë që jemi ne, aty aty janë gjërat

Franceska: Edhe unë e mendoj këtë gjë

Continue Reading

Pinknews

“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”/ Sherri Heidi-Meriton, banorët sulmojnë Romeon

Heidi dhe Meritoni kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julia shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.

Pjesë nga biseda:

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’

Continue Reading

Pinknews

‘Unë nuk dua t’ia di se çfarë….’/ Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë.

Përveç intervistave të dhëna prej saj, nuk kemi patur një reagim që prej daljes nga shtëpia deri pak momente më herët.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ajo ka reaguar teksa falenderon gjithë mbështetësit e saj, tregon se si është përshtatur me botën jashtë shtëpisë së “Big-ut” dhe në fund e mbyll me shprehjen e Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë!”

Continue Reading

Pinknews

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.

E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING