Connect with us

Politike

‘Çmim më të lartë se në bursë’/ Meta: Jepini fund kësaj qeverie

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar qeverinë për një tender në sektorin e energjisë elektrike. Në një deklaratë për mediat, Meta thotë është hapur një tender për blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 3-5 vite, por po abuzohet me çmimin e blerjes. Ai tha se çmimi i fiksuar i blerjes është 270 euro për megavat ndërsa në bursë është 147 euro për megavat. Sipas Metës, blerjet po bëhen me çmime shumë të larta nga çfarë janë vendosur në bursë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të 14 majit të vendosin të votojnë për të rrëzuar këtë qeveri që i ka vjedhur.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta

Të gjitha prestigjoze ndërkombëtarë tashmë e kanë fiksuar vendin tonë falë qeverisjes së Rilindjes si vendin më të korruptuar në Europë. Bëma më e fundit përmes Koorporatës Energjetike Shqiptare është pikërisht një aferë e pandodhur asgjëkundi tjetër përmes hapjes së tenderit për blerje energjie për 3-5 vjet. Kjo aferë e këtyre përmasave kolosale planifikon një vjedhje të përbindshme përsëri në një ndër sektorët më të abuzuar nga Rilindja atë të energjisë elektrike. Shqipëria ka prodhuar gjithmonë energjinë që i duhet për konsumatorët familjarë. Për shembull, në vitin 2021 ka prodhuar 5 Terra Megavat, nga 4.5 Terra Megavat që janë nevojat e vendit. Aktualisht, ne paguajmë 94.000 Euro në ditë për anijet gjeneratorë të Vlorës, të cilat do duhet të prodhonin 100 Mega Vat, pikërisht aq sa kërkohet të blihet me këtë kontratë korruptive. Në dokumentat e Tenderit, çmimi i fiksuar i blerjes është 270 Euro për Mega Vat. Ndërkohë, që në bursë sot çmimi është 147 Euro/Megavat. Pra, diferencat janë kolosale, sikurse kuptohet qartë se dhe vjedhja që planifikohet është kolosale. Qeveria ka deklaruar publikisht përmes Zëvendës Kryeministres, që deri në fund të Marsit, do të jetë në operim Bursa e Energjisë.

Përse nuk pritet funksionimi i bursës së energjisë, i cili është një mekanizëm rregullator për blerjen e energjisë? Por është qartë, që babëzia e rilindjes për të mbyllur tenderin korruptiv të radhës nuk pret, kështu që deklarata për fillimin e bursës shqiptare të energjisë është thjesht një mashtrim i përsëritur si dhjetëra mashtrime të tjera gjatë këtyre viteve. Gjithashtu, dihet që KESH ka shitur energji gjatë vitit 2022 me çmime rekord shumë të ulëta, po shumë më të ulëta sesa në bursë. Me këtë tender korruptiv të energjisë, që gjoja do të blejë energji për 3-5 vjet, lind pyetja e madhe, çfarë do të ndodhë në kohë prurjesh, kur edhe prodhimi i energjisë me kapacitetet aktuale të vendit, është shumë herë më i madh? Pra, i bie që KESH do të jetë duke shitur energji me 50 Euro/Megavati, e nga ana tjetër po KESH, për shkak të këtij tenderi korruptiv me çmim të fiksuar 3-5 vjet, do vazhdojë ta blejë me 270 Euro Megavati. Pra, do të shkarkojnë ujin pa prodhim energjie, vetëm e vetëm që kontrata korruptive të vazhdojë.  Përse duhet kjo kontratë korruptive kur energjia fare mirë mund t’u blihet nga prodhuesit shqiptarë, të cilëve u është vënë edhe taksë e jashtëzakonshme. Që çdo shqiptar të kuptojë sa e korruptuar është kjo qeveri mjafton një fakt i thjeshtë: Këta bëjnë tender me çmim të fiksuar 270 Euro/Megavati, kur vetë Bashkimi Europian, ka caktuar një çmim tavan 180 Euro/Megavati për deri në fund të vitit 2024.

Vendi ynë është një vend i bekuar për mundësitë e tij të jashtëzakonshme për prodhim të energjisë elektrike. Falë burimeve hidrike, atyre fotovoltaike, të erës dhe të biomasës, Shqipëria përmbush me lehtësi të gjitha nevojat e saj dhe pa asnjë diskutim mund të eksportojë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme energji. Por, korrupsioni i Qeverisë është ai që ka penguar me çdo mjet shfrytëzimin e këtyre burimeve, të cilat do të prodhonin energji të pastër dhe me çmim shumë të lirë për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të vazhdojnë tenderat korruptivë me qindra milionë Euro në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe në kurriz të bizneseve të ndershme në këtë vend. Ndaj 14 maji është një ditë shumë e rëndësishme ku fuqia e bashkimit dhe vota e ndëshkimit do t’i thotë rilindjes mjaft me korrupsionin tënd i cili po dëmton çdo qytetar të ndershëm në këtë vend, çdo sipërmarrje të ndershme në këtë vend i cili po dëbon nga vendi dhe njëkohësisht i cili po kthehet në një problem tepër dramatik për familjet shqiptare dhe për shoqërinë tonë.

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading

Politike

GJKKO merr të pandehur një ish-kryebashkiake socialiste, ja akuza ndaj saj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë të pandehur ish-kryebashkiaken socialiste të Libohovës, Luiza Mandi. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi ndaj saj kanë nisur pas një kallzimi të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij Bashkia e Libohovës po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij.

Megjithatë, qytetari pretenbdon se gjatë punimeve, ndërtimi jo vetëm që nuk ka ndaluar vetëm në murin rrethues të dëmtuar, por ka hyrë edhe më tej në tokat e tij. SPAK ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e denoncuesit.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING