Connect with us

Aktualitet

COVID i merr jetën një tjetër mësuesi

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër mësuesi. Gëzim Muskaj, i cili jepte mësim në shkollën e mesme profesionale në Fier, ka humbur betejën me koronavirusin ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare e shkollës, nëpërmjet një postimi në facebook.

“Sot ne humbëm një mik, shok,një ish- koleg, një ish- mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre; Gëzim Muskaj! Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij ,janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *