Connect with us

Kronike

DETAJE nga Operacioni në Elbasan/ Tre nga të shoqëruarit dorëzojnë dokumente të falsifikuara

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvilluar në Elbasan mesditën e sotme. Mësohet se tre nga të ndaluarit kanë refuzuar të japin identitetin e tyre për uniformat blu.

Siç raportohet ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë operacionit u shoqëruan disa persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë zjarri.

Mes të shoqëruarve nga policia është edhe biznesmeni B.M, pronari i kompanisë ‘Delta Group’ dhe M.L, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin.

Advertisement