Connect with us

Politike

Deutsche Welle: A ka korruptuar Rama një ish-zyrtar të FBI?

A është përfshirë kryeministri Rama në një aferë korruptive me nëpunësin e lartë të FBI Charles McGonigal? Opozita kërkon ngritjen e Komisiont parlamentar hetues, Rama mohon akuzat. Deputetët e opozitës në Shqipëri kërkuan të enjten ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetojë pretendimet e tyre lidhur me korruptimin nga qeveria e kryeministrit Rama të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, me qëllim që ky i fundit të nxiste hetime nga FBI per financim me para ruse të përpjekjeve lobuese në SHBA të opozitës shqiptare.

Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.

McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska.

Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit.

Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë.

Rama hedh poshtë pretendimet e opozitës

Në një postim në twitter kryeministri Rama hodhi poshtë të enjten (02.02) pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

“Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në Twitter.

Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se “drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.”

Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë.

“Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama në kanalin televiziv ”Top Channel” të enjten në mbrëmje.

Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama “nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.”

McGonigal dhe Shqipëria

Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë.

Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve.

Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington.

Që komisioni hetimor parlamentar të ngrihet dhe të hetojë nëse Rama e korruptoi ose jo McGonigal duhet edhe vota pro e maxhorancës socialiste gjë që vë në pikëpyetje hetimin sipas kerkesave të opozitës ndaj kryeministrit Rama.

Politike

Rama zbulon synimin e tij si Kryeministër: Kjo është pjesa që do t’i vendosë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij në krye të qeverisë shqiptare, i cili nuk e ka fshehur që kërkon një mandat të 4-t qeverisës vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan nga Athina, Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për largimin e të rinjve nga vendi.

Kjo krizë e largimit të të rinjve, Kryeministri premtoi se do të ndryshojë dhe është pjesë e projektit Shqipëria 2023. E sipas Ramës, frenimi i largimit të të rinjve do të jetë pjesa kur do të mbyllë misionin e tij.

Këtu fillon gjëja. Sigurisht që Shqipëria nuk e ka sot forcën e brendshme që thotë pse të iki jam mirë këtu. Po ndryshon dhe kjo gjë. Kjo është pjesa më e vështirë dhe është pjesa që do t’i vendosë kapak të gjithë misionit tim dhe Shqipëria e 2030-s do të jetë një vend ku kjo tendencë do të jetë e ekuilibruar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Continue Reading

Politike

Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune

Pas takimit me shqiptarët që jetojnë në Greqi, kryeministri i vendit Ed Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar nevojën për krahë pune, teksa ka thënë se të gjithë ato shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë kursime, mund të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në atdhe. Më tej, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria po bën negociatë me Filipinet për të marrë krahë pune.

Edi Rama: Unë mendoj shumë thjeshtë dhe sot nuk ju thashë hajde kthehuni, por atë që besoj që sot kush është në Greqi, ka bërë punë, ka fituar eksperiencë, ka në Shqipëri një pronë në fshat, një shtëpi të vjetër një mundësi që të investojë, as nuk diskutohet. E ka të sigurtë se në fund të vitit do të fitojë këtu shumë më shumë se fitojnë me pagën që marrin.

800 Euro merr një kamarier në Radhimë e fle tek prindërit e nuk ka nevojë të paguajë. Ka plot shqiptarë që janë kthyer dhe janë prova që kjo funksionon dhe jemi në një cikël që do të fillojë duke u zbutur, e tregon koha. Në gjithë atë furi zhurme e rrëmuje, shumë gjëra nuk besohen. Ku ka rrogë 200 mijë Lekë në Shqipëri? Shqipëria ka një klimë skandaloze mediatike që ta hapësh, gjatë gjithë kohë zi, zi, zi…

Sot që flasim, ne po bëjmë një negociatë me Filipinet. Tani të të jap një shembull: Filipinet kanë shumë popull dhe shumë krahë pune dhe e përdorin këtë. Po të shikosh radhën e vendeve që nga Austria e vende të tjera plot, 38 vende janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet që të marrin krahë pune. Kjo është një situatë e përgjithshme. Ne deri pak vjetësh ishim një vend që ishte çfarë të ju them… 

Continue Reading

Politike

Shabani: Nuk do bashkohemi me Bashën, por koalicion me Qorin dhe Lapajn

Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi janë të mendimit se vota për diasporën duhet të realizohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tha se në takimin e Edi Ramës duhet të flitej për votën e diasporës. Sipas Shabanit, po votojnë të burgosurit dhe nuk po voton diasporës.

‘Duhej të flitej për votën e diasporës. Plus kishte marrë patronazhistë për ti dërguar në Athinë. Nëse votojnë shqiptarët e diasporës partitë e mëdha mund të bëhet të vogla. Pse nuk e duan, pse të marrësh njerëz me autobusë nga Tirana ndërkohë që mund të marrësh njerëz rrethe e qark Greqisë. Në një far mënyrë duhet të bësh politikë. Ka mungesë vullneti për votën e diasporës. Ai që hy në burg nuk voton më. Në Shqipëri ne ja çojmë kutinë e votimit ku ta keqe qendrën. po ishte shqiptar që shkon nga Shqipëri anë Greqi apo kudo tjetër ta heqin të drejtën e votës. Ky proces duhet të ecë para ky lloj diskriminimi duhet të marrë fund. Dyshime do të ketë sido që të jetë votimi. Duhet plotësuar kuadri ligjor. Ka 34 vjet, kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda.’- tha Shabani.

Ndërsa Korreshi se sa më shumë që zvarritet puna, aq më e pamundur do të jetë që të bëhet vota e emigrantëve.

‘Për PS jam i qartë, por jam shumë skeptik për mënyrën si është propozuar. Sa më shumë kalojnw ditët aq më e pamundur bëhet vota e emigrantëve. Sa më shumë kalojnë ditët dhe logjistiken se krijon dot. Propozimet që ka dhënë PS janë qesharake fare. Komplet reforma Zgjedhore, për mua është komplet një proces që ka dështuar.’- tha Korreshi.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse do të bënte koalicion me Lulzim Bashën, Shabani tha se nuk ka pasur asnjë ofertë dhe as nuk është diskutuar. Por shtoi Shabani beson se do të bashkëpunojë me lëvizjen e drejtuar nga Adriatik Lapaj si dhe me lëvizjen e drejtuar nga Arlind Qori.

‘S’ka pas ofertë as nuk është diskutuar. Besoj se në duhet të bashkëpunojmë Lëvizjen Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, që janë lëvizje të reja. Por përpiqemi të bëjmë një front të përbashkët të të rinjve përballë të vjetërve. Kemi bashkëpunuar me Lëvizjen Shqipëria Bëhet, në këtë pikë jemi duke bashkëpunuar që të formojmë një alternativë politike për të rinjtë përballë të vjetërve.’- tha Shabani.

Nga ana tjetër deputeti Saimir Korreshi, tha se do të surgjeronte të bënte koalicion edhe me socialistët e pakënaqur.

‘Jemi të hapur të bashkëpunojmë. Unë do të sugjeroja, duhet të bëjmë koalicion edhe me socialistët e pakënaqur. Për mua rikthimi i koalicioneve është jetik për opozitën dhe të gjitha partitë që janë në opozitë. Mospasja e një koalicioni humb të gjitha votat.’- tha Korreshi.

Continue Reading

Politike

“Rama na vuri në lojë”, trekëndëshi Tiranë-Shkup-Ankara zë vendin kryesor në faqet e para të medias greke

Trekëndëshi Tiranë -Shkup-Ankara ka zënë vendin kryesor në faqet e para të gazetave të shtypit grek.

E përditshmja Ta Nea, përveç takimit të sotëm të kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk Erdogan, shkruan në faqen e parë për sfidat e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut Silianofska dhe të kryeministrit Rama duke renditur si sfidën e parë.

Pse u zgjodh 12 maji si datë e vizitës që përkon me një vit nga burgimi i Fredi Belerit , si i karakterizoi Edi Rama ata që nuk janë dakord me të në Greqi, si ironizoi në mënyrë indirekte kryeministrin grek dhe çfarë tha për pronat e grekëve në Shqipëri.

Nga ana e saj gazeta e djathtë Apogjevmatini ka si titull artikulli “Rama dhe Boubulina”.

Gazeta Demokracia shkruan se Rama fyeu grekët duke thënë se Greqia u takon si grekëve, ashtu edhe shqiptarëve.

Eleftheros Tipos ka titull në faqen e pare “Festa Rama”.

Kurse gazeta e së djathtës tradicionale Estia shkruan në faqen e parë: “Jemi dorëzuar tashmë. Nga njëra anë emri i Maqedonisë, nga ana tjetër takimi i sotëm Erdogan- Mitsotakis me çështjet që do hedhë në tryezë presidenti turk pa pëlqimin dypalësh, dhe së fundmi çështja çame dhe Bubulina që hodhi Edi Rama në Athinë”.

Gazeta opozitare Kontra shkruan “Katastrofë të qeverisë në politikën e Jashtme”.

Ndërsa portali Ethnos shkruan orët e fundit për dy postime që ka  bërë  kryeministri i Shqipërisë, pas fjalimit, fotografinë me  Era Rousin dhe Noiseyn, me mesazhin se Shqipëria do “një realitet të ri”, si dhe dhjetëra fotot që ka hedhur në rrjetet sociale , sipas tij, në një ditë të paharrueshme shqiptare”.

Ndërsa reagime zyrtare nga partitë politike nuk ka , dy prej zyrtarëve më të lartë të konservatorëve, Ministri i Shtetit dhe ai i Shëndetësisë kanë deklaruar se vizita e z. Rama ishte thjesht një përgjigje ndaj përfshirjes së Fredi Belerit në listën e eurdoputetëve të Demokracisë së Re.

Nga ana e opozitës, një prej deputetëve të partisë Syriza ka theksuar se orët e fundit politika e jashtme e qeverisë Mitsotakis i ngjan një anije të mbytur me vizitë e Ramës, Maqedoninë e Veriut me çështjen e emrit dhe Erdoganin që ka ngritur përsëri sovranitetin e  ishujve të Egjeut në axhendën e takimit. Nga politika e jashtme krenare e 2019-ës , u shndërruam në klientë armësh dhe mbledhës borxhesh  në Ballkan- ka thënë ai.

Kurse liderit i partisë së ekstremit të djathtë Zgjidhja Greke, Kyriakos Velopoulos shigjeton Demokracinë e Re e cila sipas tij , sheh çdo gjë normale pas fjalimit Rama që u tha shqiptarëve se janë pronarë të barabartë të Greqisë si grekët dhe se Bubulina ishte shqiptare.

Continue Reading

Politike

Takimi i Ramës në Athinë, Meta: Tallava, nuk çuditi askënd! Edhe kreu i PL tur me diasporën: Çunat e Londrës mezi po më presin

Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët e Greqisë.

“Tallavaja më e fundit që u shndërrua në një furtunë memesh anembanë globit që nuk çudit askënd. Është një regjim i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë, të gjithë e dinë që administrate e bashkive dhe shtetërore zhvilluan një ekskursion në Athinë dhe është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive duke shkuar me të gjithë administratën.

Ishte e pamundur që koha të kalonte pa këngëtarët, ky ishte i vetmi element pozitiv për ata pak shqiptarë që shkuan në atë tallava”, tha Meta.

Turi i nisur nga Rama fillimisht në Athinë e më pas në një sërë vendesh të tjera me emigrantët shqiptarë, duket se është një strategji që do ta ndjekë edhe Ilir Meta. Ky i fundit tha se Partia e Lirisë është pro votës së diasporës dhe njoftoi edhe një tur takimesh me emigrantët, duke thënë se çunat e Londrës mezi po presin.

“Pa asnjë diskutim, mezi po presin çunat në Angli, Uells, lërë në Glasgou. Javë shumë e rëndësishme për ne.

Ka një shpërthim të diasporës dhe ne kemi një organizim të ri, do ketë shpërthime ne Athinë, Selanik, gjithandej. Ata e dinë shumë mirë kush i ka përzënë dhe kush do i kthejë në vendin e tyre”, tha Meta për gazetarët.

Sa i takon protestës para Bashkisë, Meta tha se nuk do të ndalen, ndërsa protesta e radhës është njoftuar për nesër. “Protestat nuk ndalen, PL është atje, Blushi është një flamur më vetë në këtë protestë të jashtëzakonshme”, vijoi Meta.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING