Kosova
Dialogu i dështuar/ Kosova-Serbia, në anët e kundërta të tryezës duke i bërtitur njëri-tjetrit
Ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtines duhet të rishqyrtohet, pasi progresi deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë, duke deklaruar se procesi synon rezultate të arritshme – rrugën e duhur.
Në një intervistë Hill vlerësoi se qasjet e ndryshme kanë çuar në njëfarë konfuzioni, duke shtuar se do të donte të shihte një proces që vërtet shkon drejt normalizimit, në mënyrë që njerëzit që jetojnë, qoftë në Mitrovicë apo diku tjetër, të mund të zgjohen në mëngjes dhe të dinë se si do të jetë jeta e tyre.
Kur u pyet nëse Këshilli i Paqes i iniciuar nga Donald Trump mund të ofrojë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, ai u shpreh se nuk e di, duke vënë në dukje se është një problem kompleks, se i njeh si serbët ashtu edhe popullin e Kosovës dhe se dialogu është i nevojshëm.
“Ata duhet të njihen me njëri-tjetrin, në vend që të qëndrojnë në anët e kundërta të tryezës duke i bërtitur njëri-tjetrit. Mendoj se procesi keshtu sic eshte nuk ecen perpara” – deklaroi ish mabasadori amerikan