Pinknews
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati: Nuk e shoh si pengesë, dashuria…
Selin Bollati, ka folur për herë të parë pas përfundimit të spektaklit dhe shpalljes së saj si fituese. Në një intervistë ekskluzive, ajo rrëfeu emocionet pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke theksuar se fitorja i ka sjellë një ndryshim të madh në jetën personale dhe profesionale. Selin foli gjithashtu për presionin e publikut dhe për mënyrën se si e ka përjetuar famën e menjëhershme.
Gjatë rrëfimit, ajo u ndal edhe te rrugëtimi i saj brenda spektaklit, duke kujtuar momentet e pasigurisë në fillim, krijimin e aleancave, si dhe sfidat emocionale që e kanë formësuar gjatë garës.
“A do e lije famën për Gimbon apo Gimbon për famën?”, ajo u përgjigj: “Në këtë pikë që jam tani jam e lumtur sepse fama nuk më ka penguar të jem me Gimbon.”
Ndërsa për dashurinë e saj, ajo tha: “Dashuria ime për Gimbon është, nuk është nga 1 te 10, ose është ose nuk është, kështu që është.”