Connect with us

Kronike

‘Do ti jap lekët…’/ Vodhi një makinë, dënohet me burg shqiptari në Francë

34-vjeçari Arjan Hyseni është dënuar me 4.5 vite burg nga Gjykata e Sarandës për “trafikim i mjeteve motorike” dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, me 3 vite burg. Ai akuzohej për një makinë të vjedhur në Francë, ndërsa provat që ka dhënë në gjykatë faktonin se lidhej me një borxh të pashlyer nga ish-pronari i tij.

Arjan Hyseni, muaj më parë u kap në Qafë-Botë me një automjet të vjedhur në Francë. Në dosjen hetimore të Prokurorit Ilir Hoxha shkruhej se automjeti tip “Wolsvagen Scirocco” me numër shasie “WVWZZZ13ZCV013612” rezultonte i regjistruar si i vjedhur më datë 10.09.2022 në Francë.

“Në kuadër të verifikimit të njoftimit ‘alert’ të dhënë nga sistemi TIMS, nga komunikimi i mëtejshëm i realizuar në rrugë të komunikimit me postë elektronike me Interpol Tirana, u arrit të administrohej informacioni që bënte fjalë se automjeti tip “Wolsvagen Scirocco” me numër shasie “WVWZZZ13ZCV013612” rezultonte i regjistruar si i vjedhur më datë 10.09.2022 në Francë dhe aktualisht ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në dosjen hetimore të Prokurorit Ilir Hoxha.

Avokati i tij Brigels Dervishi ka deklaruar se Arjan Hyseni ka bashkëpunuar me organin e akuzës për zbardhjen e kësaj ngjarje. Sipas tij, arsyeja e marrjes së këtij mjeti ka qenë një borxh prej 6-7 mijë frangash që shtetasi Shkëlqim Shameti i kishte pasur për punën që Arjani kishte kryer në kompaninë e tij.

“Sipërmarrësi Shkëlqim Shameti u kishte premtuar punë tek kompania e tij, pasi ky i fundit merrej me restaurime vilash dhe këta shtetas do të paguheshin për punën e tyre. Gjërat nuk shkuan siç duhet, pasi rezultoi se pronari filloi t’i mashtronte me lekët, se ‘do ua jap sot, apo do ia jap nesër’ dhe pikërisht ky është kurthi që ai ra, pasi Shkëlqimi i dha një makinë që më pas rezultoi e vjedhur”, u shpreh Dervishi.

Avokati shtoi se shoku i Hysenit, edhe ky i mashtruar ne Zvicër, nuk mori asnjë qindarkë nga Shameti dhe u braktis rrugëve të Zvicrës pa asnjë të ardhur.

Gjatë seancës, nga pala u paraqit një foto nga “Facebooku” i Shkëlqim Shametit ku duken targat W 135 LK, me të cilën u kap Hyseni, të cilat në foto Shameti i kishte të vendosura në një mjet tjetër.

Gjithashtu, sikundër rezulton në një dokument tjetër, del në pah një tjetër shtetas Gole Biadess, që dhe tek ky person nga një vështrim në Facebook shihet qartë një foto e tij me makinën që u kap në Shqipëri. Këto fakte nuk e bindën gjyqtarin Fatmir Ndreu, i cili vendosi të dënojë Arjan Hysenin.

Kronike

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’/ Lihet në burg Azgan Mërnic

Vrau policin, gjykata lë në burg Azgan Mërnicën

Vijon…

Continue Reading

Kronike

‘Kur ishte shtatzënë, Eduarti i kishte futur kokën në zbardhues’/ Vëllai i Enkelejdës zbulon detaje të frikshme të dhunës

Ngjarja e rëndë ku 40-vjeҫarja shqiptare Enkelejda Danaj,  u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme, tronditi Greqinë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur vëllai i viktimës, ku ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.
Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai.

Gjithashtu, vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai.

40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.

Continue Reading

Kronike

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Greqi në Eritrenë e Re.

shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.

 

Aksidenti ka ndodhur në zonën Avenue Tatoiuo në Nea Erythrea.

 

Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.

Ai u dërgua në spitalin KAT, ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Continue Reading

Kronike

“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” – Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste

Azgan Mërnica tashmë ka pranuar se është ai autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, madje nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.

Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Po ashtu tregon momentin e përplasjes me efektivin e policisë.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo.

Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”, ka treguar ai.
Continue Reading

Kronike

Me urdhër të SPAK, policia kontrolle në disa qytete! Mbi 10 urdhër arreste në Tiranë

Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja për gjatë orëve të pra të mëngjesit të së premtes po zhvillojnë një aksion e në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin.

Gazetari Ervin Leka, raporton se kontrollet janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.

Për këtë operacion pritet të jepen detaje në vijim nga Policia e Shtetit.

Gjatë natës operacioni policor në Fushë-Krujë është bërë në fshatrat Larushk dhe Nikël.

Ende nuk dihet objektiv i këtij aksioni, por sipas burimeve, një ndër banesat e kontrolluar është ajo e Albert Zajes në Larushk i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING