Connect with us

Politike

Dosja “Ahmetaj” në GJKKO, priten urdhër-arreste për persona të tjerë

PS dhe PD bashkuan votat duke i dhënë dritën jeshile SPAK-ut, për të kërkuar në GJKKO prangosjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës së tij. Kartonëve jeshilë iu bashkua e gjithë qeveria. Me 117 vota pro, asnjë kundër e tre abstenim Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës.

Prokuroria e posaçme iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për masën e sigurisë ndaj ish-zv.kryeministrit Ahmetaj rreth orës 18.00 të premten e 14 korrikut, pas votimit të kërkesës për heqjen e imunitetit në Kuvend. Gjyqtari i gatshëm Erion Bani, mori në dorë kërkesën e SPAK-ut për ish-zv.kryeministrin e akuzuar për korrupsion pasiv në 6 raste, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale, zyrtari më i lartë i përballur ndonjëherë në Shqipëri me masën e arrestit. Burime jo zyrtare, thonë se në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë, janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç Ahmetajt.

SPAK i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar urdhër-arreste, për njerëzit e përfshirë në dosjen hetimore ndaj Arben Ahmetajt, dosja që u fillua si hetim për inceneratorët dhe shpërdorimin e detyrës, më pas është kaluar si një dosje ku është hetuar i gjithë historiku dhe aktiviteti politik dhe publik i Arben Ahmetajt.

Sipas pretendimit të bërë nga vetë Ahmetaj dhe avokatët e tij, SPAK ka hetuar çdo pronë, pasuri dhe aktivitet të 25 viteve të fundit. Bëhet me dije se materiali voluminoz për Arben Ahmetaj dhe persona të tjerë, është zbritur në gjykatë për analizim dhe tashmë vlerësimi final i arrestit pritet të firmoset në vijim nga gjyqtari Erion Bani.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë ishte deputeti Saimir Korreshi i cili tha se në dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetajn përfshihen edhe deputetë të opozitës, por zgjodhi të mos flasë me emra konkretë. Ai u shpreh se është shpejt të flasë me detaje, sepse nuk ka lexuar të gjithë materialin. “Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin”, tha ai.

Politike

Meta nga “Rruga e shpresës”: I kam thënë Ramës, Berisha është politikani më serioz

Pasi përfundoi pas mesdite Asamblenë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta I shoqëruar nga një numër mbështetësish dhe veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lironi liderin e opozitës’, mbërriti tek rrugica poshtë banesës së Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.

”I kam thënë Ramës të mos e provokojë opozitën.

I kam thënë Ramës që politikani më serioz në Shqipëri është Sali Berisha”, tha Meta.

E përshendet Berishën, duke e quajtur president i përgjithshëm.

Continue Reading

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING