Connect with us

Politike

Dosja e përgjakur të 21 janarit/ Rama: Sot jam më krenar se asnjëherë…

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që tragjedia e 21 janarit 2011, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Duke theksuar se vendimi kthen shpresën tek shqiptarët, Rama thotë se ndihet krenar që Partia Socialiste dha kontribut në shembjen e pallatit të vjetër të drejtësisë përmes reformës në këtë sektor.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë.

Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Pallatit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë.

Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët

Politike

Shpërthimi eksploziv ndaj gjyqtarit të Shkodrës, reagon Bardhi: Aktet për intimidimin me metoda mafioze

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me shpërthimin eksploziv që ndohi në oborrin ebbanesës së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Ai e dënon slmin, teksa ka shkruar se është një akt intimidimi me metoda mafioze.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë

Duke u solidarizuar plotësisht me gjyqtarin Sterkaj dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve në detyrë”, reagoi ai rrjetin social “X”.

Continue Reading

Politike

“Rama u sulmua për…”/ RAI 3 sulmon Melonin: Sonte do publikojmë…

Pas deklaratave të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, se homologu i saj, Edi Rama u sulmua për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Italinë, ka reaguar televizioni RAI3, duke paralajmëruar se do të publikohen fakte dhe dokumente të tjera mbrëmjen e sotme.

“Më ndihmoni t’i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’ Tematikës do t’i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’. Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar avantazhin e tyre në keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore”, thuhet në reagim.

Continue Reading

Politike

Meloni i del në mbrojtje Ramës pas emisionit ‘Report’ të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në krah kryeministrit Edi Rama pas debatit në Itali dhe në Shqipëri nxitur nga emisioni “Report’ i Rai3 për marrëveshjen mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët.

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u lincua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’ u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

Dhe gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha Meloni me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të Rait se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej.
Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha:

Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë” nënvizoi më tej Meloni.

“Në thelb mbetet vetëm të çmontojmë çdo zgjidhje strukturore që ne përpiqemi ta zbatojmë për këtë çështje. E bënë parlamentarët e tyre në Europë me marrëveshjen me Tunizinë dhe Egjiptin, E bënë gazetarët e tyre në Shqipëri kundër qendrave që po hapim. E bëjnë disa gjyqtarë militantë në Itali kundër normave për të riatdhesuar më shpejt atë që nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo Europë” vijoi më tej.

Continue Reading

Politike

Konventa e PL-së/ Xhixho: Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim në këtë parti

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Erisa Xhixho, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen mirënjohjen ndaj delegatëve, e cila një ditë më parë u zgjodh nga Konventa e PL-së, si zv.Presidente e kësaj Partie. forcën reale të Partisë së Lirisë.

Sipas Xhixhos, vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim, prej gati 20 vitesh në këtë parti

”Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz”, shkruan Xhixho.

Postimi i Xhihxos:

Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare.

Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online.

Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata!

Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë.

Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.

Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.

Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri.
Bashkë do ta bëjmë realitet

Continue Reading

Politike

“Veliaj u vetëshpall Kryeprokuror i SPAK”/ Këlliçi: Deklarata që kërkon sqarime nga Dumani

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, përmes një deklarate për mediat, ka komentuar intervistën e djeshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një prej televizioneve të tij, ku përmes propagandës tentoi të mbulojë aferat korruptive në Bashki dhe deklaroi se do të shkojë vetë të jap sqarime në SPAK.

Këlliçi deklaroi nga selia blu se kryelajm i vetëm i daljes televizive të Veliajt kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK.

Ish-deputeti demokrat shtoi më tej se në monologun 30 minutësh, Veliaj bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.

Sipas Këlliçit, Veliaj deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.

Këlliçi u shpreh se ka pritur që kreu i SPAK, Altin Dumani të sqaronte se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët dhe të sqaronte komunikimet private me Veliajn, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit.

Sipas ish-deputetit demokrat, pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI;

Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK.

Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.

Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.

Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.

Pronari faktik i incenratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.

Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur me të, për tu marrë në pyetje.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit.

Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

Partnerët ndërkombëtarë, do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal 5D.

Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderave të kryera nga shtabi i tij elektoral i 14 Majit 2023.

Gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës, ditën e martë, më datë 30 Prill, ora 16:30, përpara monumentit të korrupsionit më të madh në Evropë, për ta çliruar Tiranën një hërë e mirë nga ky model vjedhjeje tashmë të kthyer në sistem.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING