Shkrime
Drejtësia është varrosur/ Mbretëron vetëgjyqësia politike e hajdutëve të pushtetit
Vasili: Rama zhytet në vetëgjyqësi politike për të mbrojtur veten, populli ka të drejtë ta ndëshkojë
Nga Petrit Vasili
Rama zhytet në vetëgjyqësi politike për të mbrojtur veten, populli ka të drejtë ta ndëshkojë në emër të ligjit!
Kryefjala e Ramës sot është vetëgjyqësia politike e maskarenjve në Kuvend në vend të Kushtetutës dhe ligjit.
Përrallat me krenarinë e Ramës për Reformën në Drejtësi kanë marrë fund dhe janë zëvendësuar nga vetëgjyqësia politike skizofrenike korruptive.
Frika e madhe për veten e tij e ka shfrenuar Ramën drejt një talebanizmi politik, që kryefjalën e tij ka vetëgjyqësinë politike.
Atë që ligji nuk ia garanton dot, Rama e realizon me vetëgjyqësinë politike përmes 83 deputetëve palaço që ngrenë dorën për çdo ndyrësi që Rama bie në parlament për të votuar.
Ja shikoni vetë ndryshimin e Kodit Penal të bërë gati nga Rama dhe Rilindja:
‘Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, përfshi Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.’
PËRFUNDIM:
Sot vetëlavdërimet e Ramës se ishte gjoja ai dhe Rilindja që bënë Reformën në Drejtësi, megjithë SPAK-un, përfunduan në kosh të plehrave.
Maskat e hipokrizisë sorrosiane kanë rënë përtokë dhe fytyra e vërtetë e Ramës ka dalë sheshit si kryembrojtës i korrupsionit dhe aferave kriminale të qeverisë përmes vetëgjyqësisë politike.
Sot antiligji ka përfaqësuesin e vet në krye të qeverisë.
Shteti ligjor dhe barazia përpara ligjit janë shqyer dhe bërë copa sepse Rama qeveris dhe mbrohet nga ndëshkimi ligjor përmes vetëgjyqësisë politike.
Historia e drejtësisë së pavarur nga politika është varrosur krye e krejt dhe mbretëron vetëgjyqësia politike e hajdutëve të pushtetit.
Sot mbretëron vetëgjyqësia politike që është gati të ndryshojë edhe Kushtetutën dhe ligjet për të mbrojtur kryeministrin dhe ministrat hajdutë, që ata të vazhdojnë të vjedhin lirshëm pa u ndëshkuar.
Sot vetëgjyqësia politike e Ramës me 83 hajvanët e tij në parlament mbron të pambrojtshmen edhe kur faktet, provat dhe dokumentet akuzuese janë me mijëra.
Çfarë duhet të bëjë populli?
Kur kryeministri bën vetëgjyqësi dhe i vë telin me gjemba përpara drejtësisë që ta pengojë atë të ndëshkojë hajdutët e qeverisë, atëherë i takon popullit të zbatojë ligjin ndaj kryeministrit antiligj.
Çdo veprim dhe reagim popullor është totalisht legjitim në çdo formë e mënyrë që ai të shfaqet.
Të vetmet institucione të paligjshme janë kryeministri dhe qeveria që bëjnë korrupsion miliarder dhe përdorin pushtetin politik për t’u mbrojtur; ndaj ato meritojnë çdo ndëshkim që populli vendos ndaj uzurpatorëve të ligjit.