Connect with us

Kronike

Durrës/ Policia arreston 26 vjeçarin (Emri dhe akuzat)

Ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit F. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë.

Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.

L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronike

Plani për vrasjen e Dulit, Cafit dhe Tafilit/ Genci Tafilaj zbulon emrin e spiunit

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë së varrimit të Indrit Rrajës në Fushë-Krujë, përputhet dhe në deklarimin që ka dhënë në SPAK, njëri nga shënjestrat e këtij atentati, Genci Tafilaj.

Tashmë dosja hetimore e konsideruar si “Metamorfoza”, ku individë të botës së krimit, biznesmenë, efektivë policie dhe Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, janë marë të pandehur dhe dërguar në gjykatë për akuza të ndryshme.

Për të provuar një seri vrasjesh dhe sigurim të kushteve për të kryer ekzekutime, SPAK nuk i janë mjaftuar vetëm komunikimet në aplikacionin “Sky eç”, por hetimet janë shtrirë dhe tek dëshmitarë të ndryshëm.

Genci Tafilaj, njëri nga shënjestrat e grupit të drejtuar nga Behar Bajri, është marë gjatë në pyetje, duke pohuar në SPAK se ka qënë prezent në varrimin e Indrit Rrajës, së bashku me Dorian Dulin, Blerti Cafin dhe Gëzim Cafin.

Behar Bajri, kishte kontraktuar Aleks Ndrekën dhe Prek Kodrën për të mbledhur informacion lidhur me vendodhjen e Dorian Dulit apo Genc Tafilaj. Çdo të dhënë të mbledhur, Ndreka dhe Kodra ja çonin përmes “Sky” Behar Bajrit, ndërsa ky i fundit mobilizonte celulën e vrasësve, të cilën e mbante në gadishmëri së bashku me armët dhe makinën.

Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, në 9 Prill 2024 SPAK ka pyetur Genc Tafilaj, një të dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Shkodër, Arben Zylyftaraj.

“Ora News” zbardh ekskluzivisht dëshminë e Tafilajt, i cili ka treguar se:”…në varrimin e Indrit Rrajës, ka qenë edhe Aleks Ndreka i cili është afruar dhe më ka takuar së bashku me Dorian Dulin…”.

Genci Tafilaj shpjegon se ai ka vajtur në takim me autoveturë tjetër dhe se është larguar nga varrimi me autoveturë tjetër.

Ndër tjera ai deklaron se:”…dua të them unë kam marrë pjesë në varrimin e shtetasit të ndjerë Indrit Rraja në këtë datë dhe se tek kjo ceremoni mortore kam shkuar bashkë me shtetasit Dorian Duli, Bardhok Plani, Blert Cafi, Gezim Cafi dhe disa nipa dhe kushëri të tjerë që ishin bashkë me ne.

Unë për të shkuar tek kjo ceremoni mortore jam nisur nga Tiranë bashkë me bashkëshorten time aktuale me makinën time ngjyrë të bardhe i modelit CLE.

Ndërsa Dorian Duli, Blert Cafi, Gëzim Cafi dhe personat e tjerë lidhje tonat kanë udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Fushë-Krujës, por nuk e mbaj me çfarë automjetesh kanë qenë ato.

Kur jam afruar në zonën ku do bëhej varrimi, Doriani ka kërkuar që të lej makinën time pak larg dhe më ka dërguar një shok tonin që të vinte të më merrte dhe këtë veprim e kam kryer me qëllim që të mos ekspozoja makinën time.

Gjatë ceremonisë mortore unë kam qëndruar afër me Dorian Dulin, Blerti Cafin, Gezim Cafin, Bardhok Planin dhe lidhjet tona.

Ndërkohë që kam vënë re që në këtë ceremoni mortore kishin marrë pjesë shumë persona që njihnim por ndër ta mbaj mend që ishte edhe Aleks

Ndreka, i cili u afrua dhe na dha dorën mua dhe personave që ishin me mua…. Pasi ka mbaruar varrimi ne kemi marrë pjesë edhe në drekë por nuk mbaj mend nëse Aleks Ndreka ka qënë në drekë.

Mbas drekë unë i kam thënë gruas që të ikte për Tiranë, ndërsa unë kam hipur tek makina e Bardhokut ose Blertit dhe kemi ikur në Shkodër.
Në drejtim të Shkodrës, kemi udhëtuar rreth 10 makina të gjithë bashkë dhe nuk jam i sigurtë por mbaj mend që kemi shkuar tek lokali i Blert Cafit, qëndruar pak aty dhe kemi shkuar në shtëpi….”.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News” Behar Brajoviq alias Bajri, për planin e sulmit me armë ka njoftuar Pëllumb Gjokën në lidhje me vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, në ceremoninë e varrimit të Indrit Rraja.

Më datë 22 gusht 2020 Aleks Ndreka merr pjesë në varrim dhe i dërgon informacion Prekë Kodra në lidhje me faktin që Dorian Duli ndodhej në ceremoninë e varrimit bashkë me Ibrahim Lici dhe Genc Tafilaj.

Aleks Ndreka gjithashtu ka dhënë informacion për veshjet që kishte Dorian Duli por nuk ka arritur të fiksojë automjetin që Doriani kishte në përdorim.

Behar Bajri, u përgatit për ta kryer vrasjen në momentin kur Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, të ishin duke u larguar nga ceremonia e varrimit por për shkak se nuk ishte i sigurt për automjetin me të cilin po udhëtonin Doriani dhe Ibrahimi, nuk e realizoi vrasjen.

Ai u shpreh që ishin të gjithë gati për të realizuar vrasjen por nuk ishte i sigurtë për automjetin dhe për këtë arsye e anulloi vrasjen me qëllim që të mos vriste njerëz të tjerë.

Në dosjen hetimore thuhet se:”…në vazhdimësi të komunikimeve të datës 22 gusht 2020, Aleks Ndreka dhe Prekë Kodra, shprehen që ata (Objektivat) do marrin pjesë edhe në të 7-at e ceremonisë së varrimit dhe aty mund të jetë një tjetër rast i mirë për realizmin e vrasjes…”.

Aleks Ndreka ose siç thiret ndryshe si “Leksi i druve” i tregon Prekë Kodra që Dorian Duli, i ka kërkuar që ti gjejë një motorr për një skaf dhe se Aleksi do t’ja siguroj dhe do t’ja montoj.

Prekë Kodra i sugjeron që ti vendosim një GPS tek motorri por Aleks Ndreka i shprehet që është më e thjeshtë që ti afrohen po të jenë të veshur me rroba policia kufitare dhe të relizojnë vrasjen.

Sipas SPAK ky moment provohet edhe me deklarimin e Genci Tafilaj të dhënë në 9 Prill, ku i pyetur nëse njihet me shtetasin Aleks Ndreka ndër tjera ai ka deklaruar se:
“…dua të them që unë në periudhën kur isha në kontakt me Aleks Ndrekën kam pasur dijeni që ai merrej me tregëti të motorrave të skafeve, gjeneratorëve etj.

Për katë arsyeje unë i kam kërkuar që të më siguronte një motorr për një skaf me qëllim që të bëja xhiro në liqenin e shkodrës. Aleksi është treguar i gatshëm që të ma gjente madje mbaj mend që më ka thënë hajde se e ke gati.

Por në këtë periudhë unë kam qenë jashtë shtetit dhe Aleksi ka mbajtur komunikim me shokun tim, Dorian Dulin…”.

Po ashtu në dosje thuhet se në datën 14 shkurt 2021 zhvillohet në “Sky” një komunikim midis Bardhyl Mavraj dhe Nuredin Dumanit, ku evidentohet se Bardhyl Mavraj i ka kërkuar Nuredin Dumanit vrasjen e një personi që i referohet me emrin “Dori”, në këmbim të pagesës.

Nuredin Dumani, në lidhje me këtë kërkesë, komunikon me nje person tjetër, i paidentifikuar nga hetimi, për të caktuar çmimin duke i thëne personit se pagesa do jetë vetëm për një person por do të vriten dy persona, njëri prej të cilëve i thirrur “Tafili”.

Në fakt personi që SPAK e çuan të paidentifikuar ai është identifikuar por ndodhet në Itali.

Continue Reading

Kronike

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari

 Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari me inicialet P.V në Korçë. Mësohet se ky 62-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila si pasojë është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Aksident pranë zonës së liqenit, një i plagosur rëndë

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së liqenit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rendë një person, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen plotë të saj dhe në zhbllokimin e trafikut.

Continue Reading

Kronike

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës/ Pas gjyshit, një tjetër i arrestuar

Policia e Durrësit ka bërë me dije se vijon intensivisht puna për gjetjen e 3-vjeçarit, i cili i është marrë nënës së tij me 13 prill.

Me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit, që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, Policia thotë se ka kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has.

Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e komisarit Artan Cuku mbetet në sirtarët e drejtësisë/ Si u organizua eliminimi

Vrasja e tij është një nga historitë më të turpshme, se si një oficer policie, jo vetëm lihet jashtë radhëve të kësaj organizate dhe hidhet në rrugë, sa herë që në Shqipëri pushtetet ndërrojnë kostumet, në të majtë dhe të djathtë, por edhe se si një zyrtar i lartë i kësaj uniforme të nderuar, pavarësisht luftës që ai ka bërë ndaj krimit, lihet pa mbrojtje dhe kthehet në një tabelë qitje për grupet kriminale. Të cilat më pas nuk e kanë të vështirë të ngrenë këmbëzën e armës dhe të qëllojnë ndaj tij. Ky duket se është edhe rasti i komisarit të Policisë, Artan Çuku. Por jo i vetmi ndër efektivët e lartë të policisë të braktisur nga politika, e çdo lloji, që i dha jetën dhe përkushtimin e tij luftës kundër krimit të organizuar, por që si shpërblim me të ardhur të majtët në pushtet në vitin 2013, u përzu jashtë radhëve të policisë.

Dhe për pasojë u kthye në viktimë të krimit. Vrasësi nuk pati drojë ta qëllojë në hyrje të pallatit ku banonte, me siguri i frymëzuar në aktin burracak, edhe nga klima që shpesh pushteti në Shqipëri, ka krijuar me ata që njihen si mbrojtësit e ligjit. Por edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ajo mbrëmje e errët e 8 prillit 2017, ku komisari në lirim i policisë Artan Cuku u qëllua për vdekje, për shkak të detyrës që kishte mbajtur, ajo që duket se rëndon edhe më shumë sot familjen, është drejtësia e munguar. Ende dy nga autorët e këtij krimi, Bledar Jambelli, si porositës i vrasjes dhe Kristaq Leci si ndërmjetës, nuk janë vendosur në bankën e akuzës në Shqipëri.

Edhe pse ndaj Jambellit ka prova të qarta se ai është porositësi i vrasjes së punonjësit të lartë të policisë. Cuku kishte shërbyer edhe si Drejtor i Policisë së Vlorës për afro 2 vite, duke shënuar rezultate të prekshme, në luftën ndaj krimit të organizuar. Për herë të parë, pas shumë kohësh, emisioni ‘Në shënjestër’ do të përpiqet t’i kthehet edhe njëherë, mbrëmjes së 8 prillit 2017 dhe asaj që njihet tashmë si saga për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së zyrtarit të policisë, Artan Cuku. Çfarë deklaroi Mikel Shallari, bashkëpunëtori i drejtësisë, qitësi që mori përsipër dhe kreu ekzekutimin? Dhe pse Bledar Jambelli, pavarësisht se u arrestua në Greqi, nuk u ekstradua kurrë në Shqipëri? Në këtë mënyrë, i ka shpëtuar kësisoj gjykimit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ vrasja e komisarit të Policisë, kishte kohë që ishte organizuar dhe mirëmenduar dhe gjithçka lidhet me arrestimin që Artan Cuku në atë kohë Drejtor i Policisë Vlorë, i kishte bërë Bledar Jambellit në vitin 2012, i cili më pas ishte betuar që do ta vriste.

 

 

“Më datë 8 Prill 2017, rreth orës 20.10, në hyrjen e pallatit ‘Melrose’, që ndodhet në kryqëzimin e rrugës së ‘Kosovarëve’ me rrugën ‘Ndreko Rino’ në Tiranë, u vra me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, oficer në lirim i Policisë së Shtetit. Ku nga akti i ekspertimit mjekoligjor të kufomës u konfirmua se në trupin e viktimës u konstatuan 4 plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri, nga të cilat 2 prej tyre tejshkuese. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të disa subjekteve private, u bë i mundur përcaktimi i itinerarit të largimit të autorit nga vendngjarja deri në afërsi të sheshit ‘Wilson’. Nga ku më pas gjurmët humbisnin dhe ishte i paqartë itinerari i mëtejshëm i lëvizjeve të tij”, thuhet në dosje.

Shpejt ky autor do të identifikohej si Mikel Shallari. Sipas grupit hetues, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, në momentin që u qëllua nuk ishte i armatosur.  Kjo vërtetohej edhe nga fakti që ai kishte ngritur duart për t’u vetëmbrojtur, pavarësisht se plumbi fatal që i mori jetën ishte ai i qëlluar në kokë. Ndërsa autori e priti atë i pozicionuar tek shkallët përballë hyrjes së pallatit ku ai banonte. “Pozicioni i vrimave të predhave të mbetura në pasqyrën e ashensorit si dhe çanta e viktimës e gjetur aty, tregojnë se pas goditjeve të para Artan Cuku ka tentuar të shpëtojë duke hyrë në ashensor. Aty ku ai është ndjekur nga autori dhe është qëlluar. Ndërsa goditjen fatale në kokë, shënjestra e atentatit e ka marrë pasi ka ridalë nga ashensori, duke tentuar të përleshet me autorin”, sqaron ekspertiza. Kjo ekspertizë u vërtetua edhe nga thëniet e vetë autorit të krimit, në këtë rast Mikel Shallarit, i cili u vetëdekonspirua nga kamerat e sigurisë pasi menjëherë pas krimit, hoqi veshjet sportive që mbante gjatë kryerjes së ekzekutimit dhe i hodhi ato në një kosh mbeturinash në anë të rrugës.

“Profili i Mikel Shallarit si vrasës i mundshëm i ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, u konstatua nga pamjet filmike si dhe nga teshat që ai hodhi në një kazan mbeturinash në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë. Ku pas ngjarjes u pa që një person po largohej me duar në xhepa nga vendi i krimit.  Pikërisht nga xhepat e bluzës së sipërme, të gjetur në kazanin e mbeturinave, u arrit të gjendeshin gjurmë biologjike si edhe të ndërtohej profili  gjenetik i ADN-së së një personi mashkull. Ku Interpol Berna (Zvicër) konfirmoi se ky profil gjenetik ADN-je përputhej me atë të një personi të regjistruar në Zvicër, në Kantonin e Zyrihut me të dhënat e mëposhtme: Mikel Shallari, lindur më 6 Nëntor 1993 në Skrapar (Shqipëri). I cili ishte dënuar në Zvicër dhe kishte vuajtur aty dënimin për shitblerje të lëndëve narkotike, nga data 22 Shkurt 2016 deri më 23 Qershor 2016”, thuhet në dosjen hetimore.

 Mikel Shallari u ndalua vetëm dy muaj pas ekzekutimit të komisarit Artan Cuku, më 10 qershor 2017. Ai u akuzua si ekzekutori material i Artan Cukut. Po ku dyshimet e para ishin se Shallari e kishte kryer vrasjen e drejtuesit të policisë, i shtyrë nga një person tjetër, që mendohej të ishte porositësi, pasi ai vetë nuk rezultonte të kishte pasur përplasje me viktimën. Dyshime që u vërtetuan edhe gjatë marrjes në pyetje të Shallarit, i cili pasi tregoi emrin e Bledar Jambellit si porositës i vrasjes dhe të kushëririt të tij si bashkëpunëtor, fillimisht gënjeu për dy armët e zjarrit që kishte përdorur në krim. Ndërkohë që një ditë më pas, tregoi edhe vendin se ku i kishte fshehur në Kuçovë.

 “Fillimisht Mikel Shallari mohoi përfshirjen e tij në vrasjen e Artan Cukut. Por pasi nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtësinë, ai identifikoi në rolin e organizatorit shtetasin Bledar Jambelli (alias Rikardo Muho) dhe si ndihmës të tij Kristaq Leci (alias Gerti Kajo), djali i dajës së tij. Mikel Shallari tha se dy armët e krimit i fshehu fillimisht në një vend pranë Unazës së Re dhe më pas ua dorëzoi të nesërmen organizatorëve të krimit. Por në dëshminë e tij të dytë ai tha se kishte gënjyer dhe se armët i kishte fshehur në rrethinat e Kuçovës. në një vend pranë shtratit të lumit Devoll.  Aty ku edhe u gjetën më pas në praninë e tij. Konkretisht një pistoletë e markës ‘Glock’, dhe një e markës ‘Zastava’, nga ku doli se 6 gëzhoja dhe 3 predha fishekësh, të sekuestruara në vendin e vrasjes së shtetasit Artan Cuku, ishin qitur nga pistoleta e markës ‘Zastava’. Dhe 2 gëzhoja dhe 1 predhë fishekësh, nga pistoleta e markës ‘Glock’”, thuhet në dosje.

Mikel Shallari tha në dëshminë e tij se ai nuk e njihte Bledar Jambellin. Dhe për të kryer vrasjen e Artan Cukut, i ishin premtuar 20 mijë euro. Kjo përmes kushëririt të tij, Kristaq Leci. “Për të vrarë Artan Cukun, mua mu premtua 20 mijë euro. Që do t’i merrja nga një person, që ishte njohje e Kristaq Lecit, djalit të dajës tim. Kristaqi e konsideronte këtë person të rëndësishëm dhe e quante ‘I madhi’ ose ‘Shefi’. Që ishte Bledar Jambelli, i cili do më sistemonte më pas në Gjermani, aty ku ai banonte. Fillimisht edhe pse hezitova, i gjendur në vështirësi financiare, unë pranova ta kryej krimin”, ka deklaruar Shallari. 

Vrasësi i Artan Cukut tregoi më tej për grupin hetues se skema për të vrarë komisarin u thur në mesin e muajit mars të vitit 2017. Vetëm pak javë para se ai të ekzekutohej në të vërtetë. “Unë nuk e njihja viktimën, Artan Cuku. Por fotografinë e tij ma tregoi Bledar Jambelli, që e kishte shkarkuar nga interneti. Plani i vrasjes u thur nga mesi i dhjetëditëshit të tretë të muajit mars. Unë fillova ta ndjek viktimën bashkë me kushëririn tim, Kristaq Lecit, deri te banesa e tij. Ku më duhej shpesh të ndërroja numrat. Rasti erdhi më 8 prill kur Kristaqi më njoftoi me anë të një mesazhi. Gjatë kohës që viktima u fut në një minimarket, unë u pozicionova tek shkallët në pjesën e brendshme të hyrjes, dhe aty e prita deri sa e qëllova”, ka thënë ai.

Lidhja e Mikel Shallarit me Kristaq Lecin dhe Bledar Jambellin, u vërtetua edhe nga transfertat e shumta të parave që ky i fundit i dërgonte nga Gjermania, si pjesë e marrëveshjes prej 20 mijë euro që ata kishin rënë dakord për të kryer ekzekutimin. Ku si ndërmjetës midis Shallarit dhe Jambellit, figuronte gjithmonë Kristaq Leci, djali i dajës së vrasësit. Ndërkohë që fillimisht Mikel Shallari, mori si shpërblim të nesërmen e krimit, nga vetë Bledar Jambelli, 2 mijë euro si paradhënie. Teksa më datë 7 Prill, pra një ditë para se Artan Cuku të vritej në të vërtetë, krimin e kishte marrë përsipër për ta kryer Kristaq Lec, i cili kishte veshur të njëjta rroba që Mikel Shallari, përdori edhe mbrëmjen e vrasjes.

 “Pas krimit unë u largova drejt sheshit ‘Wilson’, ku prenotova një taksi, e cila më çoi drejt ‘Astirit’ në zonën e ‘Unazës së Re’, ku e kisha lënë të takohesha me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Por në takim erdhi vetëm Kristaqi, kurse Bledari nuk u paraqit. Edhe pse e pritëm më shumë se një orë. Gjatë kësaj kohe unë i telefonova shokut tim Xh. G, që të flinim te apartamenti i tij bashkë me disa shokë të tjerë. Edhe pse ai fillimisht refuzoi, ne shkuam të kalonin natën në banesën e tij. Po atë mbrëmje, unë theva edhe kartat SIM që kisha me vete. Të nesërmen Kristaqi më kontaktoi nëpërmjet motrës sime, ku në takim ishte edhe Bledar Jambelli, i cili më dha 2 000 euro, si shpërblim për krimin.  Në atë takim unë mësova që Kristaqi dhe Bledari, po atë pasdite do të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë”, ka thënë Shallari.

 Mesa duket Bledar Jambelli ishte kujdesur në detaje të fshihte çdo gjurmë të ekzistencës së tij në porositjen e vrasjes së Artan Cukut, ashtu siç kishte vepruar me aq kujdes të fshihte edhe hyrje-daljet e tij në pikat kufitare.

“Bledar Jambelli, është kujdesur të mos lërë gjurmë të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, si para krimit ashtu edhe gjatë daljes prej tij pas kryerjes së ekzekutimit. Por është e provuar se alibia e krijuar prej tij është e stisur. Pasi është e vërtetuar se ato ditë ai ka qenë në Tiranë. Kjo pasi rezulton se para dhe pas krimit ai ka ndejtur në shoqërinë e Kristqa Lecit, ndërmjetësit dhe nxitësit në kryerjen e këtij krimi. Fakt që provohet edhe nga deklarimet e disa shtetasve që ishin në gjendje ta njihnin Jambellin nëpërmjet fotografisë, dhe të deklaronin se me të ishin njohur nëpërmjet të pandehurit Mikel Shallari”, thuhet në dosje. Por do të ishin pikërisht Mikel Shallari, që do të rrëfente edhe arsyet e vërteta përse Bledar Jambelli kishte mbledhur një urrejtje kaq të madhe ndaj Artan Cukut, aq sa të paguante dhe të urdhëronte vrasjen e tij me çdo kusht. Arsye të cilat Bledar Jambelli ia kishte thënë në takimet ku kishte qenë i pranishëm edhe Kristaq Leci.

“Sipas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Mikel Shallari, Bledar Jambelli i kishte treguar se ai donte ta vriste Artan Cukun, pasi viktima e kishte ndaluar në vitin 2012, gjatë kohës që ishte Drejtor i Policisë në Vlorë, si të dyshuar për një vrasje. Jambelli e konsideronte këtë ndalim si të padrejtë dhe të shtyrë nga persona të tjerë. Mikel Shallari thotë se gjatë kohës që fliste me ne, Bledar Jambelli shprehej me tone fyese ndaj Artan Cukut dhe thoshte se i kishte ardhur koha për të vdekur”, thuhet më tej.

Këto thënie të Mikel Shallarit dhe kushëririt të tij, mbi motivet e hakmarrjes së Bledar Jambellit, u vërtetuan edhe nga koha dhe arsyet e qëndrimit të këtij të fundit në paraburgim. Si edhe nga fakti që gjatë kësaj kohe Artan Cuku, ushtronte detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë. Ku Jambelli ishte ndaluar më 7 dhjetor 2012, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Krim i kryer më 4 Shtator 2012, por që më 9 qershor 2014, Jambelli la qelinë dhe u deklarua i pafajshëm nga Gjykata. Por edhe pse Bledar Jambelli u kërkua të merrej në pyetje nga grupi hetues, ai nuk u gjet në banesën e tij në Tiranë.

“Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, i datëlindjes 1980, banues në Fier, por me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, me precedentë penalë ende të pakonfirmuar, nuk u gjend në banesën e tij dhe as në vende të tjera. Babai i tij deklaroi se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e djalit”, sqaron dosja.

Edhe pse Bledar Jambelli, u arrestua në vitin 2018 në Greqi, një gjykatë greke refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri. Teksa në qershor të vitit 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, kishte caktuar për të, masën e arrestit me burg, si urdhërues të ekzekutimit të komisarit Artan Cuku. Bledar Jambelli thuhet u paraqit në gjykatën greke si një minoritar, dhe për këtë arsye nuk u ekstradua në Shqipëri. Dhe si të mos mjaftonte kjo, zyrtarë të lartë në Shqipëri, dëshmuan në gjykatën e lartë greke dhe mbrojtën vrasësin e një komisari policie, që në jetën e tij la gjurmë në luftën kundër krimit, dhe po nga krimi iu pre jeta në mes.

Por ku kanë kaluar 7 vite nga ngjarja kriiminale e vrasjes së zyrtarit të Policisë, Artan Cuku, qoftë porositësi i vrasjes, Bledar Jambelli, një prej emrave më problematikë të botës së krimit, ashtu edhe ndërmjetësi në këtë ekzekutim, Kristaq Leci, vazhdojnë të jenë ende në liri. Ndërsa familja e komisarit Artan Cuku, bashkëshortja dhe fëmijët, janë ende në kërkim të drejtësisë. Drejtësi që duhet ta kishte vënë në vend shteti shqiptar, për fat të keq i njëjti i cili vazhdon dhe i hedh në rrugë punonjësit e tij të policisë, sa here nuk u duhen.

Ndërkohë që procesi në ngarkim të Bledar Jambellit ndodhet në Gjykatën e Tiranës, që prej ditës kur u shkri Gjykata e Krimeve të Rënda, ku ka pasur largime të shumta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me dorëheqje nga çështja, apo për shkak të Vettingut. Një tjetër turp për drejtësisë shqiptare, që vazhdon të mbajë në sirtar këtë dosje dhe të mos mundet të japë një vendim fajësie. Ku i vetmi i dënuar deri më tani për këtë krim është ekzekutori Mikel Shallari, i cili u dënua me 10 vite burg.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING