Connect with us

Sport

E ardhmja në dyshim, reagon sulmuesi spanjoll

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres (23 vjeç) ka thyer heshtjen të premten, teksa duke folur për mediat spanjolle ka komentuar diçka më shumë rreth të ardhmes së tij. Prej javësh diskutohet një largim i mundshëm i tij dhe Ferran Torres duket se është i vetëdijshëm se qëndrimi në Barcelonë nuk është i garantuar.Edhe pse shprehu dëshirën për të vazhduar në klubin katalanas, sulmuesi nga Valencia e la të hapur derën për një largim të mundshëm këtë verë.“Sot që flasim jam te Barcelona, por futbolli merr shumë kthesa”, deklaroi ai. Sulmuesi më tej ka shpjeguar se nuk është në dijeni që dikush nga klubi t’i ketë thënë të largohet, duke e kaluar këtë me një batutë. “Telefonin e kam në modalitetin avion (“airplane mode”), më 10 korrik do ta hap”, shtoi ai.

Advertisement

TRENDING