Connect with us

Kronike

E hodhën nga ballkoni i një hoteli, si e reja nga Venezuela ushtronte prostitucion në Durrës

Pesë vajza të huaja janë proceduar në gjendje të lirë për prostitucion në Durrës. 22-vjeçarja nga Venezuela përfundoi mbi tendën e lokalit pas konfliktit me klientin 39-vjeçar nga Shijaku. Policia zbulon bazën e prostitucionit në qendër të Durrësit.

39-vjeçari nga Shijaku dhe 22-vjeçarja nga Venezuela kanë deklaruar se janë njohur në rrjete sociale dhe kanë rënë dakord të kenë një raport intim, pa pranuar se ky raport është ofruar kundrejt pagesës, gjë që do t’i vinte të dy para kryerjes së një vepre penale. Për shkak krejt banal, të dy janë përfshirë në një sherr fizik dhe për t’i shpëtuar dhunës, vajza nga Venezuela është hedhur mbi tendën e lokalit, nga ku ka zbritur vetëm pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe policisë.

Në polici, vajza ka mohuar ushtrimin e prostitucionit, po ashtu dhe 39-vjeçari mohon se ka paguar para për të marrë shërbim prej saj. Ngjarja u rregjistrua ditën e djeshme në qendër të qytetit të Durrësit, në një godinë ku jepen apartamente me qira.

Darjana Linares nga Venezuela së bashku me tri shoqe, kanë marrë një apartament me qira në katin e dytë të godinës. Konflikti sipas policisë, ndodhi për motive të dobëta, ndërsa vijojnë hetimet. Sot policia bëri me dije se ka nisur procedimi penal për 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

 

 

Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kronike

DETAJE/ Dalin pamjet e shqiptares pas masakrës me thikë nga ish-bashkëshorti

Janë zbardhru detaje të reja nga arrestimi i Eduart Danajt, 50-vjeçari i cili masakroi me thikë ish-bashkëshorten, Enkelejda Danaj në mes të rrugës.

Sipas mediave greke, autori i krimit u arrestua jashtë në një pallat në ndërtim, ndërsa ishte duke konsumuar alkool. Ndërkohë një video e publikuar po nga mediat e vendit fqinj tregon momentin pak pas vrasjes, ku 40-vjeçarja shqiptare shihet e shtrirë në tokë, me plagë të rënda në trup.

40-vjeçarja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi.

Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase.

Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj.

Continue Reading

Kronike

“Më shau, nxorëm armët dhe…”/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të efektivit të “Shqiponjave”

Dëshmia e Azgan Mërnicës është zbardhur një ditë pas dorëzimit të tij në polici.

Mikel Marsi ai tha në polici se kanë pasur konflikt momental dhe janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht.

“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy, e qëllova i pari”, mësohet të ketë thënë autori.

Pas dy ditësh në arrati, 23-vjeçari, autori i vrasjes së Novruz Cenalisë u dorëzua në polici një natë më parë, pas negociatave me familjarët.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai fshihej në afërsi të fshatit Dërmenas.

Continue Reading

Kronike

A janë parë persona të tjerë pranë vendit ku Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët e saj

SHKODËR- E diela e 5 majit do të niste e trishtë, e zymtë pas telefonatës që një peshkatar do të bënte në policinë e Shkodrës. Trupi i vajzës 9 vjeç, Ergesës, do të gjendej në këtë zonë të lumit Buna.

Gjetja e trupit të saj dha kambanën e alarmit se nëna e zhdukur disa ditë më parë me tre fëmijët e saj mund të ishte vetëflijuar. Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit, derisa humbën çdo kontakt.

Pasditen e dy majit Alma Arrazi me tre fëmijët e saj dhe kunatën po pinin një kafe në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës.

‘Ajo që dëshmitarët tregojnë kryesisht punonjësit e shërbimit të lokal Panorama në Shkodër është që të dyja gratë janë paraqitur të qeta dhe ishin ulur në një tavolinë pranë vendit ku fëmijët po luanin’- u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Në momentin që kanë dalë, Alma nuk ka dashur të shkojë në shtëpi. Referuar edhe dëshmisë së dhënë nga kunata, ajo kishte thënë se do takonte të vëllanë.

‘Unë do të shkoj nga vëllai të rri disa ditë të qetësohem. Do vij të më marrë me taksi’. Takimi mes kunatave në këtë lokal ishte i përjavshëm sipas dëshmisë së kamarierëve. Sipas tyre, Alma ishte një nënë e qetë dhe e përkushtuar me fëmijët e saj.

‘E veçanta që kishte parë ditën e fundit ishte se krahasuar me ditët e tjera të dyja gratë shkonin në lokal gjithmonë bashkë dhe në shoqërinë e fëmijëve dhe në datë 2 maj ato kanë shkuar veç. E para ka mbërritur në lokal Alma së bashku me fëmijët dhe më pas ka mbërritur kunata e saj. Nuk ka parë asgjë që mund të ishte ndryshe nga herët e tjera përveç kohës së gjatë që kanë qëndruar në lokal që prisnin fëmijët që po lunain. Kamerieri më tregoi gjithashtu se Alma ishte një grua shumë e dedikuar për fëmijët e cila qëndronte kryesisht në tavolinën më të afërt dhe ngjitur me fëmijët’-u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Continue Reading

Kronike

U godit me thikë në bark, shqiptarja gjendet e vr*arë në mes të rrugës në Greqi

GREQIA- Një grua shqiptare, rreth 40-vjeç, është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët.

Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.

Autoritetet kanë nisur kërkimet në të kaluarën, duke u munduar të gjejnë prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë një denoncim për dhunë në familje.
Lajmi i perditesuar

Një 40-vjeçare shqiptare gjetur e vrarë me thikë në Athinë. 40-vjeçarja është gjetur në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj autoritetet kanë gjetur edhe thikën me të cilën është vrarë.

Grupi hetimor deri më tani ka përjashtuar pistën e vrasjes për grabitje, pasi 40-vjeçares shqiptare i është gjetur çanta e paprekur me sendet personale, portofolin dhe celularin.

Mediat greke shkruajnë se autor i vrasjes është bashkëshorti i saj. 40-vjeçarja kishte denoncuar më parë në polici dhunën nga bashkëshorti.

Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit.

Identifikohet 40-vjeçarja shqiptare që u vra me thikë në Greqi, shpallet në kërkim bashkëshorti!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku një 40-vjeçare shqiptare dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.Viktima 20-vjeçare është identifikuar si Enkelejda Danaj. Ajo kishte bërë 3 denoncime për dhunë ndaj bashkëshortit, i cili ishte arrestuar 3 herë, por është liruar nga drejtësia.

Athinë/ Momentet e fundit të 40-vjeçares shqiptare, një klient i lokalit e dëgjoi që thërriste për ndihmë

1715841679_greqi.JPGMomentet e fundit dramatike të shqiptares 40-vjeçare që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Athinë para se të binte e vdekur nga thika e ish-partnerit, i përshkruan për mediat greke një banore e zonës në Menidi.

Siç tregon, pronarja e një biznesi pranë vendit ku ndërroi jetë Enkelejda Danaj, në ato momente ndodhej në dyqanin e saj, kur një klient dëgjoi shqiptaren që thërriste për ndihmë dhe njoftoi policinë.

‘Në mëngjes në orën 5:10 vij për të pirë kafen, hyn një klient dhe më thotë, mbylle derën, mos e hap se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë policinë. U tremba dhe nuk e pyeta, por edhe atëherë më thotë mos e hap derën. Vajza thërriti për ndihmë dhe njoftoi policinë’, dëshmon ajo.

 

Continue Reading

Kronike

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, detaje nga vetëdorëzimi i autorit Azgan Mërnica

Pas 48 orësh në arrati, Azgan Mërnica, vrasësi i efektivit Novruz Cenalia është vetëdorëzuar në polici.

23-vjeçari u vetëdorëzua pas negociatave të policisë dhe babait e dajës së autorit.

Krimi i rëndë dyshohet se ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.

Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me një plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.

Autori ka qenë me të ëmën në makinë në momentin e ngjarjes. Ai u arratis dhe braktisi mjetin tek shtëpia e dajës për t’u arratisur më pas në këmbë për t’u kapur mbrëmjen e të mërkurës.

Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e forcave Shqiponja, Novruz Cenalia mesditën e 13 majit, në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati.

Vetëdorëzimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme (15 maj) në fshatin Dërmenas, pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

Kanë qenë familjarët që e kanë dorëzuar me makinë civile, moment i cili u sigurua nga media.

VIDEO: Momenti kur vrasësi i policit në Fier futet nga familjarët

Pasi kanë negociuar me të e kanë marrë me makinë për ta dorëzuar. Në video 23 vjeçari duket i qetë teksa hyn në makinë madje ka qenë i qeshur dhe aspak i pikëlluar.

Burimet bëjnë me dije se forcat speciale RENEA ka qenë të orientuara për të vepruar në të gjitha drejtimet nëse nuk Azgani nuk do të dorëzohej.

‘Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu. Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.’- njofton policia.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas vëtëdorëzimit të autorit, tha se tashmë drejtësia duhet të bëjë detyrën.

‘Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.’- shkruan Balla.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING