Rajon
E zë varka poshtë për shkak të përmbytjeve, humb jetën shqiptari
Një tjetër viktimë është shënuar në Greqi, diten e sotme.
Mediat vendase shkruajnë se një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte duke tërhequr një varkë, pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.
Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari jetonte me familjen e tij. Varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr e ka zënë poshtë, duke i marrë kështu jetën.
Raportohet se 38-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë public, ishte baba i dy të miturve, përkatësisht 5 dhe 11 vjeç.
Rajon
Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet e djegur një grua
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua është gjetur e djegur pranë vendit të quajtur Chora, Kythira.
Gjatë hetimeve në zonë, autoritetet kanë gjetur pranë trupit, çakmak dhe lëndë djegëse.
Trupi i viktimës është identifikuar nga bashkëshorti, 60-vjeçarja drejtonte një dyqan suvenirësh.
Policia greke, po heton të gjithë skenarët e mundshëm, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë gjithashtu edhe shkaqet e vdekjes së saj.
Rajon
11-vjeçarja në Greqi përcillet në banesën e fundit mes lotësh e hidhërimi, shtëpisë së vrasësit i vihet flaka
Mes lotësh dhe dhimbjeje është përcjellë për në banesën e fundit 11-vjeçarja greke e cila u vra mizorisht nga daja i saj, pasi ajo refuzoi që të kryenin marrëdhënie seksuale.
E ndërsa të miturës i jepej lamtumira, banesa e vrasësit është vënë në flakë.
Tashmë familjarët e bashkëshortes së autorit janë në pozitë të vështirë pasi u kërkohet të kërkojnë falje për veprimet e tmerrshme të 37-vjeçarit.
Rajon
E veshur si nuse, përcillet për në banesën e fundit 11-vjeçarja që u vra nga daja (VIDEO)
E veshur nuse, prindërit i japin lamtumirën vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja i saj.
Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë një turma njerëzish, që gjithashtu i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushes.
Në një atmosferë pikëllimi të thellë u zhvillua varrimi i 11-vjeçares Vasiliki, e cila u vra të dielën në Ilia nga daja i saj 37-vjeçar, kur ajo i rezistoi oreksit të tij të sëmurë.
Në ballë të turmës janë prindërit e vajzës që grisin arkivolin e bardhë të fëmijës së tyre.
Familja, të afërmit dhe miqtë e saj nga Ilia dhe zona të tjera të Peloponezit si dhe një numër i madh njerëzish i dhanë lamtumirën e saj pasditen e së mërkurës në Kishën e Shenjtë të Agios Athanasios Myrtias. Kortezhi u nis nga shtëpia e vajzës.
Autori 37-vjeçar përballet me tre vepra penale dhe dy kundërvajtje. Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Rrethit Ilias kanë të bëjnë me veprat penale të vrasjes nga pakujdesia, tentativës për përdhunim të të miturit, rrëmbimit të të miturit, grabitjes me armë dhe armëmbajtjes, ndërsa e ka dërguar për marrjen në pyetje kryesore te oficeri hetues Ilias.
Pa praninë e avokatit mbrojtës, 37-vjeçari ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të premten e ardhshme para hetuesisë.
Nga obduksioni – nekropsia e kryer mbi vajzën fatkeqe, ka rezultuar se goditjet vrasëse kanë qenë në shpretkë dhe në zemër, ku njëra prej tyre ka goditur një organ jetik. Nga gjetjet e mjekut mjekësor, nuk dolën gjurmë të abuzimit seksual.
Prindërit e vogëlushes kërkuan vendosjen e drejtësisë për kujtimin e Vasiliqit.
“Të gjejë drejtësi vajza ime e vogël. Vajza ime nuk e meritonte këtë torturë. Dua t’u them të gjitha nënave të botës që të kujdesen për vajzat e tyre. Mos u ndodhi kjo që më ndodhi mua”, kishte thënë nëna e Vasilikit para varrimit.
Rajon
Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat
Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, kanë detyruar Greqinë që të mbyllë shkollat para kohe. Me sugjerimin të meteorologëve, të cilët paralajmërojnë për katër ditë temperatura shumë të larta deri në 43 gradë Celsius, shumë bashki në të gjithë Greqinë kanë vijuar me vendimin për të mbajtur të mbyllura kopshtet dhe shkollat fillore.
Vihet re se vala e të nxehtit do të prekë kryesisht rajonet qendrore dhe jugore të Greqisë kontinentale. Mediat vendase shkruajnë se piku i vapës pritet nesër, e mërkurë, 12 qershor dhe ditën e enjte, 13 qershor. Të premten e datës 14 qershor përfundon viti shkollor për kopshtet dhe shkollat fillore, çka do të thotë se vapa ndoshta e sjell fundvitin para kohe.
Rajon
Mashtroi një 55-vjeçare dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik
Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se i riu shqiptar ka mashtruar një grua 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i japë 98.528 euro për një investim të pretenduar.
Siç raportohet e moshuara besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe kaloi 98,528 euro në llogarinë e tij. Gjithashtu policia arrestoi 33-vjeçarin, ku ndaj tij u ngrit një çështje për bashkëpunim në mashtrim kompjuterik.
-
Politike18 hours ago
Vula te Berisha/ Nisin largimet nga grupi i Bashës, deputetja: Jam dhe do të mbetem pjesë…
-
Pinknews17 hours ago
Stresi i hap vetes një beteje të re/ Futet në konflikt me reperin e njohur
-
Politike18 hours ago
Vula te Berisha/ Ja deputetja e parë që largohet nga Basha dhe bashkohet me Grupin Parlamentar të PD
-
OPINION16 hours ago
Nata e “thikave te gjata”/ Vula që shkon te Berisha rikthen në shtëpinë e madhe të penduarit e Bashës
-
Pinknews15 hours ago
Sara postoi foton teksa kafshonte Bardhin, por komenti i Eglës merr gjithë vëmendjen
-
Lifestyle24 hours ago
Nuk e keni ditur më parë! Të laheni rrallë sjell përfitime në shëndetin tuaj, zbulojini cilat janë
-
Aktualitet17 hours ago
U shtir si mbesa e Ramës, kush është Klea, ‘fantazma’ që futi në grackë qindra gjimnazistë
-
Kosova23 hours ago
Befason Xhejmi Shea: Ja fajtorët për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi…