Connect with us

Politike

Edhe një tjetër e shtunë e shkuar bosh, por analistja Jonida Shehu thotë se protesta ja arriti qëllimit

Gazetarja Jonida Shehu vlerësoi protestën e fundit të opozitës si një demonstrim të qartë dhe të fuqishëm të rolit të saj politik.

Sipas Shehut, kjo protestë tregoi se opozita ka kuptuar se zgjidhja nuk mund të vijë nga faktorë të jashtëm si SHBA, BE apo SPAK, por nga vetë veprimet dhe vendosmëria e saj në rrugë dhe në organizimin politik, duke synuar të rrisë presionin mbi qeverinë dhe të forcojë kauzën e saj në mënyrë të vazhdueshme.

Jonida Shehu: Me thënë të drejtën, ndjeva nga shtëpia, jo nga, jo nga rruga, besoj aty situata ka qenë shumë më, shumë më e fortë. Ndjeva që më në fund opozita bëri një ushtrim proteste ashtu siç duhet të ishin edhe të jenë protestat e opozitës. Dhe ajo që kuptova është që opozita më në fund është e qartë, të paktën për linjën politike që do të ndjekë në vazhdim në raport me qeverinë. Është e qartë sepse, në momentin që ti i mbledh të gjitha forcat, del në rrugë dhe le të themi, ke një lloj qartësie edhe në mënyrën se si do ta organizosh protestën, që ajo të bëjë zhurmë, që ajo të jetë e fortë, që ajo të jetë revoltë edhe e dukshme ndërkombëtarisht, unë besoj që ja arriti qëllimit.

Opozita arriti të ishte lajmi i parë në mediat kryesore ndërkombëtare, që protestohet në Shqipëri, opozita dhe populli proteston në Shqipëri kundër një pushteti të korruptuar edhe kundër qeverisë së korruptuar. Dhe me thënë të drejtën, kjo është ajo që opozita duhet të bëjë në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë të pandërprerë, qoftë në parlament, domethënë mbase jo në këtë formë, po absolutisht në rrugë. Dhe lajmi i mirë për mua është që, opozita e ka kuptuar situatën, panoramën të plotë dhe nuk është duke pritur më shpresat nga jashtë, nga Amerika, nga ndërkombëtarët, nga Bashkimi Europian.

Me sa duket, jo edhe nga SPAK-u, që sigurisht nuk dihet, domethënë janë gjëra që opozita nuk i ka në kontroll. Janë faktorë me të cilët opozita patjetër mund të vijë në pushtet, por nuk i ka në kontroll. Nuk ka dot në kontroll as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka në kontroll dot as liderët e Bashkimit Europian, nuk ka dot në kontroll as SPAK-un për kohën edhe shpeshtësinë edhe, nivelin e lartë ku mund të shkojë me hetimet për të rrëzuar qeverinë. Dhe ka kuptuar që detyra e saj është të mos presë, por të dalë dhe të interpretojë rolin e saj në mënyrën më të plotë të mundshme, që është njëra pjesë nëpërmjet protestave, dhe që le të themi ishte një ushtrim i plotë ashtu siç duhet të jetë.

Nga ky moment e tutje për mua ka disa pyetje se si do të jetë aksioni i opozitës dhe, le të themi që pjesa e parë e interpretimit të plotë të rolit dhe kuptimit të plotë të situatës dhe mospritjes më që zgjidhja do të vijë nga elementë apo nga faktorë të cilat opozita nuk i kontrollon dot, është e kryer. Është dhjetë, po themi. Kjo gjë më në fund u kuptua nga opozita dhe opozita ka filluar të lëvizë, të lëvizë mekanizmin edhe të, të lëvizë, po themi, gjithë lojën që në fakt duhet ta lëvizi ajo. Ajo që mbetet për t’u parë në vazhdimësi është deri ku do ta çojë, si do të jetë forma dhe a do ta lëri vetëm me protesta që në thelb është e domosdoshme.

Opozita është e mobilizuar më në fund dhe të gjithë e kanë kuptuar që duhet të lëvizin që të vijnë në pushtet apo duhet të lëvizin që të rrëzojnë qeverinë, sepse të gjithë faktorët e tjerë nuk mund t’i kenë në kontroll, përveç vetes së tyre, njerëzve të tyre, edhe kauzës së tyre.

Advertisement