Connect with us

Aktualitet

Edicioni XX i Gjuhes Italiane në Botë,Ambasadori Fabrizio Bucci,takim me Min Evis Kushi.

Published

on

 

Java e përvitshme dhe e shumëpritur e Gjuhës Italiane, një takim i konceptuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, që këtë vit kremton edicionin e saj të njëzetë. Këtë vit, për shkak të nevojave të lidhura me menaxhimin e emergjencës së shkaktuar nga COVID-19, nuk do të jetë e mundur të përdoret korniza e zakonshme e Javës së gjuhës me takimet e shumta që Ambasada Italiane në Tiranë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë organizojnë çdo vit për dashamirësit e gjuhës italiane.

Ndaj, Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Instituti i kulturës kanë promovuar kremtimet e Javës së gjuhës, që edhe këtë vit do të zhvillohen nën Patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës Italiane, të shtrira në kohë dhe hapësirë: tema e edicionit të XX-të“Gjuha italiane midis fjalës dhe imazhit: mbishkrime, ilustrime, stilizime”, do të zhvillohet në harkun kohor të një muaji duke nisur nga dita e hënë me iniciativa që synojnë kryesisht përfshirjen e studentëve shqiptarë të gjuhës italiane në të gjithë territorin shqiptar.

Ndër të tjera, do të prezantohen nisma “Një Shijim i Librave”, një rrugëtim risi i kritikës letrare digjitale për më të rinjtë dhe, për shkollat e mesme dygjuhëshe, edicioni i tretë i konkursit letrar evropian “Booktrailer” me prodhimin e video tregimeve nga ana e studentëve. Do të jetë e mundur të shkarkohet falas në format digjital vëllimi që Akademia e Crusca-s i ka kushtuar Javës së Gjuhës Italiane 2020, i realizuar në bashkëpunim me shtëpinë botuese goWare nën kujdesin e Claudio Ciociola dhe Paolo d’Achille.

Vetëm studentëve shqiptarë pjesë e Memorandumit Illiria do t’u kushtohet “Prej-shenjash dhe fjalësh“: një program me pesë takime virtuale me ilustruesit më të njohur italianë, për të zbuluar interpretimin e tyre grafik të fjalëve veçanërisht evokuese të gjuhës sonë, i realizuar falë bashkëpunimit të Qendrës për librin dhe leximin të MiBACT me Universitetin e Padova-s.

Këtë vit, gjithashtu, për edicionin e dytë të çmimit “Ambasador i gjuhës italiane”, do të shpallen dy fitues: një artist i ri fitues i konkursit për artistë emergjentë, i shpallur nga Ambasada (fituesi do të shpallet të enjten e ardhshme më datë 22 tetor) dhe një artist i afirmuar italo-shqiptar i cili punon në Itali dhe i vlerësuar në rang ndërkombëtar për skulpturat e tij prej çeliku të paoksidueshëm, të cilat kanë një ndikim të madh pamor dhe emocional, simbol i modelit të suksesshëm të integrimit të komunitetit shqiptar në Itali në fushën artistike. Mesazhi që Helidon Xhixha përcolli në ekspozitën e tij të fundit “Drita, rilindja e Venezia-s”, aktualisht e hapur në Venezia, përfshin kompleksitetin e shoqërisë moderne në një kohë shumë të paqëndrueshme dhe me një vështrim mbi çështjet e ndotjes dhe ato mjedisore.

Gjatë javëve në vijim do të thellohemi mbi letërsinë bashkëkohore italiane me intervista të shkurtra të shkrimtarëve kryesorë shqiptarë të emigruar në Itali të cilët kanë zgjedhur italishten si mjetin kryesor shprehës të tyre.

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë si edhe me shtëpitë botuese italiane Coconino, Lizard e Comics & Science (CNR), do të paraqesë mbi 20 punime të dizenjatorëve më të mëdhenj në stenda të vendosura në sheshin Skënderbej. Disa nga këto punime do të ekspozohen edhe në Vlorë e Shkodër.

51 albumet me Karikatura në Muzetë, botuar nën kujdesin e Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit (MiBACT) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI), të cilët kanë si qëllim kthimin në mjedise argëtuese të Muzeve më të mëdhenj Italianë, do të paraqiten në formën e takimeve specifike përgjatë të gjithë muajit të Javës së Gjuhës Italiane.

Gjatë kësaj jave, gjithashtu, rrjetet sociale të Ambasadës do të thellojnë njohuritë rreth karikaturistëve më të njohur italianë, nga Milo Manara tek Guido Crepax, ndërsa në faqen Facebook të Institutit disa poste do të paraqesin shkurtimisht historinë e gjatë të karikaturës italiane dhe, gjithmonë në Facebook, do të shpërndahen video-dokumentarë mbi profesionin e karikaturistit dhe mbi zanatet e librave me stilizime me protagonistët më të shquar e më interesantë të panoramës aktuale italiane. Nuk do të mungojnë, gjithashtu, intervista radiofonike me protagonistët e nismave tona të cilët do t’i tregojnë publikut shqiptar italisht-folës rolin e mediumit “karikaturë” për të shfaqur Italinë bashkëkohore.

Muaji kushtuar gjuhës italiane do të përmbyllet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë me një seri takimesh që do të zhvillohen nga data 16 deri më 20 nëntor, me temën “Gjuha italiane, gjuha e punës“, me sipërmarrësit kryesorë italianë apo italo-shqiptarë që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Zyra e Shtypit e Ambasadës së Italisë në Tiranë .

Aktualitet

Kembimi valutor 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i Motit 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Vrasjet në vend, Hoxha: Shteti një agjenci funerale

Published

on

By

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjeve që tronditën vendi tonë në 24 orët e  fundit, me bilanc katër të vdekur.

Hoxha, referuar atentatit të Vlorës, thotë se bilanci i krimeve të rënda mafioze është më shumë se tragjik. Sipas tij, në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.

Ai shton se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti thekson Hoxha “nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve”.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..:

Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë

Published

on

By

Halim Xhezo dhe Shpati Lena janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.

Vëllai i viktimës shtetasi Eduart Xhezo dy vjet me pare ka vrare shtetasin Arben Beqiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Dyshohet se brenda mjetit ndodhen tre persona që kanë humbur jetë.

Më herët është raportuar për dy të vrarë dhe një të plagosur, ndërsa sikundër edhe policia e konfirmoi, viktimat ndodhen ende në mjet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.

Aatentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndpajekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit.

Policia bëri me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Mjekët ndihen të vlerësuar nga pacientët, nga politika jo

Published

on

By

Pa Filtra, Mjeku Nini Dede: Mjekët ndihen të vlerësuar nga njerëzit, pacientët, nga politika aspak!

I ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion mjeku i njohur Nini Dede tha se nuk është e lehtë të punosh kur të tjerët pushojnë, por ja që profesioni i mjekut të cilin e kam zgjedhur me pasion e dashuri e do që të punohet për ti ofruar kura e shërim pacientëve të cilët në sezone festash e pushimesh janë më të shumtë.

Doktor Dede tha se sapo është diplomuar ka filluar punën si mjek dhe e bën atë me pasion dhe i motivuar maksimalisht në shërbim të njerëzve.

I pyetur nga gazetari Nura nëse ai dhe kolegët e tij ndihen të vlerësuar nga njerëzit, shoqëria, doktor Dede tha shoqëria përgjithësisht i vlerëson dhe respekton mjekët të cilët kryejnë një punë jo të lehtë në shërbim të tyre.

Personalisht – tha Doktor Dede – jam ndjerë i vlerësuar nga njerëzit me të cilët kam patur të bëj dhe i kam shërbyer me devotshmëri.

Pyetjes së gazetarit Nura nëse mjekët janë të vlerësuar sa duhet dhe si duhet nga politika dhe administrata, doktor Dede tha se nga politika jemi të keqkuptuar dhe të pavlerësuar sa duhet! Jo rastësisht – tha doktor Dede – mjekët në shumicë po zgjedhin të lënë shtëpitë e tyre në atdhe dhe të shkojnë e punojnë gjetkë!

Sipas doktorit Dede nevojiten politika proteksioniste dhe motivuese ndaj mjekëve që ata të mos braktisin vëndin e tyre dhe të punojnë këtu të mirë vlerësuar.

Doktor Dede tha se ishte gjuthashtu një qytetar i përgjegjshëm dhe i angazhuar me Partinë e Ballit Demokrat ngase kishte adhuruar themeluesin e kësaj partie historike, intelektualin Mithat Frashëri.

Nini Dede tha se filozofia politike e Mithat Frashërit e frymëzonte edha tani atë dhe shumë anëtarë dhe mbështetës të rrugës së tij politike me partinë aktuale.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING