Connect with us

Aktualitet

Efektivi Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit, prehet në varrezat e fshatit Blacë

Efektivi Enea Mekolli, i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës është përcjellë për në banesën e fundit. Të pranishëm janë edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe kryepolici Skënder Hita.

Arkmorti është dërguar në banesën e tij në fshatin Blacë, ku do të bëhet dhe varrimi në varrezat e familjes. Siç shihet edhe në pamje, qytetarë dhe zyrtarë të lartë po i japin lamtumirën e fundit policit, Enea Mekolli.

Familja e tij kërkoi që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve, siç e parashikon statusi për Dëshmorët e Atdheut, por në fshatin e tij. Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur edhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje

Advertisement