Connect with us

Politike

Ekipi drejtues që do të udhëheqë LSI-në drejt fitores

Sot unë dhashë një votë si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Në fakt ndiej kënaqësi që në listën për delegatët shoh shumë gra, që kanë ardhur si vajza në LSI dhe sot janë gra dhe nëna dhe përveç tyre shoh shumë të rinj dhe të reja, vajza të reja dhe të rinj, të cilët i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim në këto vitet e opozitës.
Unë sot garoj për tu rikonfirmuar mbas një periudhe të drejtimit të LSI në këto vitet e opozitës, por po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues dhe gjithë strukturave drejtuese që do të dalin nga ky proces, të cilët do të drejtojnë LSI në misionin e saj që është një mision jashtëzakonisht kombëtar do të thosha për tu dhënë shqiptarëve mundësi, punësim të mirëpaguar, arsim cilësor, ulje të kostos së jetesës dhe rritje të standardit të cilësisë së jetesës, atë për të cilën shqiptarët kanë nevojë për tu ndier në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.
Doja të përgëzoja stafin e të rinjve tanë për këtë proces të mrekullueshëm të votimit online, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm dhe për pjesëmarrjen e shumë të rinjve dhe të rejave, që sot edhe janë në emigracion për shkak të situatës, por që do të kthehen.
Por jam dhe shumë krenare për të rinjtë e të rejat e LSI që sot kanë zaptuar dhe kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje shumë të madhe, gjë që tregon se fitoja e LSI në 25 prill do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk do të jetë fitore e LSI, do jetë fitore e të rinjve dhe të rejave, do të jetë fitore e gjithë shqiptarëve, që duan ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre.  Jam me të vërtetë emocionuar nga angazhimi, nga pjesëmarrja të cilën ne e ndjekim në transmetimin online, që po përsëri ekipi i LSI me studentët e IT-së, me studentët e Regjisë, me studentët e gjithë LRI-së i kanë dhënë sot një mesazh shumë të mirë politikës shqiptare, na kanë dhënë të gjithëve një mesazh, sepse për ta realizuar zgjedhje të ndershme transparente, zgjedhje të lira, nuk do të thotë gjë tjetër veçse vullnet politik, do të thotë dëshirë, do të thotë të duash vendin tënd, do të thotë të duash dhe të respektosh njëri-tjetrin.
Mirënjohje për të gjithë ata që na e bënë këtë ditë të mrekullueshme, këtë ndjenjë optimizmi, këtë ndjenjë fryme të organizimit, të përfshirjes dhe për të kuptuar edhe njëherë që rinia shqiptare jo vetëm është energjia, por rinia shqiptare është zemra dhe fuqia e popullit shqiptar.

Sot për herë të parë ju pamë edhe me maskë…
Në fakt mesa duket partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër dhe unë prapë vazhdoj të mendoj se maska është një element që mbahet në ambiente të mbyllura, që njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë dhe nuk duhet ta mbajnë se i kërcënojnë. Por mendoj që sot më shumë e rëndësishme është që tu ofrojmë shqiptarëve optimizëm dhe forcë. Shqiptarët nuk i mund dot as koronavirusi, as diktatura e as varfëria, shqiptarët janë një popull që brenda vetës së tyre nuk kanë vetëm revoltën dhe forcën, por shqiptarët brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin dhe mbi të gjitha lidhjen dhe forcën më shumë për të pasur një familje të fortë dhe një element të cilin e kemi të domosdoshëm sot, vendin tonë.

Znj. Kryemadhi, platformën online, të cilën po e përdorni për këto zgjedhje, a po e shihni si mundësi edhe për fushatën elektorale duke qenë se pandemia po vijon dhe a do të keni besim që edhe nëse kjo platformë online do të aplikohej, a do të ishte e besueshme? Në zgjedhjet parlamentare flas…

Ne jemi forca e parë politike faktikisht që kemi krijuar votimin elektronik, jemi të parët që kemi sjellë ‘një anëtar një votë’ që në vitin 2004. Jemi të parët që kemi krijuar kuotat gjinore ‘50 me 50’, pra 50 për qind të jenë gra dhe 50 për qind të jenë burra. Jemi të parët që kemi përfshirë në Statut 30 për qind të Lëvizjes Rinore për Integrim në strukturat drejtuese të LSI-së. Kështu që dhe ky votim online është një proces i domosdoshëm, është risi jo vetëm në jetën politike shqiptare, por edhe për funksionimin. Në kuadrin pandemisë ne e kishim të domosdoshme, por edhe në kuadrin e shumë të rinjve dhe të rejave për shkak të pandemisë, për shkak të pamundësisë që kanë ikur jashtë Shqipërisë, e kanë këtë mënyrë votimi online një mundësi për të qenë vendimmarrës. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre më 25 prill do të kthehen për të votuar, sepse kjo gjë na dha shansin dhe mundësinë për tu strukturuar edhe njëherë nga fillimi, për të rikthyer edhe njëherë disa elementë, të cilat për shkak të pozicionimit, për shkak të pandemisë, për shkak të disa fatkeqësive natyrore që ndodhën në Shqipëri, njerëzit kishin humbur një lloj kontakti, një lloj lidhjeje.
Ky proces nuk tregoi gjë tjetër, por tregoi që njerëzit janë të etur për të pasur një përfshirje, njerëzit janë të etur për të qenë vendimmarrës për veten e tyre dhe jo për të lënë fatet e tyre në dorë të një kupole të vogël njerëzish.

Do të keni fushatë online apo takime fizike?

Do t’i kemi të gjitha, edhe onlinen. Ne jemi gjithmonë zgjidhja e problemit , gjithmonë kemi një zgjidhje. Duke qenë zgjidhja e problemit ne e kemi edhe kontaktin me njëri tjetrin, ne e kemi edhe kontaktin online me njëri tjetrin. Ne jemi shquar si strukturë që kemi hapur edhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësisë nëpërmjet sistemit dhe fotografive dhe të dhënave të tyre. Kështu që të gjitha janë të mundshme në LSI dhe gjithmonë kemi qenë ne mundësia që ua kemi dhënë hapësirat të gjithëve për të qenë pjesë e procesit, jo vetëm në votim, por edhe pjesë e procesit të vendimmarrjes.
Ju shpeshherë e keni akuzuar kundërshtarin politik që nuk ka zhvilluar garë të brendshme. Pse zgjodhi LSI vetëm një kandidat në garë?
E para njëherë, ka 4 muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shpallur datën e zgjedhjeve, që ka qenë 21 nëntori. Më 5 dhjetor është Konventa Kombëtare. Ajo që dua të theksoj është që në diskutimet që ka bërë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por edhe të tjerët, nuk kemi pse zhvillojmë një garë fiktive, nuk ka pasur asnjë kandidat tjetër. Nuk besoj që pozicioni i Monikës me pozicionin e Edi Ramës nuk janë njëlloj. Monika nuk ka frikë nga gara, nuk ka frikë nga zgjedhjet. Monika garon aty ku është më e vështira dhe të jeni të bindur që sot në këto kushte që është LSI-ja, Monika nuk ka qëllim në vetvete për të qenë Kryetare e LSI-së, por ka si qëllim në vetvete një mision: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve! Të kthejmë djemtë dhe vajzat tona që kanë ikur në emigracion sepse nuk kanë mundësi të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri. Të vijnë të jetojnë, të punojnë dhe të jenë në shtëpitë e tyre vetë zot, në mënyrë të tillë që Shqipëria të jetë një vend i Bashkimit Europian jo vetëm në hartë gjeografike, por të jetë me standardet e jetesës, me punësimin, me arsim cilësor , me shërbim shëndetësor dhe shumë gjëra të tjera që shqiptarët meritojnë.

Zonja Kryemadhi më 25 prill, meqë nuk kishit frikë nga gara, do kandidoni në një zonë të vështirë?

Të jeni të bindur që në qarqet më të vështira do kandidojë Monika Kryemadhi. Ju e dini që nuk i shmangem sfidave.

Zonja Kryemadhi në Konventën e 5 dhjetorit do të bëni publik edhe drejtuesit politik si dhe koalicionin e LSI-së?
Në Konventën e 5 dhjetorit, delegatët që do të dalin sot, do të jenë ata që do të zgjedhin edhe strukturat drejtuese të LSI-së, pra ajo që ka ndodhur në të gjithë konventat e LSI-së, që janë bërë edhe në 2012, edhe në 2016, që janë konventa zgjedhore, të cilat zgjedhin struktura drejtuese. Jam e bindur që në këtë kuadër, me stafin e jashtëzakonshëm të cilët kanë realizuar votimin online, do të bëjnë të mundur edhe realizimin e Konventës Kombëtare të LSI-së më 5 dhjetor që besoj dhe ajo do të ketë risi të mëdha jo vetëm për ju mediat, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

A është Fieri qarku ku ju do të kandidoni zonja Kryemadhi?

Një nga, sepse e kam thënë kodi i ri zgjedhor i ka dhënë hapësira pafund LSI-së, jo vetëm për të zgjeruar mundësitë e saj, por për të përfshirë sa më shumë të rinj dhe të reja në procesin e zgjedhjes për deputetë në të ardhmen.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Rama: Bardhi është thjesht çingije që kërcen prehër më prehër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas këtë të enjte u zbulua se Gaz Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për përfshirje në trafik droge, ashtu siç pretendonte nëpër televizione.

““Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!

Hajde hajde ç’vete!

Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë”, shkruan Rama

Continue Reading

Politike

Tabaku: Të bindim qytetarët, jo të hedhim molotovë

Jorida Tabaku tha se nuk është dakord me sulmet me molotovë te Bashkia e Tiranës, por është e mendimit se opozita do duhet të flasë me qytetarët të shpjegojë me detaje se si ka funksionuar kjo skemë dhe se çfarë opozita do duhet të bëjë në këtë rast.

Për këtë qëndrim të saj, ajo tregon se e ka diskutuar me kolegët e saj, duke theksuar se ato po bëjnë çdo përpjekje për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon.

“Ajo tregon kulturën që është rrënjësor, nuk ka abuzim më të madh se ajo që ka ndodhur me skemën që ka përdorur Bashkia e Tiranës në këtë rast, të cilët ka pasur edhe raste të agresionit, nuk na e kanë fajin godinat, ne nuk e kemi betejën me godinat, e kuptoj që ka qytetar që duhet ta shprehin në këtë mënyrë, por unë besoj që duhet të punojmë me njerëzit, për të shpjeguar këtë skemë, për të treguar se çdo bëjmë ndryshe, për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon”, tha Tabaku.

Ajo zbuloi se nuk do jetë nesër në protestë dhe për këtë tregon arsyen.

“Do jem në takim me të gjithë përfaqësues të profesioneve të lira që e kam vendosur kohë më parë, për të diskutuar se si do vijohet me padinë në Gjykatën Kushtetuese”, përfundoi Tabaku.

Continue Reading

Politike

A do të jetë kandidate për kryeministre Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku foli dhe rreth zërave se a do të jetë ajo në të ardhmen e afërt një kandidate konsensuale në kampin opozitar për kryeministre.

Me një përgjigje diplomatike, Tabaku u shpreh se ambiciet janë legjitime për këdo, por shtoi se sot është koha për krijimin e ofertës së përbashkët opozitare dhe jo emrave të përveçëm.

“Ose kritikohem ose jam te kjo lista. Në fakt jo. Për të qenë e sinqertë. Kjo nuk është një çështje se çfarë do bëjë Jorida, por PD. Figurat politike kërkojnë që të rriten. Të gjithë duhet të dalin përtej egos së tij. Ambiciet janë legjitime për këdo, por sot nuk është koha për të folur për këto. Sot është koha për ofertën e përbashkët opozitare. Propozim nga kolegët nuk kam dëgjuar. Ta heqim idenë e emrave dhe të fokusohemi te qytetarët”, tha Tabaku.

Continue Reading

Politike

Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço  e cilëson SPAK një krijesë e një procesi të deformuar.

“Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-se, SPAK”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për jnë gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama , i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë.

Continue Reading

Politike

Meta sulmon Bashën: O legen, që asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin!

Një raport i parikuperueshëm duket ai mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Vulën ia vuri vetë Ilir Meta i cili i ktheu përgjigje duke e quajtur “mashtrues dhe legen”.

“Bashës do t’i përgjigjem. Unë Bashës do ti përgjigjem me atë që i ka thënë një koleg ish deputet i shpallur non grata edhe me ndihmën e Bashës dhe Ramës, i cili quhet Aqif Rakipi. Edhe unë u përpoqa para  6-7 vjetësh që t’i pajtoja, sepse mendoja se opozita duhet të ishte më e unifikuar, por Qifja tha më kërko ç’të duash kam respekt për doktorin, për ty, por për atë mashtruesin për atë legenin mos më fol më se kjo punë ka mbarua. Ja kam thënë në sy dhe ka ulur kokën. I thashë ti je legen se asnjë nuk e di në Shqipëri emrin e babës tat por të vjehrrit, sepse asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e vëllai tat por të kunatit tat.”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING