Connect with us

Kronike

Emrat/ “Mos e lër makinën këtu”, sherr me sende të forta në Tiranë mes disa personash, deri më tani tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Frosina Plaku” e njohur si zona e “Ish-Parkut”, ku disa persona u përfshinë në një konflikt me sende të forta dhe mjet prerës.

Policia njofton se ka arrestuar 3 persona: Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një 17-vjeçar dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 33-vjeçar.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”.

U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, njofton policia.

Advertisement