Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ U kapën në ‘shtëpi bari’ dënohen 3 shqiptarët

Ditën e sotme tre shqiptarët, Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, janë paraqitur në Gjykatën e Truro Crown ku morën dënimin.

Të tre shtetasit shqiptarët ua rrestuan brenda një ferme kanabisi në Angli dhe u dënuan përkatësisht Osmanaj me 40 muaj burg, Selamaj 20 muaj burg dhe Topi 16 muaj burg.

Kur policia u fut në ndërtesë, të pandehurit u gjetën të fshehur dhe duke u përpjekur të arratiseshin.

Brenda, u gjetën më shumë se 850 bimë u gjetën me vlerë 537,000 £. Burrat pretendohet se mbaheshin atje me zor, jo prej dëshirës së tyre. Lewin tha se Topi dhe Selemaj ishin “kopshtarë”, ku Osmanaj kishte një rol më të avancuar.

Duke përfaqësuar Osmanajn, Ramsay Quaife tha: Ai e përshkruan veten si ndërmjetësi i Kornishit dhe kryekopshtari i operacionit. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm dhe bëri çmos për t’u dërguar para në shtëpi prindërve dhe motrës së tij në Shqipëri.

Duke përfaqësuar Selamajn dhe Topin, Jon Holmes tha: Të dy erdhën këtu për një jetë më të mirë dhe përfunduan në burg. Z. Topi konsiderohet si viktimë e skllavërisë moderne dhe të dy e kanë përdorur kohën e tyre në burg për të përmirësuar veten. Ata kanë punuar në mjedisin e burgut dhe kanë mësuar anglisht. Selamaj ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri kur të lirohet.

Aktualitet

“Bashkëshortit i futën pistoletën në gojë, i përmendën fëmijët në Francë”, gazetari tregon presionet ndaj gjyqtares së Shullazit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke treguar detaje nga dosja e SPAK-ut që bëri publikë 50 urdhër-arreste tre ditë më parë, solli rastin e presioneve dhe shantazheve të figurave të krimit ndaj njerëzve të drejtësisë.

Ai tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV rastin e gjyqtares Saida Dollani, që iu bë presion i dhunshëm për të hequr dorë nga procesi i Emiljano Shullazit. Njëra prej formave për ta detyruar që të hiqte dorë ishte kërcënimi ndaj bashkëshortit të gjyqtares, duke i futur pistoletën në gojë dhe duke i përmendur se kishte dy fëmijët në Francë.

“Një nga episodet në hetim është ai i bashkëshortes së një gjyqtareje të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Për ta detyruar që të hiqte dorë nga procesi i Shullazit, i shkon një person dhe i vendos pistoletën në gojë. Kësaj gjyqtareje i është bërë presion që të heqë dorë dhe nuk ka pranuar.

Duke parë që ajo gjyqtare nuk po hiqte dorë, duke u bindur që nuk kishte pranuar të korruptohej prej tyre, sepse ata ose të blejnë ose të korruptojnë. Ajo nuk pranonte as të merrte ofertën, refuzonte të gjithë tentativat për ta korruptuar dhe as nuk jepte dorëheqjen nga procesi.

U bë pengesë, gjetën një person që ndoqi rutinën e bashkëshortit. E gjeti në lokal, e thirrën, i vendosën pistoletën në gojë dhe e kërcënuan me fëmijët.

Edhe për autoritetet u bë situatë shumë e vështirë.

Kjo histori është hetuar, por nuk u gjet asgjë. E lanë gjyqtaren në rrugë. I është bërë presion në mënyrë permanente. Është episodi i 9.

Çfarë kanë gjetur?

Në datën 23 prill, bashkëshorti i gjyqtares, i kanë shkuar bashkë me një shok në kafe. Kanë gjetur momentin, kanë thirrur bashkëshortin, i kanë thënë mos harro se ke dy fëmijë në Francë, me idenë që të mos i linin asnjë rrugë gjyqtares.

Mënyra si është bërë hetimi më vonë, dëshmon se nuk u mor me seriozitetin e duhur dhe gjyqtares nuk i është dhënë përkrahje”-tha Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

Denoncimi i analistit: Dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’iu shërbyer bandave

Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave.

Ndërsa komentoi operacionin Metamorfoza, Curi tha se sipas tij, kokat më të mëdha të organizatës kanë ikur.
“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë.
Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.

Dy gazetarë shumë të famshëm dhe të rëndësishëm që i kemi çdo ditë në ekranet tona, një burrë dhe një grua, dalin dhe marrin pagesa deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës ose për të devijuar vëmendjen e policisë duke dhënë vendndodhje të ndryshme për kriminelët.

Ka fletë të ardhura nga Belgjika dhe Franca ku flasin këta gazetarë me pagesa për tu bërë shërbime ndaj bandave”, tha Curi.

 

Continue Reading

Aktualitet

Eksperti: Jo vetëm efektivët ‘të kapur’. Shtrirja e grupeve kriminale deri te shërbimi sekret

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë  foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK.

Gjatë kësaj interviste, Karamuço, tha se grupet kriminale janë bërë të fuqishme edhe për shkak të lidhjeve politike që kanë pasur. Gjithashtu ai shtoi se këto struktura janë shtrirë jo vetëm tek Policia e Shtetit, por ka rezultuar se është përfshirë edhe shërbimi sekret.

“Ka një hetim, jepet një pamje filmike nga një kamera, ku personi largohet para fillimit të aksionit, hipën në makinë me shapka me tuta nuk dihet drejtime dhe në atë orar shikohen tabulatet se kush do të telefonohet dhe dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt. Këta i bën të fuqishëm vetëm lidhja politike. Janë më shumë vrasës dhe kanë intriga ndaj grupeve, pra nuk janë të qëndrueshëm edhe tradhtinë e kanë kryefjalën e tyre. Ndaj edhe shumë janë vrarë. Por janë të fuqishëm kanë një fond të fuqishëm.

Këta kanë lulëzuar dhe disa struktura këta i kanë të blerë,  kishim dyshime deri tek policia, por kur përmendin edhe SHISH , shërbimin sekret, kjo do të thotë se policia ka qenë në gjumë. Gjysma në gjumë gjysma e kapur. Por edhe policia vetë ka qenë e përfshirë dhe vazhdon të provohet edhe sot. Hetimi duhet të shtrihet edhe tek ata që nuk kanë vepruar për të hetuar. Gjithçka është bërë sheshit. Kanë pasur një mbështetje shumë të madhe, nga ata që janë paguar”, tha ndër të tjera Karamuço.

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari jep detaje: Grupet kriminale infiltronin vajza për të zbuluar kundërshtarët

Megaoperacioni i SPAK ka shkundur “furishëm” folenë e grupeve kriminale, ndërsa në shënjestër janë vënë 50 persona me profil kriminal dhe të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Gazetari i kronikës  Ermal Vija, i ftuar në Real Story, u shpreh se grupet kriminale për të lokalizuar kundërshtarët e tyre dërgonin vajza si formë karremi për t’i shoqëruar dhe më pas ata flisnin me të “infiltruariat” e tyre në aplikacionet “Sky dhe “Enchro Chat”.

“Rezulton se grupet kriminale kryesisht ofrojnë te kundërshtarët e tyre edhe vajza, që ua ofrojnë këtyre personave që t’i kenë në tavolinë dhe t’i shoqërojnë për të bërë të mundur lokalizmin e tyre dhe më pas me këto vajza flasim përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat , për të mos rënë në sy që i kanë çuar në formë karremi”, u shpreh ai.

Continue Reading

Aktualitet

“Shumë shpejt “Metamorfoza” do nxjerrë politikanë dhe policë të tjerë”

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se operacioni “Metamorfoza” që po godet grupet kriminale, së shpejti do të nxjerrë emra të politikanëve dhe policëve të tjerë.

I ftuar në “Top Story” Karamuço tha se SPAK po punon nën presion të madh, pasi gjyqtarët dhe prokurorët po kërcënohen.

Në vitin 2020 kur ky drejtori i qarkut Lezhë kishte plantacione kanabisi, drejtuesi i agjencisë që duhet të kontrollonte atë që është në kërkim nga SPAK, me çfarë morali do vijë të flasë këtu.

Nuk ka bërë punën e vetë, nuk kanë gojë të flasin. “SKY” po i mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikon dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzën, prezumohet që është i lidhur.

Në metamorfozë 3, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë. Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dilnin, i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet”-u shpreh Karamuço

Continue Reading
Advertisement

TRENDING