Politike
Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO/ Rama: Ëndërr për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja Ficantieri-KAYO është ëndërr për Shqipërinë. Rama ishte i pranishëm sot në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese. Marrëveshje kjo në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.
“Kemi arritur në një pikë të rëndësishme për të ardhmen jo vetëm për aparatin e sigurisë së Shqipërisë, të Forcave të Armatosura, por edhe për ekonominë dhe të ardhmen e të rinjve të Shqipërisë. Është nënshkruar marrëveshja me Fincantieri për të krijuar në Shqipëri një shoqëri të re, Fincantieri Albania, së bashku me agjencinë tonë të KAYO-s, për të prodhuar këtu në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese që janë në dobi të shoqërisë shqiptare, por edhe të ushtrive të vendeve aleate.
Ajo që e bën këtë marrëveshje të veçantë është se bota e kantierëve po ndryshon dhe kjo botë kërkon të krijojë një vizion të ri, në diçka të re dhe të veçantë, e cila do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare në territorin tonë dhe do të shërbejë në botën e kantierëve dhe në inovacionin e saj.
Kjo marrëveshje hap rrugën edhe për një diskutim të ri për arsye ekonomike për të dy kompanitë, pasi do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet në mënyrë konkrete, nga dy anijet e para që do të ndërtohen për forcat tona të armatosura, duke çuar në 7 numrin e anijeve të flotës tonë. Është një numër optimal për sa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe dhe më pas, sigurisht, prodhimi do të vazhdojë më tej për eksport”, u shpreh Rama.