Connect with us

Politike

‘Gara’ me Këlliçin dhe Bogdanin, Alimehmeti: Unë kam bindje të fortë

Kandidati për bashkinë e Tiranës në Primaret e PD, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka folur për dy ‘rivalët’ e tij në këtë garë, Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani.

Ai tha se janë miq dhe se nuk e konsideron si garë, por tre oferta për anëtarët dhe simpatizantët e PD.

“Të tre jemi shokë e miq, njihemi. Ju përmendët termin garë, unë e konsideroj këtë si ofertë. Aty keni tre oferta, mund të shtohen. Janë tre oferta për anëtarët demokratë, për simpatizantët demokratë, për votuesit, kë ata pëlqejnë më shumë, kë ata mendojnë që të përbashkuar mund të fitojë…se në fund të përbashkuar do shkojmë për 14 majin.

Votuesit vendosin. Unë kam një bindje të fortë te votuesi dhe vendimmarrja e tij”, tha Alimehmeti.

I pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço për një opinion për kryebashkiakun Erion Veliaj, ai tha se është sëmundja kryesore e këtij qyteti.

 

 

“Besoj se këtë do ta vendosë partia në fjalë. Ata nuk do bëjnë një proces primaresh, i druhen votuesve. Është sëmundja kryesore e këtij qyteti, e cila duhet adresuar e para. Nëse do jetë kandidat do adresohet më 14 maj 2023, në mënyrë shumë të qartë dhe të përbashkuar”, tha Alimehmeti.

Ndërsa sa i përket vendimmarrjes së parë që do të merrte nëse fitonte Tiranën ai tha se do të ishte hapja e dyerve dhe ftesa për organet e auditimit.

“Hapja e dyerve, ftesa e organeve të auditimit, të marrin ecurinë… Unë nuk jam as hetues, as gjykues, por duhet të shkojnë institucionet përkatëse të bëjnë punën e tyre.
Urdhra politikë kushdo i merr nga votuesi dhe popullata e vetë. Për çdo situatë që bie ndesh me votuesin, pritshmëritë e tyre, në këto raste do iu kërkohet mendimi qytetarëve në formatin që është me ligj, por nuk është zbatuar, referendumi popullor”, tha ai.

Alimehmeti bëri sërish apel për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit, për një nga arsyet kryesore shpopullimi.
“Sëmundja më e madhe që ne kemi është shpopullimi i Shqipërisë i qëllimshëm, se kjo nuk është rastësi. Shpopullimi ndodh përmes varfërisë, zhvatjes, pamundësisë për të marrë një arsim më të mirë, lloje e soje marifetesh. Në qoftë se nuk mund të bëjmë gjë për të afërmit tanë, vëllezërit e motrat tona, ne nuk i duhemi as vetes sonë”, tha ai.

Politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së Ballukut në SPAK.

Kujtojmë që pak kohë më parë përfundoi në pranga krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Continue Reading

Politike

Vrasja e efektivit të ‘Shqiponja’/ Presidenti Begaj shpreh ngushëllime ndaj familjarëve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime  ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.

Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Mesazhi i ngushëllimit:

Të dashur familjarë!

Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.

E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.

Continue Reading

Politike

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë.

Continue Reading

Politike

Vdiq baba të na lirojë krevatin, Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet

Ish deputeti Myslym Murrizi dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen.

Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta.

Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-në dhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi në “Breaking”.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.
Continue Reading

Politike

Kulluri: Nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë

Zyrtari i lartë i PD-së, Edvin Kulluri, bëri një analizë edhe të zhvillimeve në rajon duke u për qëndruar tek ato në Maqedoninë e veriut. Sipas tij, Ballkani nuk ka përse prodhon nacionalizma, të cilat japin idenë e një rajoni ende problematik, pasi nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë.

Sipas tij, nacionalizimi dhe retorika nacionaliste nuk i bën mirë Ballkanit.

“Në këtë situatë përballje lindje- perëndim dhe demokraci- autoritarizëm, na nxjerr si rajon konfliktual. Faktori shqiptar nuk ka pse të rreshtohet pas nacionalizimit, duhet të jetë vetëm në aleancë me perëndimin. Mitingu i i Athinës nuk i shërben qetësimit. Rusia po trazon jo pak ujëra në Ballkan. Kurti ka luajtur rol negativ në Maqedoninë e Veriut. Kurti nuk mund të mbështesë parti që rreshtohen në krah të partive nacionaliste, që nuk kanë dashur integrimin në BE. Edhe Presidentja e re eci në këtë logjik. Vajtja e  Metës në Shkup ishte shumë gabim. Gruevksi dihet që është anti perëndimor. Interesat e vogla politike të politikanëve shqiptar nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare shqiptare. Nacionalizimi është streha e fundit e burrave jo të mirë, nuk po them e maskarenjve.”, tha Kulluri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING