Aktualitet
Gjiro, dhjamë dhe mish pule/ AKU bllokon mbi 2 tonë mish, gjobitet subjekti me 1 milion lekë
Mbi 2 tonë produkte mishi janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një subjekt të përpunimit të mishit në Fier, pas konstatimit të shkeljeve higjieno-sanitare dhe mungesës së gjurmueshmërisë së produkteve.
Gjatë kontrollit në subjektin “R. Sauli”, inspektorët bllokuan gjithsej 2.089 kilogramë produkte, të ndara në 1.629 kilogramë gjiro, 100 kilogramë dhjamë derri dhe 360 kilogramë kimë mish pule.
Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, produktet janë destinuar për asgjësim, ndërsa ndaj subjektit është vendosur një gjobë prej 1 milion lekësh. Autoritetet kanë vendosur gjithashtu ndërprerjen e pjesshme të aktivitetit.