Connect with us

Aktualitet

Goditje e fortë nga drejtësia shqiptare/ Hoteli 6-katësh “Oasis” nën sekuestro, çfarë po zbulojnë hetimet?

Një tjetër goditje ka ardhur nga drejtësia shqiptare sa i përket familjarëve të Edmond Papës, biznesmeni sarandiot i cili u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 16 dhjetorit të vitit 2022, pikërisht në zonën e “Selitës”, një nga vendodhjet më të njohura të kryeqytetit.

Burime për mediat konfirmojnë se së fundmi në vazhdën e hetimeve sa i përket familjarëve të Papës, është bërë e mundur sekuestrimi i një tjetër hoteli i cili rezulton të jetë në emër të vëllait të biznesmenit të vrarë.

Ka qenë Klodiana Lala ajo e cila ka njoftuar së fundmi se Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e hotelit 6-katësh, me emrin “Oasis” i cili rezulton të jetë në vijën bregdetare të qarkut të Vlorës.

Alqi Papa, rezulton të jetë pronari i këtij hoteli, i cili shkon në miliona euro pasuri. Masa është ekzektutuar nga autoritetet kompetente, ndërsa burime pranë hetimit bëjnë me dije se objekti dyshohet të jetë pjesë e një procedure të gjerë verifikimi pasuror dhe lidhjeve të mundshme të tyre me aktivitete të dyshuara kriminale.

Sekuestrohet hoteli miliona euro i vëllait të Edmond Papës,

Oasis Hotel

Ky nuk është rasti i parë që drejtësia ndërhyn ndaj pasurive të dyshuara të lidhura me familjarët e Edmond Papës. Më herët, në kuadër të hetimeve për pastrim të produkteve të veprës penale, janë vendosur masa sekuestroje edhe ndaj pasurive të shtetasit Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha, me banim në Sarandë dhe me precedentë në fushën e narkotikëve.

Me vendim të Gjykatës së Sarandës, të lënë në fuqi edhe nga Apeli, ndaj tij janë sekuestruar disa prona të rëndësishme, mes tyre një hotel 6-katësh me 37 dhoma, si dhe një tjetër objekt hotelerie 4-katësh me njësi shërbimi dhe hapësira tregtare.

Sipas dosjes hetimore, pjesa më e madhe e pasurive rezulton në emër të Kristo Qiricit dhe familjarëve të tij.

Vrasja e Edmond Papës:

Edmond Papa u vra më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa po pinte kafe në një lokal. Autorët e qëlluan me rreth 9 plumba dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Papa përshkruhej si biznesmen nga Saranda, pronar hoteli, por gjithashtu i njohur për autoritetet për precedentë penalë jashtë Shqipërisë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, motivi kryesor dyshohet të ketë qenë hakmarrja. Hetuesit e lidhën ngjarjen me vrasjen me eksploziv të Aleksandër Sadikaj në qershor 2022. Dyshohej se mes Sadikajt dhe Papës kishte pasur konflikt për çështje të trafikut të drogës dhe se njerëzit e afërt të Sadikajt organizuan atentatin ndaj Papës.

Për vrasjen u akuzuan Andrew Bode si ekzekutor dhe Alban Velo si bashkëpunëtor. Sipas dosjes hetimore, ata e kishin vëzhguar Papën për disa ditë në Sarandë dhe Tiranë para atentatit.

Advertisement