Connect with us

Sport

Granit Xhaka fiton çmimin prestigjioz në Zvicër

Kapiteni i kombëtares helvete Granit Xhaka (30 vjeç) është futbollisti i vitit 2022 në Zvicër. Pas marrjes së çmimit në fjalë në “Natën e Futbollit Zviceran” në Bernë, ai dha këtë intervistë për “Blick”.

Ju jeni futbollisti kombëtar i vitit. Sa i rëndësishëm është ky çmim për ju?

Më bën shumë krenar. Është një çmim special për punën e madhe të viteve të fundit në klub dhe kombëtare. Por Manuel dhe Yann (të bashkënominuarit Akanji dhe Sommer) e meritonin po aq.

A ishte ky çmim kaq i papritur për ju?

Seriozisht, ishte shumë nxehtë në skenë. Nuk e prisja këtë. Shpresoj të mos e keni parë shumë. Por nëse do të ishte e dukshme, njerëzit tani kanë njohur një anë të re timen (buzëqesh).

Yann Sommer të ka uruar me video. A jeni mësuar me veshjet e tij të Bayernit?

Pamja është shumë e pazakontë. Ishte gjithmonë ëndrra e tij të luante për një klub të nivelit të lartë. Ai e meriton këtë hap. I uroj më të mirat.

Në ndryshim nga Akanji dhe Sommer, ju keni udhëtuar për në Zvicër dhe keni shkuar në Bernë për të marrë çmimin bashkë me vëllain tuaj, Taulantin…

Zbarkova të hënën në mëngjes dhe do të kthehem në Londër të martën në mëngjes. Do të stërvitem sërish të martën në mëngjes. Sigurisht që kam marrë leje nga trajneri. Unë e vlerësoj shumë këtë gjë. Jo çdo trajner e bën këtë, sepse të premten tashmë do të luajmë sërish në kupë ndaj Manchester City.

Pra, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta iu beson atyre që të qëndrojnë seriozë?

Kjo tregon padyshim vlerësimin. Por gjithsesi nuk do të bëj festë. Asgjë nuk ndodhi në Zvicër të hënën në mbrëmje (qesh). E pranova me krenari ftesën dhe nga e marta do të fokusohem sërish në stërvitje dhe ndeshjen e radhës.

Arteta gjithashtu orkestron fluturimin në lartësi të Arsenalit. Ju mundët Manchester United të dielën…

Arritja e rezultatit 3-2 pak para fundit të lojës ishte një emocion i pastër për tifozët dhe për ne lojtarët. Për mendimin tim, fitorja ishte e merituar.

Sa e ëndërrojnë tifozët titullin e parë që nga viti 2004?

Euforia është e madhe. Unë kam qenë tek Arsenali prej shtatë vitesh dhe atmosfera nuk ka qenë kurrë kaq e mirë. Ne jemi në krye të renditjes, por i marrim gjërat ndeshje pas ndeshjeje. Shpresojmë që kjo të mjaftojë për titullin në fund.

Sa është meritë e Artetës kjo ecuri?

Atij i është dhënë koha për të ndërtuar diçka dhe po bën një punë të shkëlqyer. Ai është një trajner shumë i veçantë, ka një plan A, B, C dhe ndoshta edhe Z për gjithçka. Sapo ta kuptoni, e shihni futbollin ndryshe. Ai na flet shumë. Kemi shumë takime me të, edhe në grupe të vogla.

Sport

“Aventura me PSG merr fund”/ Mbappe njofton largimin nga kryeqyteti francez

Kylian Mbappe ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me PSG.

25-vjeçari e bëri njoftimin në një postim në mediat sociale të premten dhe konfirmoi se ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes do të jetë kur ata të luajnë me Toulouse të dielën.

Mbappe ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga kryeqyteti francez dhe pritet të firmosë një marrëveshje të shumëpritur për t’iu bashkuar Real Madridit kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.

 

‘Doja të flisja me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju dhe doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint Germain dhe aventura do të marrë fund pas disa javësh.

Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc de Princes të dielën. Kam shumë emocione, ishin shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez. Një nga më të mëdhenjtë në botë. Gjë që më lejoi të mbërrija këtu për të pasur përvojën time të parë në klub me shumë presion për t’u rritur si lojtar, natyrisht duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa nga kampionët, të takoj shumë njerëz, të rritem. edhe si burrë. Me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë. Para së gjithash, dua të falënderoj shokët e skuadrës, të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur të gjithë trajnerët, Unai Emery, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier dhe Luis Enrique”, u shpreh Mbappe në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij.

Continue Reading

Sport

Dikur ia doli, por tani nuk ka shpresë/ Dorëzohet edhe Emmanuel Macron, Mbappe do të shkojë te Real Madridi

    

Saga rreth Kylian Mbappe zgjati shumë. Pothuajse çdo merkato ishte afër largimit dhe në fund ai zgjidhte gjithmonë PSG.

Më e keqja ndodhi dy vjet më parë. Francezi theksoi mbylljen e kontratës së tij, mbajti gjithçka pezull deri në fund dhe më pas njoftoi se do ta zgjaste kontratën.

Tani e njëjta situatë. Kontrata skadon në fund të sezonit, por Mbappe ka njoftuar pak muaj më parë se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Ligue 1 u fitua përsëri, Champions League jo, PSG u eliminua në gjysmëfinale dhe kjo është me siguri një arsye tjetër që Mbappe të paketojë valixhet dhe të shkojë diku ku do të ketë më shumë shanse për të fituar kupën.

Dhe cili është destinacioni më i mirë për këtë se Real Madridi? Emmanuel Macron, presidenti i Francës, iu bashkua misionit dy vjet më parë dhe ndihmoi PSG të mbante Mbappe, por tani nuk ka shpresë.

“Shpresoj që në çdo rast të bëj presion maksimal ndaj tij dhe klubit të ardhshëm, megjithëse nuk dua të përmend tani Real Madridin.

Por së pari kemi kampionatin evropian të futbollit përpara”, tha Macron.

Continue Reading

Sport

Finale italo-gjermane në Europa League! Leverkusen barazon 2-2 me Romën

Atalanta – Bayer Leverkusen do jetë finalja e 22 majit për Europa League që do luhet në Dublin dhe Fiorentina – Olympiacos finalja e Conference League që do luhet më 29 maj në Athinë.

Në Europa League, Bayer Leverkusen barazoi 2-2 me Romën dhe ky rezultat në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale nuk i mjaftoi italianëve që kishin humbur një javë më parë 0-2 në ‘Olimpico’. Në ‘BayArena’ ishte Paredes që shënoi dopietë për Romën, të dy nga penalltia.

Duhej autogoli i Mancinit në minutën e 82 dhe goli i Stanisic në shtesë që Leverkusen të gjente finalen dhe të ‘hakmerrej’ kundër Romës për eliminimim po në këtë fazë të Europe League një vit më parë. Kampionët e Bundesligës thellojnë relordin në 49 ndeshjesh pa humbje këtë sezon.

Në Bergamo, Atalanta fitoi 3-0 kundër Marseille në gjysmëfinalen tjetër. Lookman, Ruggeri dhe Toure shënuan për Atalantën, duke bërë historinë. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Atalanta siguron finalen e parë ndërkombëtare. Gjimshiti luajti 90 minuta për vendasit dhe ishte një ndër më të mirët në fushë.

Në Conference League është Olympiacos që i bashkohet Fiorentinës në finale. Skuadra greke fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit në Athinë falë dopietës së El Kaabi dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-2 eliminon anglezët. Dje Fiorentina kaloi Club Brugge.

 

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalet e Europa League, titullarët e Atalanta-Marseille dhe Leverkusen-Roma

Europa League zbret në fushë për ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Vëmendja më e madhe është te Atalanta-Marseille, me barazimin 1-1 në ndeshjen e parë që lë të hapura llogaritë për kualifikimin. Në ndeshjen tjetër, Leverkusen sfidon Romën, me gjermanët që kanë avantazhin e fitores 2-0 në takimin e parë.

 

ATALANTA (3-4-1-2): Musso; De Roon, Hien, Djimsiti; Zappacosta, Koopmeiners, Ederson, Ruggeri; De Ketelaere; Lookman, Scamacca.

Në Conference League në program është Olympiacos-Aston Villa. Skuadra nga Birminghami synon përmbysjen, pas humbjes 4-2 në ndeshjen e parë.

Continue Reading

Sport

Përmbysje e çmendur e Real Madrid, spanjollët kalojnë në finalen e Champions League

Në “Bernabeu” ka qenë një ndeshje fantastike dhe me plot emocione, me Real Madrid që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bayern Munich, duke shkuar kështu në finale të ëembley ndaj Dortmund.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, por spanjollët ishin më kërkues se gjermanët. Megjithatë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ishte Alphonso Davies ai i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë, duke kaluar Bayern Munich në avantazh me një gol fantastik në minutën e 68-të.

Spajollët filluan të ishin më kërkues, edhe pse minutat kalonin. Mrekullia e madhe e kësaj sfide ndodhi pikërisht në minutat e fundit. Joselu, i sapo futur në lojë, shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të dhe më pas golin e përmbysjes së madhe në minutën e 91-të, duke i dhënë kështu biletën e finales “Los Blancos”.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Real Madrid do të ndeshet në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING