Connect with us

Pinknews

Habit Capital T: Më kanë tradhtuar

Reperi shumë i njohur për publikun ka folur ndryshe për marrëdhëniet intime, duke deklaruar se e kanë tradhtuar më parë dhe se vetë nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë.

“Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një filtrimi, dhe bisede, por prapë e quaj tradhti. Por jam tradhtuar. Absolutisht që po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më ka bërë”, tha ai.

Më tej, lidhur me personin për të cilin është tradhtuar, Capital ka deklaruar se ka qenë më i keq se ai, por që i ka bërë të kuptoj shumë gjëra.

“Fatkeqësisht ka qenë katastrofik më i keq se unë, edhe pse nuk mund t’i gjykoj njerëzit e të flas për veten, por vërtet ai ka qenë shumë i keq. Por ajo më ka bërë më mirë, dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra”, ka shtuar reperi.

Sakaq, Capo ka thënë se ka kuptuar që pamja nuk është gjithçka, por mund të jetë person më i mirë.

“Kam qenë shumë i ri. Por kam hyrë në analiza për shembull, që si kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë person më i mirë, mund të jetë më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë, ose të trajtojë gjërat më mirë”, u shpreh ai.

Pinknews

Beatrix Ramosaj në top formë, ekspozon linjat trupore

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga Florida ku shfaqet shumë atraktive.

E veshur me stil dhe elegancë në një fustan portokalli të guximshëm me prerje që thekson format e saj, Beatrix ka arritur të mbledhë vëmendjen e fansave të saj.

“E paharrueshme”, shkruan ajo krahas fotove.

FOTOT: Beatrix Ramosaj në top formë, ekspozon linjat trupore

 

Continue Reading

Pinknews

Sensuale dhe në super formë, fotot më të zjarrta të modeles shqiptare

Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi shqiptare, e cila ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Bukuroshja është komentuar gjithnjë për format e saj perfekte.

Modelja nuk ngurron të provokojë me fotot me bikini nga pushimet e saj luksoze në vendet e nxehta.

Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të nxehta të Françeskës.

Sensuale dhe në super formë, fotot më të zjarrta të

Françeska Jaçe tregon asetet e saj në Miami - Bota Sot

Continue Reading

Pinknews

“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi

I ftuar në “Fan Club”, ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme, ku më së shumti është ndalur te romanca e Heidit me Romeon, të cilën e konsideron “fake”. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.

“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.

Continue Reading

Pinknews

“Pse s’më fute kokë më kokë me Romeon?”/ Kërkesa e Meritonit habit Eglën

Pasi mori vesh se si qëndronte e vërteta e nominimit të saj, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Meriton Mjekiqi i ka bërë një kërkesë të papritur Egla Cenos. Moderatori i është drejtuar aktores duke e pyetur se ‘pse nuk e vendosi atë përballë Romeo Veshajt për avantazhin?”. Egla i është përgjigjur se ‘nuk e sheh të rëndësishëm dhe nuk e konsideron’.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Unë nuk gaboj në pyetje, besomë dhe ti e di. I vetmi njeri që të ka ngrohur e ftohur jam unë. Se unë kam qenë real e për atë arsye ti nuk më ke futur mua në nominim atë ditë ‘kokë më kokë’ në avantazh me…

Egla: Doje nominim ti?

Meritoni: Me Romeon, në avantazh

Egla: Pse? Nuk të shoh të rëndësishëm, ta kam thënë gjatë gjithë kohës

Egla: Sepse nuk të konsideroj

Meritoni: Po me mua ke pasur histori

Egla: E mbarova historinë me ty

Continue Reading

Pinknews

Përplasje e fortë mes Arbrit dhe Julit, opinionisti: I ke përdorur gocat

Opinionisti Arbër Hajdari, mendon se Jul Deda ka përdorur vajzat e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ për interesat e tij në lojë. Arbri tha se Juli nuk i jep mbështetje dhe hapësirë vajzave, kur këto ia kërkojnë.

Kjo nuk u prit mirë nga Juli, i cili e vijoi më tej debatin.

Biseda:

Arbër: Unë mendoj që Juli mendon se luan me ato lojtar që i quan të fortë. Për sa kohë nuk i ka lënë këtë lloj hapësire Rozës, nuk e konsideron lojtare të forta.

Juli: Rozën nuk e kam pasur përballë, si ta luftoj, kot? Ti thua ti dal përballë që ti jap debat, po nuk kam pasur arsye. Nuk është debati me zor, nuk kam pse ti kthej debat Rozës. Nëse do i përkrahja, do thonin këto ti si lë këto vajzat të bëjnë debate.

Arbër: Mendoj se i ka përdorur gocat aq sa janë dashur dhe tani nuk i duhen më.

Roza: Është e vërtetë, e kam vënë re

Arbër: I ke përdorur, ke thënë që jemi shokë ndajmë të njëjtat mendime. Nuk të çudit që Roza thotë që Erjola është hardisku jot i jashtëm.

Juli: Po më thua që i kam bërë të besojnë siç mendoj unë?

Arbër: Kur një njeri ka treguar se ka disa interesa të përbashkëta me ty, të kërkon mbështetje dhe ti nuk i jep hapësirë.

Juli: Po unë ika mo…

Arbër: Ajo të tha më mbështet.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING