Connect with us

Aktualitet

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, arrestohen teknologu e kuzhinieri

Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë.

Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë.

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët.

Deri tani, për rastin, komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona dhe shpalli 1 në kërkim një tjetër.

Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku.

Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer.

Advertisement