Connect with us

Kosova

Hetimet e Banjskës, Weber tregon shkakun e vonesës

Edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, dhe një muaj nga premtimi i emisarit europian Miroslav Lajçak, nuk është publikuar ndonjë raport apo hetim për ngjarjen.

Por pse po ndodh një vonesë e tillë dhe a ndërlidhet kjo me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Lidhur me këtë është prononcuar eksperti gjerman Bodo Weber. Ai ka thënë se është e qartë që Bashkimi Europian, SHBA dhe NATO janë të përfshira në hetimin që po kryhet nga autoritetet e Kosovës dhe në analizimin e një numri të madh provash për Banjskën, dhe potencoi se është e qartë që provat s’lënë shumë vend për dyshim, që sulmuesit ishin armatosur, trajnuar e paguar nga Serbia dhe se rolin kryesor për këtë e kishte ushtria, konkretisht Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Weber tha se BE dhe SHBA kanë një problem me Banjskën, meqë të gjithë politikën e dialogut, nismën franko-gjermane, e kanë ndërtuar me një qasje qetësuese ndaj regjimit të Aleksander Vucicit.

Ai theksoi se të bëhesh tani i ashpër me presidentin serb për shkak të Banjskës, do të kërkonte me patjetër vendosjen e sanksioneve, dhe kjo do të nënkuptonte “vrasje të nismës Franko-gjermane”. Eksperti u shpreh gjithashtu se Perëndimi po vonon publikimin e rezultateve të hetimit, me shpresën për të patur një përparim në negociata.

Advertisement