Connect with us

Politike

Hetohet nga SPAK, Meta: Nuk trembem, s’kam shkelur ligj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj në jetën e tij, prandaj thotë se nuk i trembet një thirrjeje nga SPAK.

“Në këtë planet nuk kam bërë kurrë shkelje ligji, në një planet tjetër nuk mbaj mend të kem qenë,  SPAK të vazhdojë të bëjë punën e vet, unë nuk ndaloj dot asnjë njeri të futet në biznesin e ri ‘padi kundër Ilir Metës’. Çdo thirrje që do më bëhet do i përgjigjem me disponibilitetit më të madh dhe çdo pyetje që do më bëjnë përgjigjen do ua bëj publike, se ca përfaqëson ai sistem drejtësie besoj se e shohin të gjithë”, tha Meta.

Meta komentoi edhe çështjen në Gjykatën e Tiranës sa i përket drejtimit të Partisë Demokratike duke vlerësuar lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të partisë. Meta nënvizoi se lëvizjet e Bashës ka qenë të koordinuara me ato të kryeministrit Edi Rama duke dëmtuar të gjithë opozitën.

“Ne kemi ndjekur një proces të hapur dhe transparent të zotit Berisha që u quajt foltore. Kemi një festë të tyre që ndodhi në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar. Kemi edhe disa ngjarje si 8 Janari apo kongresin me 2 mijë karrige dhe 5 mijë delegatë. Kemi edhe një dekret të 6 marsit që tregoi se ku është dhe kush PD në të vërtetë. Ne kemi një shembull, bastion më i fortë i PD në Shqipëri është Shkodra që është qyteti më i madh dhe më demokratik.

 

Nëse shikojmë raportin e forcave atje është 4 me 1. Kështu që ky është një debat i ezauruar. A mund të ishin bërë më shumë përpjekje nga Berisha për të afruar më shumë persona. Mendoj që po, në çdo kohë mund të bëhet më shumë. Por a nuk e dimë ne s ai vendosur ka qenë Basha në rolin e tij në shërbim të Edi Ramës?! Unë di shumë mirë për shkak të veprimeve të tij të koordinuara me Ramën si është djegia e mandative, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale. Në këtë drejtim është e qartë se një pjesë e këtyre njerëzve janë peng”.

 

Advertisement