Connect with us

Pinknews

Horoskopi i Marsit sipas Meri Shehut: Ja shenjat më të favorizuara

Fillimi i pranverës sjell me vete disa vështirësi për shenjat. Sipas parashikimit astrologjik të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, 10 ditët e para të muajit janë disi më të favorizuara për shenjat. Një tjetër lehtësim pritet rreth fundit të marsit, por përgjithësisht duhet treguar kujdes me reagimet ekstreme.

Aastrologia ka renditur edhe shenjat nga ajo me më pak fat, te shenja më ‘e përkëdhelur’.

12. Virgjëresha

Dielli në shenjën e Peshqve nuk u jep Virgjëreshave atë impuls që ato duan. Kaluam një hënë të plotë në Virgjëreshë dhe kjo i dha impuls të mirë, por do të jetë edhe Mërkuri në Peshk kështu që Virgjëreshat do të kenë debate ose ristrukturim të punëve por që në këtë rast nuk e kanë dorën e parë ato për të vendosur. Megjithatë, pas datës 11 që futet Afërdita në Peshk Virgjëreshat do t’i japin më shumë rëndësi partnerit, bashkëpunëtorëve ose presin më shumë nga të tjerët që t’u japin ata konfirmimin për një ndjenjë, për një çështje ekonomike ose për një bashkëpunim të rëndësishëm prandaj ndodhen në këtë pozicion sepse si duket janë më në pritje sesa ato vetë e kishin menduar.

11. Peshqit

Marsi do qëndrojë gjatë gjithë muajit në shenjën e Ujorit dhe për Peshqit është në shtëpinë e 12-të. Në përballjen që bën me Uranin në Dem shumë plane të Peshqve nuk i stabilizon. I gjithë muaji mars do ketë ulje-ngritje të fuqishme, është ai dushi skocez që kemi thënë një herë ngrohtë, një herë ftohtë dhe shumë Peshq nuk do stabilizohen dot duke qenë se janë edhe shenjë e ndjeshme në përgjithësi.  Mërkuri në shenjën e tyre do t’i bëjë shumë komunikues, të paktën deri në datën 10 do lëvizin, do komunikojnë. Më pas Mërkuri futet në Dash dhe këta do merren një çikë me çështjet ekonomike ku mund të shohim si do ndryshojnë gjërat. Hëna e re nuk i jep një avantazh shumë të gjatë, i jep disa dimensione të reja që janë si një kometë e shpejtë që fillojnë dhe mbarojnë.

10. Peshorja

Peshoret janë ato që do përqendrohen shumë në çështjet ekonomike dhe erotike sepse Afërdita vërtet që udhëheq Demët, por udhëheq edhe Peshoret, do të jetë në katërkëndësh me Uranin përsëri në Dem dhe shumë çështje që kanë të bëjnë me pasuri, sigurinë e tyre emocionale ose psikologjike dhe sigurinë e vetekzistencës së tyre nës shumë marrëdhënie, do të jetë një periudhë e tronditur për Peshoret dhe nuk do ta ndiejnë qetësinë e duhur. Hëna e re në Peshk do u japë mundësi për një punë të re, një mundësi të re që nuk do zgjasë shumë dhe nuk do u japë shumë avantazhe dhe ndikime psikologjike shumë të mëdha nga sa presin.

9. Gaforrja

Një shenjë uji që do fillojë të favorizohet më shumë pas datës 10 por duke qenë se Mërkuri do të jetë në shenjën e Peshqve, Gaforret do të jenë shumë të ndjeshme, shumë të dashura, do kërkojnë të lidhen me dikë që kanë afeksion personal dhe këtë do ta realizojnë deri në datën 10. Mund të fillojnë një marrëdhënie të re nga data 10 e tutje si ndikim i hënës së re. Mos të harrojmë që është kryqi që do goditet me hyrjen e Mërkurit në Dash pas datës 10 dhe shumë çështje që kanë të bëjnë me karrierën do evidentohen por do kenë vrull, sforcim dhe nxitim. Mund të merren vendime të shpejta, karrierë e shpejtë por që mund mos të jetë fort e qëndrueshme ose e saktë. Do dominojnë shumë iniciativat e tyre por pa dhënë stabilitet të dukshëm.

8. Bricjapi

Është një shenjë që do ndikohet mirë nga hëna e re dhe Mërkuri në Peshk nga data 10 kështu që kanë mundësi të bëjnë stabilizimin e marrëdhënieve të tyre, udhëtime, kontrata, kontakte me jashtë, marrëveshje shumë të mira. Me hyrjen e Mërkurit në Dash pas datës 10 fillon një periudhë më e vështirë për çështjet familjare, debate, diskutime, ndryshime, ndërtime, rregullime që nuk u japin qetësi sepse Mërkuri në një shenjë të zjarrtë si Dashi kërkon shpejtësi zhvillimi. Mos të harrojmë që në fund të muajit do të kemi hënën e plotë në Peshore që del në kunndështim të plotë me Bricjapin në katërkëndësh lidhur me karrierrën, ndaj shumë Bricjapë do shohin që në fund të marsit lajme shumë të rëndësishme por që edhe mund t’i lënë pak pezull ose t’i lëndojnë do të ndodhin në çështjet e karrierës.

7. Luani

Shumë planetë në Peshk do të thotë për ta pasiguri e dilema shpirtërore, fobi dhe gjëra të cilat i kanë të paqarta në fushën erotike kështu që nuk mund të marrin dot vendime, janë të kushtëzuar e fobikë. Deri në datën 10 nuk duhet të luajnë fare me fushën e ndjenjave, as të marrin vendime të rëndësishme, është një periudhë stresante  psikologjike dhe vështirë ta gjejnë veten e tyre. Më pas mund të arrijnë deri diku me  hyrjen e Mërkurit në Dash në një plan karriere, udhëtimesh, kontaktesh me jashtë, për të arritur një marrëveshje pune ose çështje ekonomike. Do të shikojmë që në fund të muajit me hënën e plotë në Peshore ndoshta firmosin një kontratë të rëndësishme por është një hënë e plotë që me ndihmën e të tjerëve sepse aspekti Peshore tregon shumë njerëz, shumë mundësi që japin mendimin e tyre por nuk është në karakterin e tyre të bëjnë bashkëpunime me shumë njerëz sepse duan të evidentohen vetë. Një bashkëpunim mund të ndodhë në fund të muajit me hënën e plotë në Peshore, futet dielli në Dash dhe u jep ajrin e ri të pranverës.

6. Demi

Do jetë një nga shenjat që nuk pretendohet shumë. Afërdita dhe Urani në shenjën e tij do kenë katërkëndësha shumë të fuqishëm në 10-ditëshin e parë, plus Marsi që do të jetë në Ujor me Demin është shumë e vështirë ndaj çfarë ndodh me ta në mars? Demët duhet të kenë shumë kujdes nga nervat, nga përballjet, ndryshime, çuarja në ekstrem e ndjenjave të tyre, xhelozive, fobive, pasigurive ndaj nëse nuk kontrollojnë mirë pjesën personale dhe vendimet, ky është një muaj paksa i dobët dhe i vështirë. Është në këtë pozicion sepse planetët dhe hëna në Peshk do i japë një mundësi për shoqëri,  aleanca, për të dalë, për të komunikuar, për të filluar një punë të re por në planet personale dhe ato që mendojnë se duan t’i zotërojnë me xhelozi, mund të prishin e të kthejnë përmbys çdo gjë. Me hënën e plotë në Peshore në fund të muajit, duhet patur kujdes me shëndetin.

5. Shigjetari

Do merret me çështje familjare, deri në datën 10 kemi rregullim shtëpie, takime, mbledhje familjare, diskutime, kontakte, rregullime ose një shtëpi e re me hënën e re në Peshk. Shumë Shigjetarë do ta kalojnë në mënyrë romantike, do duan ta shohin realitetin me ngjyra. Pas datës 10 fillon një periudhë e mirë për ta sepse futet Mërkuri në Dash dhe u jep ovacione, energji, ikin e udhëtojnë, kontaktojnë, lëvizin, kanë plane e projekte, nuk rrinë në një vend kshtu që pas datës 10 dalin nga shtëpia dhe pastaj gjithë bota është e imja thotë Shigjetari dhe kush të dojë të më kapë. Kush arrin ta kapë, do jetë e bukur.

4. Akrepi

Akrepët kanë një 10-ditësh të parë të mirë. Ndikimi i hënës së plotë në Virgjëreshë ishte i mirë në fushën e shoqërisë, karrierës, publicitetit por shumë planetë në Peshk i ftojnë shumë Akreppë të bëjnë kontakte të mira, miqësi afatgjata, të merren me gjëra të bukura, me hobet e tyre, veshje, gjëra që vërtet kanë qejf t’i bëjnë. Kjo zgjat deri në datën 10 dhe me hënën e re mund të fillojnë një lidhje të re ata që s’e kanë filluar ose të rinovojnë lidhjet e tyre ata që i kanë tashmë, ekziston mundësia e një rigjenerimi. Më pas, me Mërkurin në Dash do të kenë shumë punë, aktivitetet e punëve të tyre do shtohen pas datës 10 dhe të shohim sa shumë gjëra do bëjnë. Në fushën e bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve martesore të rëndësishme do theksohen problemet për ata që kanë, do shtohen dhe do shkojnë deri në ekstrem.

3. Binjakët

Janë në pozicion të mirë sepse do kenë një fushëpamje të mirë lidhur me karrierën. Deri në datën 10 shumë Binjakë mund të forcojnë pozicionet e tyre, të fillojnë një njohje të re, të bëjnë komunikime, i ndihmon Mërkuri, mënyra e të folurit, do i bindin të tjerët duke u hedhur hi syve. Mund edhe mos të kenë aftësinë por Mërkuri në shenjën e Peshqve do t’i ndihmojë shumë dhe deri në datën 10 shumë Binjakë do arrijnë shumë. Me futjen e Mërkurit në Dash do të jenë mirë sepse marrin energji, shoqëri,  kanë aleanca të mira dhe deri diku e promovojnë veten më mirë dhe parapërgatiten për një fushatë shumë të fuqishme në qershor e tutje që do marrin stafetën. Edhe fundi i muajit me hënën e plotë në Peshore tregon që mund të favorizohen në dashuri dhe të kenë një moment shumë romantik brenda marsit. Duket se do e festojnë mirë muajin e pranverës.

2. Ujori

Shumë planetë në Peshk do të thotë që merren shumë me ekonominë dhe të stabilizosh këtë për ta është faza finale e kësaj periudhe sepse pastaj do hyjnë në një periudhë më të rëndësishme planesh,  projektesh, udhëtimesh dhe kontaktesh dhe çështjesh erotike të fuqishme që me hënën e plotë në Peshore do finalizohen në fund të muajit. Ana ekonomike që do favorizohet deri në datën 10 u jep bazën për të lëvizur, trampolinën e mirë për t’u hedhur në pishina, lumenj, dete, çfarë kap uji do t’i ngrejë dhe favorizojë në biznese. Dashuria do jetë një nga pjesët e rëndësishme me hënën e plotë në Peshore dhe këto ndikimet e Afërditës që është e vështirësuar dhe ka probleme deri në datën 10 në Ujor në kundërshtim me Uranin në Dem, do jetë kalimtare për gjërat që do i heqin qafe dhe u jep mundësinë t’i presin me thikë.

1.Dashi

U fillon mbarësia pas datës 10  kështu që deri në datën 10 duhet të kenë kujdes nga prapaskenat, kundërshtarët, punët, aleancat, dashuritë e fshehta por takime të fshehta, të ndryshme e të mira do kenë, por do jenë në prizmin e së fshehtës. Për ata që merren me krijimtari do shkojë mirë. Pas datës 10,  hyn Mërkuri në Dash dhe do promovohen, do lëvizin më shpejt, do komunikojnë, do kenë mendime inteligjente dhe do arrijnë pastaj që me diellin në Dash të kenë marrëveshje të mira. Ekonomia nuk do të jetë e mirë, sherret do jenë deri diku prezente kështu që të ruajnë mirë frymën e tyre duke përjashtuar momente radikale sherresh, përballjesh dhe pasigurie ekonomike. Me hënën e plotë në Peshore në fund të muajit do gjendet një aleat i mirë që t’i stabilizojë.

Pinknews

Angela Martini ‘ngacmon’ ndjekësit me poza nga shtrati

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura shqiptare, e cila vazhdon të komentohet shumë për paraqitjet e saj.

Së fundi, modelja postoi një foto nga shtrati, në të cilën provokoi ndjekësit me pozën provokuese që realizoi para kamerës.

Ajo kishte veshur të brendshme dhe bluzë të zezë, të cilën e ngriti lart, duke treguar barkun e sheshtë.

FOTOT: Angela Martini ‘ngacmon’ ndjekësit me poza nga shtrati

Continue Reading

Pinknews

E pa rezistueshme, Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, shquhet për fotografitë seksi që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar fotografi dhe video, kryesisht me përmbajtje provokuese.

Një gjë të tillë, Vildane e ka bërë edhe në postimin e fundit, ku ka shfaqur trupin duke pozuar në bikini.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe ka pozuar në bikini ngjyrë rozë , ndërsa nuk ka hezituar të vërë në pah të pasmet dhe bakrun e sheshtë.

FOTO: E pa rezistueshme, Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini

 

Continue Reading

Pinknews

Beniada Nishani çmend ndjekësit, pozon me bikini

Modelja Beniada Nishani ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ajo së fundi është shfaqur me rroba banjo duke treguar linjat e saj perfekte

Modelja, ndonëse tashmë është më afër botës së televizionit sesa modelingut, në fotot e saj të fundit ka ndezur “Instagram”-in.

FOTOT: Beniada Nishani çmend ndjekësit, pozon me bikini

 

Continue Reading

Pinknews

Ups! Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzanisë larg Shqipërisë, në Spanjë. Siç shihet dhe nga fotot që aktorja s’ka nguruar të publikojë përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, vëmë re se vogëlushi që po rritet brenda saj i ka dhënë një tjetër nur duke e bërë më të bukur se çka qenë.

E kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga dy vajza mjaft të komentuara në botën e “showbizit”. E kemi fjalën pikërisht për Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn, dy vajzat të cilat dikur ishin shoqe, mirëpo të gjithë e dini si shkuan punët dhe tanimë dhe me të drejtë nuk janë as follow në “Instagram”.

Por, një foto e Oltës ka “bërë bashkë” vajzat të cilat kanë lënë nga një koment ku dhe kanë komplimentuar aktoren.

Continue Reading

Pinknews

“Më fal që nuk erdha”/Egla habitet nga vëllai i saj, nuk i mban dot lotët

Pas debateve, “Big Brother” i bëri një surprizë shumë të bukur Eglës, e cila përjetoi emocione shumë të forta. Aktorja është njohur me të vëllanë përmes lidhjes “Video thirrje”, ku ka pasur rastin të përshëndesë edhe nipin e saj të vogël.

“Më vjen keq që nuk munda të vij të të takoj atje”,
 tha vëllai i banores VIP të Big Brother.

” Nuk dua të përfshihem shumë me lojën. Dua të them dy fjalë, jam mirënjohës që dini të mbroni veten dhe të ruani karakterin dhe identitetin tuaj. Jam krenar për ty. Mbështetje e pafund “, Besmir tha, i prekur, ndërsa i tregoi Eglës nipërit e tij.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING