Aktualitet
I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën
Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e qëndrueshme të nxehti gjatë fundjavës, me temperatura që do të ngjiten ndjeshëm në shumicën e qarqeve të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, e diela do të shënojë kulmin e kësaj vale, ku termometri mund të arrijë deri në 39°C në disa zona të brendshme, duke përfshirë Elbasanin, Beratin dhe Shkodrën. Edhe kryeqyteti pritet të përjetojë temperatura të larta pranë 38°C.
Në qytetet e ultësirës perëndimore dhe zonat bregdetare, përfshirë edhe jugun, temperaturat do të variojnë nga 33 deri në 37°C, duke krijuar kushte të nxehta dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë, zonat malore do të mbeten disi më të freskëta, me vlera që luhaten rreth 29–32°C.
Moti do të dominohet nga diell i plotë dhe intervale të gjata kthjellimesh, me vetëm ndonjë vranësirë të lehtë kalimtare në orët e pasdites në zonat malore, pa reshje shiu.
E nxehta nuk pritet të largohet shpejt. Sipas parashikimeve, temperaturat e larta do të vijojnë edhe në fillim të javës së ardhshme, duke mbetur në nivele ekstreme për stinën, ndërsa netët gjithashtu do të bëhen më të ngrohta, sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare.