Connect with us

Kronike

I shpëtoi atentatit: Ishin dy persona me motor (Dëshmia)

SHKODËR- Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Alban Bruçi që i shpëtoi një natë më parë atentatit në lagjen Rus në Shkodër. Bruçi në Policinë e Shkodrës ka deklaruar se ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në atentat. Sipas dëshmisë së 25-vjeçarit ata kanë qenë me motor dhe i janë afruar pranë makinës, nërsa vetëm njëri prej tyre ka qëlluar më armë zjarri drejt tij.

 

Ai thotë se ka ecur pak metra me makinë dhe pastaj autorët janë larguar. Bruçi nuk ka marrë asnjë plumb dhe më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Sipas dëshmisë, ai pretendon se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2016 është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë një vrasje.
Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi. Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai në polici.
Bruçi është qëlluar mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ka qenë duke lëvizur me një makinë tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur është qëlluar me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

 

Kronike

Sekuestrohen 65 kg kanabis në formë çokollate e fshehur në tunel, dy persona në kërkim

Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni.

Lënda narkotike është gjetur në një tunel në lagjen “Skënderbej” të qytetit. Gjatë operacionit brenda një automjeti tip furgon u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 31.5 kg kanabis në formë bohçeje.

Policia nuk ka konstatuar persona gjatë operacionit, por ka identifikuar dy persona, për të cilët vijon puna për arrestimin.

Continue Reading

Kronike

Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën paraditen e kësaj të shtune në Shëngjin teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Sipas Policisë, Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona që ishin duke punuar me 50-vjeçarin, për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, një tjetër punëtor humbi jetën në Shëngjin. 28-vjeçari Emiljano Frroku, që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat dhe humbi jetën.

Continue Reading

Kronike

Grabiti makinën e turistëve/ Arrestohet 35 vjeçari, sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informcioneve i ndaluari rreth 35 vjec me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë.

Continue Reading

Kronike

Plagosja në Shkodër/ Identifikohet autori i ngjarjes, si nisi sherri mes të rinjve

Policia ka sjell njoftim shtesë për plagosjen pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se autori është një 46-vjeçar banues në Shkodër. Ndërkohë që plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion shtesë Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

Continue Reading

Kronike

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, në pranga skifteri shqiptar

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING