Aktualitet
IKMT prish 17 objekte në lotin II të Unazës së Madhe
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot fazën e re të prishjeve në gjurmën ku
do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës, loti II (Astir). Janë 17 objekte nga 1 deri në tre kate me
funksione të ndryshme, që janë planifikuar për t’u prishur. Një pjesë e tyre janë shpronësuar
sipas ligjeve, ndërkohë që një pjesë është skualifikuar. Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, jane
prishur 150 objekte të madhësive të ndryshme.