Është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Po ashtu sipas disa burimeve, mësohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e tij.

Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës, gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës.

Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë shkarkuar me argumentin e mos-garantimit të rendit dhe vënien në rrezik të jetës së qytetarëve.

Kujtojmë se protesta e djeshme e Berishës nisi në formën e një marshimi nëpër rrugët e Tiranës, ku u hodh molotovë në koshat e plehrave dhe pranë disa bizneseve private, dhe më pas, krejt papritur, një breshëri molotovësh dhe fishekzjarresh u zbrazën në drejtim të vilës së Enver Hoxhës.