Connect with us

Politike

“Inceneratori jo vetëm eliminim i mbetjeve por edhe riciklim”.

Ministri i turizmit Blendi Klsoi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë. Klosi ka theksuar se 3 vjetët e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do ti kalojë bashkisë.


Impianti sipas Klosit do ndihmojë shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmejet energjisë së prodhuar por edhe përpunimi i mbetjeve urbane, që në përgjithësi shkakton ndonjte dhe helmim, këtu do të ndihmojë banorët në vaditje. Siç shikoni inceneratori i Fierit është në përfundim, ai nuk është një fjali dhe as blerja e një paisje por është një vepër e madhe publike që siç ua përmenda kanë përfunduar të gjithë elementët e saj. Ka përfunduar impianti i trajtimit të ujërave të mbetjeve ka përnfunduar të gjithë landfillet jo vetëm ato për mbetjet urbane por edhe për hiret, kanë përfunduar të gjithë veprat publike, ka përfunduar impianti i trajtimit të mbetjeve të riciklueshme dhe siç e shikoni brenda muajit dhjetor që është kontrata 3 vjeçare për të përfunduar, ky impiant përfundon edhe inceneratori që e shikoni atje sonda që po montohen dhe gjithë të tejrat. Brenda 7 viteve që ka jetën ky incenerator për ti kaluar pastaj bashkisë pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vjetët e para janë për të ndërtuar impiantin dhe 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbullar të gjithë mbetjet nga i gjithë qarku në këtë impiant dhe pastaj impianti i kalon përfundimisht bashkisë.
Sic është rasti i Elbasanit ku pas një kohe që ka bashkëjetuar kompania me bashkinë pastaj impianti i kalon bashkisë dhe bashkia fillon ta trajtojë dhe për shumë vite të tjera një sistem që pastron përfundimisht mbetjet urbane në vendin tonë. Qarku i Fierit një qark turistik me shtrirje të madhe një nga qarket turistiket të vendit, dhe siç e shikoni ky impiant ka sjellë risi sa i përket trajtimit ekologjik të të gjithë situatës dhe ndihmon shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmejet energjisë së prodhuar por dhe ujërat që do të trajtohen dhe është krejt ndryshe nga të tjera, uji që del nga ky përpunim i mbetjeve urbane që në përgjithësi shkakton ndojte dhe helmim këtu do të ndihmojë banorët në vaditje, shtoi ai.
Akuzave të PD se inceneratori është korruptiv, Klosi u përgjigjet duke thënë të shikojnë veprën dhe përfitimet që do të sjellë ai në zonë.


Sfida e rradhës në Fier është mënyrë e grumbullimit të mbetjeve urbane, pasi ta kalojë bashkisë do jetë një pikë moderne e grumbullimit të mbetjeve por edhe për prodhim energjie. Impianti është në fazën e tij të fundit dhe e gjithë vepra ka përfunduar. Eshtë një vepër shumë e bukur nga pikëpamje e ndërtimit. Ju i dini problematikat e zonës dhe nefgociatat me banorët, këti kemi zgjehdur një vend të ri që është kthyer në një landfill super modern dhe shumë shpejt do të jetë real dhe i domosdoshëm. Jemi këtu për tu dhënë përgjigje debateve këtu është një vepër e madhe publike e realizuar brenda kontratës me teknologji të avancuara nga kompanitë më të mira, një vepër publike që shumë shpejt do ti kalojë në shërbim bashkive të qarkut. Kur të grumbullohen të gjitha mbetjeet urbane këtu por duke realizuar dhe pika te transferimit nga të gjitha bashkitë sdo të jetë vetëm një impiant që do të ketë incenerim, pra djegie të mbeturinave por para saj do të ketë trajtim për riciklim, nga e cila do përfitojë dhe industria ricikluese”. Me tej kryetari i Baahkise Armando Subashki theksoi: se askush nuk është larguar nga tokat e tij. 10 metra më larg toka është e mbjellë. Madje avujt që do prodhoj impainti mund te perdoren per serra. “Mund ta shikoni vet, fimojeni dhe mos dëgjini çthonë politikanët”, tha Ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Alizoti: Shqiptarët janë bërë “skllevë”, duhet të ishin rrugëve më këtë që ndodhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti se shqiptarët me skandalet që kanë ndodhur do duhet të ishin ngritur të gjithë në protestë.

Duke komentuar dokumentarin e publikuar nga Rai 3, ku ngrihen akuza për korrupsion nga qeveria e kryeministrit Rama, e përfliten edhe të afërm të tij, Alizoti tha se për fat të keq diktatura e 50 viteve e ka kthyer popullin shqiptar në një popull skllav.

Ky popull sipas tij nuk reagon kundër skandaleve të tilla, por në gjithë këtë, sipas Alizotit, fajin e kanë edhe mediat që “i zbukurojnë” skandalet.

“Rai është BBC e Italisë, sa kohë Rai kopsit një emision të tillë, për një njeri i cili ka dy dokumente serioze, që flet për një njeri që është kryesori i Interpolit, që i është dhuruar një tokë nga një supermafioz dhe flet edhe për të afërmin e kryeministrit, vëllain, ky është një skandal shumë i madh. Sado që të interpretojmë ne, sado të gjithë mediat që Rama i ka mbuluar, ky është tmerri i madh i demokracisë, sepse demokracia jeton nga media. Demokracia humb efektin shok, skandali duhet të prodhonte shok te shoqëria, një tmerr, një zemërim, por media e zbukuron, e relativizon, sepse ai është një njeri produkt i mediave.

Ai njeri nuk ka prodhuar në këtë vend as ekonomi, as strategji, asgjë politike, ka prodhuar karagjozllëk gjithë kohën dhe mafie. Shqipëria është në emergjencë serioze që do donte një bisedë thellësisht serioze, nuk do donte teatër. Fatkeqësisht “gjilpëra” që bëri komunizmi për 50 vite bëri një popull skllav. Skllavi armik ka lirinë, sepse i jep përgjegjësi. Se ndryshe njerëzit duhet të ishin në rrugëve me këtë që ndodhi, rasti i bashkisë, në çdo vend anormal njerëzit do ishin në rrugë. Këtu vendi është në emergjencë”,-tha Tomorr Alizoti.

Continue Reading

Politike

Fryma është shuar”, deputeti demokrat i dorëzuar: Opozita e destinuar të dështojë në zgjedhje

Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se për fat të keq opozita është një “mozaik i paplotësuar”.

Sipas tij fakti që opozita është e përçarë, do bëjë që ajo të jetë e destinuar që të humbasë zgjedhjet në 2025.

Sula tha se lëvizjet në kampin opozitarë, ndarjet dhe bashkimet kanë bërë që votuesit e Partisë Demokratike të përçahen, gjë që mund të reflektohet edhe me votë.

“Fatkeqësisht sot si zoti Berisha, Basha, Meta apo të tjerë, nuk po arrijnë të kuptojnë se kështu siç janë të copëzuar, janë të shkatërruar dhe të destinuar të dështojnë.

Bashkimi i Metës me Berishën nuk mjafton. U bë gjë e mirë, por kjo ngeli në tentativë. Po të shikosh, lart sikur është bërë bashkimi, por poshtë është e ndarë në katërsh jo në dysh. Fryma duket se është shuar”,-tha Sula.
Continue Reading

Politike

Lorenc Vangjeli-deputetëve të PD: Ju jeni si ai prezervativi, që hyn e del, por punën e bën ai miku…

Të ftuar dje në “Top Story” kanë Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi dhe Lorenc Vangjeli. Të tre ata janë përfshirë në një debat, ku nuk kanë munguar as fjalët banale.

Vangjeli kundër Boçit dhe Gjekmarkaj shprehet se janë “si ato zhardhokët që e ngre pataten sipër dhe gjethet poshtë”, ndërsa Gjekmarkaj e konsideroi fjalorin e Vangjelit si “një nevojtore dhe të rëndomtë.

Gjekmarkaj: Mos e përdor gojën si nevojtore or burrë! Se je djalë i kultivuar.

Vangjeli: Këta thonë jemi në politikë sepse kanë një biletë për të hyrë në parlament. E thonë ne hyjmë në tempull, por në tempull hyn dhe del edhe prezervativi.

Gjekmarkaj: Çfarë i ke këto hartime o burri i dheut, janë hartime të rëndomta, qesharake.

Vangjeli: Por nuk thotë njeri që punën e bën ai (jo prezervativi), është tjetri ai që duartrokitet.

Boçi: Këto kërkoja atyre që mbron ti, aty kërkoi ato prezervativët dhe gjërat e tjera.

Vangjeli: Unë më normale mbroj bindjet e mia.

Boçi: Jo nuk the bindjet e mia, the tek kravata dhe xhaketa ime. Ti kesh sa më të mira, asaj i shërben ti. Ne jemi përtej kravatës dhe xhaketës.

Vangjeli: Por nuk mundeni mor nuk mundeni!

Boçi: Nuk e përcakton dot ti o Lorenc.

Vangjeli: Ju jeni si ato bimët, ato zhardhokët që e ngrë pataten sipër dhe gjethet poshtë.

Continue Reading

Politike

‘I vetmi që e ka shitur Metën është Berisha, kur ta kuptojë do jetë vonë’

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha.

Kulluri tha se Meta tregon se është në gjendje pasigurie dhe paranoje saqë i sulmon të gjithë, edhe gruan e tij.

“Mesazhi nuk është pse më dënoni mua, është pse nuk dënoni tjetrin. Koalicionin kundër SPAK e shoh të pashpresë. Çfarëdo retorikë të përdori Rama, Meta apo Berisha. Nuk ka mundësi që ta rrëzojnë SPAK me ligj.

Për sa kohë shoh dhe vendosmëri nga SPAK dhe ndërkombëtarët. Pavarësisht se u votua, po edhe socialistët nuk e kuptuan që bënë një reformë për të futur veten në burg. Për PS djegia e mandateve dhe zgjedhjet e 2019 krijuan iluzionin se ata do ishin përjetë në pushtet.

Meta më zërin e ngritur nuk tregon siguri, është pasiguri. Për marrëdhënien me ligjin dhe çështjet që po hetohet. E qartë se ky agresivitet është me shkak konkret dhe arsye konkrete. Nuk mbrohesh dot me retorika.

Shteti përfaqëson dhunën legjitime në shoqëri. Ka një problem, kur 74% e miraton punën  e SPAK, asnjë politikan nuk ka shans për t’i dalë kundër vullnetit të shqiptarëve. Dhunën nuk e ka një parti e ka shteti.

Zoti Meta ka punë të tjera për të bërë nuk ka punë të merret me Bashën. Është pjesë e paranojës së përgjithshme që e ka kapur. Edhe akuzat ndaj bashkëshortes dhe kryesisë së partisë së tij. I akuzon të gjithë përveç Berishës. Në fakt ai që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj ai do jetë vonë”, tha Kulluri.
Continue Reading

Politike

Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço  e cilëson SPAK një krijesë e një procesi të deformuar.

“Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-se, SPAK”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për jnë gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama , i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING