Connect with us

Bota

Irani ka raketa të afta për të goditur Evropën, mund të arrijë dhe Amerikën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani ka raketa që mund të godasin Europën dhe paralajmëroi se së shpejti mund të arrijë SHBA-në.

Sipas tij, Irani është mbështetës i terrorizmit dhe pretendoi se regjimi ka vrarë 32 mijë protestues.

Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se po vriten 25 mijë ushtarë çdo muaj dhe shtoi se po punohet që këtij konflikti t’i jepet fund.

Trump përmendi edhe Venezuelën, ku nënvizoi se SHBA tashmë ka marrë 80 milionë fuçi naftë nga vendi amerikano-latin.

‘Janë njerëz të tmerrshëm, vranë 32 mijë protestues’, Trump në Kongres: Nuk do lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore

1772003697_donald.jpgNë fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e cilësoi Iranin si shtet që mbështet terrorizmin.Sipas Trump, Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore dhe shtoi se regjimi vrau 32 mijë protestues.

“Nuk do të lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore Ata janë njerëz të tmerrshëm, ata vranë 32,000 protestues. Tani po negociojmë; ata duan një marrëveshje, por nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore”, tha ai.

‘Po vdesin 25 mijë ushtarë çdo muaj’, Trump: Po punojmë shumë për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
1772002354_donaldtrump.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti Donald Trump përmendi shkurt luftën në Ukrainë gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit, në Kongresin Amerikan.

Gjatë fjalimit të tij, Trump tha se i ka dhënë fund tetë luftërave që kur mori detyrën.

“Po punojmë shumë për t’i dhënë fund luftës së nëntë, vrasjeve dhe masakrave midis Rusisë dhe Ukrainës, ku vdesin 25,000 ushtarë çdo muaj. Mendoni për këtë, 25,000 ushtarë vdesin çdo muaj. Një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha ai.

Trump, fjalim në Kongres: Kemi marrë më shumë se 80 milionë fuçi naftë nga Venezuela
1772001977_donaldtrump.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë “më shumë se 80 milionë fuçi naftë” nga Venezuela, më pak se dy muaj pasi SHBA-të kapën udhëheqësin Nicolás Maduro .

“Prodhimi amerikan i naftës është rritur me më shumë se 600 mijë fuçi në ditë dhe sapo morëm nga miku dhe partneri ynë i ri, Venezuela, më shumë se 80 milionë fuçi naftë”, tha presidenti.

“Prodhimi amerikan i gazit natyror është në nivelin më të lartë historik”, shtoi ai.

Advertisement