Connect with us

Bota

Jemi përtej gjysmës së rrugës/ Netanyahu shmang një datë të saktë të përfundimi të luftës

Kryeministri izraelit Netanyahu tha se lufta me Iranin është “përtej gjysmës së rrugës”, por ai shmangu dhënien e një date të saktë të përfundimit të luftës.

“Jemi përtej gjysmës së rrugës për sa i përket suksesit të misionit”, tha Netanyahu, duke shtuar se fokusi aktual i IDF-së është shkatërrimi i aftësive bërthamore të mbetura të regjimit iranian.

Netanyahu theksoi gjithashtu se regjimi ne Iran ishte në gjendje të sulmonte bazën Diego Garcia në Oqeanin Indian, duke qenë kjo ishte goditja më e largët e  Iranit dhe një demonstrim se raketat e tyre mund të arrinin pothuajse çdo vend në rajon, përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.

Netanyahu tha gjithashtu se ky sulm ndaj Diego Garcias duhet të përfaqësojë një “thirrje zgjimi” për Perëndimin, i cili, sipas tij, e ka injoruar kërcënimin iranian për një kohë të gjatë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se një zgjidhje afatgjatë për krizën në Ngushticën e Hormuzit do të përfshinte ndërtimin e tubacioneve që do të transportonin naftën dhe gazin e shteteve të Gjirit, në Mesdhe.

“Zgjidhjet afatgjata përfshijnë ridrejtimin e tubacioneve të energjisë drejt perëndimit, përmes Arabisë Saudite deri në Detin e Kuq dhe Mesdhe, duke anashkaluar pikën e pengesës gjeografike të Iranit”, shpjegoi Netanyahu në një intervistë me median konservatore amerikane Newsmax.

Aktualisht, Ngushtica është një nga pikat kryesore të ngërçit në tregun e energjisë, me 20% të eksporteve globale të naftës që kalojnë nëpër të.

Ndërsa Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani kanë ujëra territoriale në Ngushticë, prania e Iranit në anën tjetër të Hormuzit e ka bërë atë të prekshëm, me regjimin islamik që ka aftësitë për të kërcënuar tregjet globale të energjisë duke sulmuar anijet që kalojnë nëpër Ngushticë.

Kjo ka qenë strategjia kryesore e Iranit gjatë luftës aktuale, së bashku me sulmet e tij me raketa drejt Izraelit dhe Shteteve të Gjirit. Netanyahu vuri në dukje se, ndërsa një zgjidhje ushtarake mund të ofrojë stabilitet afatshkurtër, një marrëveshje që eliminon rëndësinë strategjike të Ngushticës mund të jetë rruga më e mirë afatgjatë.

 

 

Advertisement