Connect with us

Bota

Joe Biden letër shqiptarëve: Shekulli 21, do jetë Shekull Amerikan

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i është drejtuar me një letër kreut të shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e “Ditës së Falënderimeve, edhe pse në shumicën e mediave është raportuar se Letra i është drejtuar Shoqatës vetë zoti Rexhepi, me anë të një postimi në Facebook sqaron se letra është personale.

“Miq mendoj që është i nevojshëm një sqarim i vogël, letra që më ka ardhur nga Presidenti  i zgjedhur  Biden dhe letrat e shumta nga senatorët e Kongresistët janë të adresuara në emrin tim për veprimet individuale e jo në cilësinë e kryetarit të shoqatës siç e kanë transmetuar shumë media” tha Rexhepi.

Në letrën e dërguar Biden thekson se presidenti i ri amerikan është i bindur se të gjithë së bashku do ja dalin.

“Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.”, thuhet në letrën e Bidenit.

Kryetari Rexhepi ka thënë se ka marrë më shumë se 50 letra nga kongresistë e senator amerikanë në “Ditën e Falënderimeve”.

Letra e plotë e Joe Biden:

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *