Connect with us

Bota

Kalonte emigrantët me gomone drejt Britanisë, policia në kërkim të ‘Akrepit’

Policia britanike dhe belge po ndjek një trafikant të qenieve njerëzore, i cili dyshohet se drejtonte një grup të krimit të organizuar që kishte kontrabanduar më shumë se njëqind emigrantë në Britani.

Shtetasi 36 vjeçar, Barzan Kamal Majeed, njihej ndryshe edhe me nofkën ‘Akrepi’, ndërkohë që ende është në arrati, shkruan Daily Mail.

Ai u dënua në mungesë muajin e kaluar me 10 vite burg, nën akuzën e kontrabandës së qenieve njerëzore.  Majeed, me origjinë nga Nottingham, u gjobit gjithashtu me shumën 968,000 Euro ose thënë ndryshe 849,000 paund.

36-vjeçari është kreu i një grupi të krimit të organizuar që tentoi të kontrabandonte emigrantët në Britaninë e Madhe me varka të vogla dhe kamionë. Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po punojnë me oficerët në Belgjikë për të gjurmuar Majeed dhe kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.

Advertisement

TRENDING