Connect with us

Kosova

‘Kanë nisur hetimet’/ Digjet makina me targa serbe në veri të Mitrovicës

Një makinë me targa serbe është gjetur e djegur në veri të Mitrovicës. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas njoftimit nga policia, ngjarja ka ndodhur sot pas orës 02:30 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve. Elshani theksoi se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.

Hetimet janë duke u zhvilluar, teksa dyshohet për “zjarrvënie”.

Kosova

Presidenti që mbron kriminelët e luftës, Mediat austriake: Lidhja mes Vuçiçit dhe gjenocidit në Srebrenicë

“Asnjë burrë shteti nuk u përpoq aq shumë të pengonte miratimin e Rezolutës për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sa presidenti serb Aleksander Vuçic. Dikush mund të thotë se kjo është normale sepse autorët e gjenocidit, si Vuçic, janë anëtarë të të njëjtit popull. Megjithatë, ka një lidhje mes tij personalisht dhe asaj që u krye në korrik 1995 në zonën e mbrojtur të OKB-së të Srebrenicës” – keshtu shkruajnë profesorët Jasmin Medic dhe Emir Kahrimanovic në analizën e tyre për Kurierin Austriak.

Në korrik 1995, ndërsa ekzekutimi masiv i civilëve boshnjakë po ndodhte në Bosnjën lindore, 25-vjeçari Vuçic, në atë kohë anëtar i Partisë Radikale Serbe ultra-nacionaliste (SRS) në parlamentin serb, i dërgoi një mesazh komuniteti ndërkombëtar: Nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë.

Ai ishte një nga udhëheqësit më të shquar, i cili haptazi avokoi për krijimin e Serbisë së Madhe, e cila do të përfshinte, përveç Serbisë dhe Kosovës, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe pjesë të Kroacisë. Partia e tij radikale mbështeti hapur kriminelët e luftës të dënuar më vonë, madje mohoi dhe lavdëroi krimet kundër civilëve boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë. Ndërkohë, gjykata e krimeve të luftës në Hagë lëshoi një sërë aktakuzash kundër kriminelëve të dyshuar të luftës, duke përfshirë Radovan Karaxhiqin (atëherë president i Republikës Srpska) dhe Ratko Mlladiç (komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska). Për të treguar besnikërinë ndaj të dyve, në vitin 2007, Vuçiq ngjiti postera me mbishkrimin “Bulevar Ratko Mlladić” në ndërtesën e stacionit televiziv liberal B-92. Menjëherë pas kësaj ai në Kuvendin e Serbisë deklaroi: “Çdo shtëpi e të gjithë familjes Vuçic, dhe ne nuk jemi një familje e vogël, do ta ketë një derë të hapur për gjeneralin – dhe tregoi një poster ku shkruhej: “Shtëpi e sigurt për Ratko Mlladic”.

Megjithëse ai ka kaluar në një parti më të moderuar nacionaliste, në thelb është ende i njëjtë me atë që ishte në vitet 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000. Ai është vetëm i vetëdijshëm se është më e zgjuar të gjesh një ekuilibër midis Lindjes dhe Perëndimit sesa narrativa tradicionale ultra-nacionaliste. Vuçici i sotëm nuk mund të performojë më me shpalljen e një shtëpie të sigurt, por është i shkathët në luftën për t’i paraqitur ngjarjet në Srebrenicë në një mënyrë që nuk është në përputhje me të vërtetën dhe gjenocidin e provuar. Prandaj, është në interesin e tij, në bashkëpunim me shtetet autokratike si Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Siria, të pengojë miratimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Braktisja ose mos miratimi i rezolutës do të nënkuptonte një humbje tjetër në luftën kulturore globale midis shteteve ekonomikisht dinamike, por autokratike dhe botës së lirë. Së fundi, debati aktual është gjithashtu një simptomë e klimës politike në Serbi, e cila ende sundohet nga një kastë politike autokratike për sa i përket udhëheqjes së saj nacionaliste në vitet e përgjakshme të 90-ta” – thuhet ne shkrimin e Kurierit Austriak.

 

Continue Reading

Kosova

Daniel Serwer me propozim të ri për Asociacionin, shpreh keqardhje ndaj tri vendeve evropiane

Të premten e kaluar është mbajtur takimi i Komitetit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë takim nuk ishte përfshirë kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Gjermania, Franca dhe Italia, përmes një letre kanë deklaruar se duan hapa konkretë për asociacion, sepse pa to nuk do të ketë anëtarësim në KIE.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar takimin e Komitetit dhe letrën e tri shteteve she sipas tij, Kosova ka pasur më shumë pengesa se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në intervistë, profesori ka folur edhe rreth draft asociacionit që do të dorëzohet nga Qeveria në fund të muajit, ku sipas tij, amerikanët duhet të detyrohen të nënshkruajnë një dokument zyrtar që garanton se nuk do të ketë një nivel tjetër qeverisje në Kosovë.

Serwer ka folur edhe rreth marrëdhënieve të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve si dhe zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Mendoj se letra nga Gjermania, Franca dhe Italia ishte për të ardhur keq. Ata po i premtojnë Serbisë Asociacionin pa asnjë çmim për Kosovën, një gjë që është e përcaktuar qartë në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013” – deklaroi Serwer duke shtuar se Amerikanët kanë thënë se kundërshtojnë çdo nivel të ri të qeverisjes në Kosovë dhe se ai nese do ishte ne krye te qeverise ne Prishtine do ti detyronte at ate nenshkruanin një dokument zyrtar që do garantonte se nuk do të ndodhë.

Continue Reading

Kosova

Në Amerikë, Vuçiç luan rolin e tij të preferuar – Viktimën

“Luften e tij ndaj projekt-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, presidenti serb po e përdor duke aktruar, si një nga aftësitë e tij më të këqija” –  Kështu e nis shkrimin e tij në Al Jazeera gazetari serb Goran Mishiç.

Pas lobimeve intensive në mbarë botën, diplomacia serbe, e mishëruar në presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçic, më në fund u rikthye në terrenin kryesor, në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku një deklaratë për Projekt-Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë është planifikuar për t’u paraqitur më 23 maj në Asamblenë e Përgjithshme nga sponsorët Gjermania dhe Ruanda.

“Fakti më i rëndësishëm eshte që Vuçic po përpiqet ta luajë rolin e tij më të preferuar – rolin e viktimës, por ka rënë në radar për herën e njëqindtë” –  ka shkruan Mishic, sipas te cilit ne fakt, këtu nuk ka asgjë të re.

“Është një model që në psikologji quhet sjellja e viktimës dhe ka ekzistuar në kulturën bashkëkohore që kur doli nga veza heroi i vogël i animuar Calimero, i cili çdo herë thërret: kjo është padrejtësi, dhe fiton simpatinë e publikut. Vuçic është shumë më joserioz, sepse roli i viktimës është më shumë rezultat i një shkëmbimi marketingu të tezave dhe jo fakteve, të cilat në një një numër të madh të rasteve nuk janë në anën e tij. Në mënyrë të ngjashme, rastin e Srebrenicës, një qytet i vogël në Bosnjën lindore që u shndërrua gjatë luftës ne fushen e krimeve te luftes, Vuçic dëshiron ta shndërrojë në promovimin e tij “si pjesëtar i popujve më të vuajtur në Europë”, dhe jo siç përcaktohet nga vendimet e gjykatave të Hagës për krime lufte. Vuçicit i pëlqen thjesht të luajë viktimën dhe liderin e të gjithë serbëve” – ka shkruar gazetari serb.

Sipas tij, për Vuçiqin, është e rëndësishme te ngrejë temperaturën, të krijojë dramë dhe te forcojë frikën me përdorimin maksimal të frazës “nëse faktet nuk ju përshtaten, aq më keq për faktet”.

Continue Reading

Kosova

Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet

Themeluesja e Fondacionit për të Drejtën Humanitare, aktivistja Natasha Kandiç ka thënë se Serbia nuk ka asnjë arsye të mos e pranoj Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe k bërë thirrje që të mos glorifikohen kriminelët. Ajo gjithashtu ka theksuar se asnjë nga agresorët e sulmit në Banjskë nuk është arrestuar.

“Sinqerisht nuk ka asnjë arsye që Serbia të mos e pranoj rezolutën për gjenocid dhe që të mos e respektoj Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit ndaj Viktimave. E tëra, do të thosha, është vendim politik që nuk është shumë racional. Unë shpresoj që një ditë pushtetarë të tjerë në Serbi do kenë mendim krejt ndryshe, do ta respektojnë këtë ditë dhe do ta pranojnë si diçka të rëndësishme, meqë diçka e rëndë ka ndodhur. Kjo do të duhej të shënohej, të kujtohet, në mënyrë që asnjëherë më të mos përsëritet. Unë nuk e shoh asnjë arsye të vetme që kjo ditë të mos pranohet edhe nga qeveritarët aktual në Serbi, pasi që janë marrë vendime të shumta penale që dëshmojnë bazuar në dëshmi të numërta, fakte të konfirmuara, se në Srebrenicë është kryer gjenocidi në korrik të vitit 1995. Këto janë fakte gjyqësore që duhet respektuar.“- ka deklaruar Kandiç duke shtuar se Qytetarët duhet të kërkojnë nga politikanët pjekuri pasi kemi akte dhe veprime të përditshme armiqësore.

“Në lidhje me Kosovën, problemi qëndron tek fakti se Serbia, bazuar në faktet e Hagës nuk po ngre aktakuza ndaj atyre që janë përgjegjës. Por, që Kosova të filloj ndonjë proces, nuk ka hapësirë. Zgjidhja e vetme është që të vendoset bashkëpunimi i institucioneve të drejtësisë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të marrin fund veprimet e njëanshme juridike që askujt nuk i sjellin të mirë, por që përmes bashkëpunimit, sa ende ka kohë dhe dëshmitarë, veçanërisht në Serbi të fillojnë proceduat kundër numrit të theksuar të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë, që ishin në pozita të larta gjatë luftës, veçanërisht gjatë 78 ditëve kur forcat serbe po shfrytëzonin bombardimet e NATO-s për të kryer krime lufte”- theksoi Kandiç dukr shtuar se ende Banjska nuk është sqaruar… “Do duhet të ketë proces gjyqësor ndaj përgjegjësve, pasi askush lidhur me ngjarjen nuk është arrestuar, nuk ka aktakuza. Nga pala serbe ka vetëm heshtje, por as bashkësia ndërkombëtare, në fakt Bashkimi Evropian nuk po e flet për këtë çështje.”- potencoi Kandiç.

Continue Reading

Kosova

Pakti i pandershëm SHBA-Gjermani-Serbi në kurriz të Kosovës

Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ato mbështesin draft-statutin e propozuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Javë më parë, Kurti i ishte drejtuar liderëve të këtyre tre vendeve me një letër, duke sqaruar pse Qeveria e Kosovës nuk mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese atë draft-statut dhe kishte propozuar ta shkruajë një të ri me kryetarët e tanishëm të komunave me shumicë serbe.

Çështja e Asociacionit arriti të ndikoje edhe në agjendën e KiE-së duke mos u lejuar Kosova të vazhdoje procesin dhe duke kushtëzuar me Asociacion.

E në lidhje me këtë temë ka folur profesori universitar Dr. Enver Bytyçi.

Ai tha se kushtëzimi i Kosovës me krijimin e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë për pranim në Këshillin e Evropës ishte një mëkat dhe një ngjarje e hidhur, e padrejtë. Profesori theksoi që ajo që zhgënjeu më shumë në këtë mes është qëndrimi i SHBA dhe Gjermanisë.

“Kushtëzimi i Kosovës me krijimin e ansociacionit për pranim në Këshillin e Evropës ishte një mëkat dhe një ngjarje e hidhur, e padrejtë, jo produktive dhe e shëmtuar. Fatkeqësisht këtë kushtëzim e reklamuan tri vende perëndimore, të cilat jo vetëm e kanë njohur shtetin e Kosovës, por edhe betohen çdo ditë se do të punojnë për formësimin e plotë të saj. Ajo që zhgënjen më shumë lidhet me faktin se këtij kushtëzimi iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Franca është e njohur për qëndrimet e saj pro Serbisë. Për mua nuk ka rëndësi shumë arsyeja pse këto shtete penguan anëtarësimin e Kosovës, se është ose jo Serbia lobuese te ato për te realizuar politikën e saj të bllokimit. Që Serbia është kundër Kosovës, kundër pavarësisë dhe shtetësisë së saj, kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kjo është e njohur tashmë.

Serbia kurrë nuk do të pajtohet me Kosovën shtet Sovran e të pavarur, edhe nëse bisedimet zgjasin 100 vjet” u shpreh Bytyci, sipas te cilit janë çuditshme veprimet e ndërkombëtarëve dhe sipas tij, ato mbetet enigma, duke mos kuptuar qasjen që të njëjtat kanë me Serbinë.

“Ajo që më trishton ka të bëjë me faktin se ndërsa Kosova e Serbia kanë pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, e cila detyron Serbinë të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, janë vetë sponsorët e asaj marrëveshje që pengojnë Kosovën në këtë rrugëtim. Janë Gjermania dhe Franca ato që me bekimin e SHBA-ve hartuan Marrëveshjen e Brukselit, të cilën Kurti dhe Vuçiq e pranuan në shkurt 2023. Pranuan gjithashtu sekuencimin e zbatimit të saj në mars të atij viti. Tani janë këto vende, të cilat shkelin një marrëveshje, të cilën vetë e hartuan dhe e imponuan.

Pse po e bëjnë këtë? Sepse duan që t’i japin akses Serbisë të jetë e pranishme në Kosovë. Kjo si kusht që ajo “të afrohet me Perëndimin”! Por në fakt kjo nuk do të ndodhë, edhe nëse Perëndimi ia jep krejt Kosovën Serbisë. Pakti Perëndim-Serbi jo vetëm që është i pandershëm, por edhe jo produktiv, jo realist, jo i zbatueshëm. Aleksandër Vuçic e konfirmoi këtë që po them, kur krijoi qeverinë e re me të gjithë anëtarët e kabinetit besnikë të deklaruar të Moskës. Vetë bën sikur është besnik i Kinës” – deklaroi Butuci

Sipas profesorit Perëndimi ka filluar ta mbështes Vuçicin, në vend qe të merret me padrejtësitë e tij. Ai gjithashtu u shpreh skeptik për vëmendjen e duhur ndaj Kosovës në procesin e dialogut…………………

Continue Reading
Advertisement

TRENDING