Connect with us

Shendeti

KATËR TEKNOLOGJITË E REJA QË DO TË NDRYSHOJNË TRAJTIMIN E KANCERIT

Përqasjet e reja për zbutjen e sistemit imunitar në luftën kundër kancerit janë duke na sjell më afër një të ardhmeje kur kanceri do të jetë një sëmundje e kurueshme. Vaksinat e personalizuara, terapia e qelizave, editimi gjenentik dhe trajtimi i mikro-organizmave në një mjedis të veçantë janë katër teknologjitë që do të ndryshojnë mënyrën se si trajtohet kanceri sot.

Kurimi i kancerit sigurisht që është një nga sfidat më të mëdha të shekullit të 21-të. Dijet tona mbi kancerin janë përmirësuar jashtëzakonisht shumë në dy dekadat e fundit. Kjo ka treguar një variueshmëri të madhe që mund të gjendet ndërmjet jo vetëm llojeve të ndryshme të kancerit, por gjithashtu edhe ndërmjet pacientëve me të njëjtin lloj kanceri. Tashmë është gjithënjë edhe më shumë e dukshme se nuk do të ketë vetëm ‘një kurë të vetme’. Por, çdo pacient do të trajtohet në përputhje me nevojat e tyre specifike. Megjithatë, që një mjekësi e personalizuar të bëhet realitet, ka ende nevojë për një gamë të mjaftueshme terapish për të mbuluar të gjithë spektrin e kancerit.

Vitet e fundit, ka pasur një valë të madhe teknologjish të reja që synojnë për të ndihmuar sistemin imunitar në identifikimin dhe sulmin ndaj tumoreve, një fushë e njohur si imuneo-onkologji. Këto teknologji mund të bëjnë një dallim të madh në mënyrën se si trajtohet kanceri, duke na sjellë edhe më afër mundësive tona për t’a kuruar këtë sëmundje.

PERSONALIZIMI I VAKSINAVE TË KANCERIT

Kanceri shkaktohet nga mutacioni gjenentik që i transformon qelizat e shëndetshme në qeliza tumoriale. Këto mutacione janë shpesh në qendër të terapive të reja të kancerit; megjithatë, ato mund të jenë shumë të ndryshme për çdo tumor individual.

Mutacionet janë të rastësishme. Nëse shikoni tumorin e një pacienti dhe t’a krahasoni me atë të një pacienti tjetër, nuk ka të ngjarë që ato të përputhen,” thotë Sean Marett, nga CBO dhe CCO, një kompani gjermane mbi imoneo-onkologjinë të quajtur ‘BioNTech’. ‘BioNTech’ është duke zhvilluar vaksina terapeutike që krijohen nga çdo tumor individual. “Çdo pacient merr një produkt të krijuar tërësisht për ta,” thotë Marett.

Duke krahasuar sekuencat e ADN-së së tumorit dhe të qelizave të shëndetshme, kompania mund të identifikojë mutacionet e shumëfishta të kancerit dhe të përzgjedhë ato qeliza që ka më shumë të ngjarë që të provokojnë një reagim më të fortë nga sistemi imunitar. Vaksinat jipen në formën e një mesazheri RNA, një molekulë që i jep qelizave udhëzimet për të krijuar një proteinë të caktuar, në këtë rast, një antigjen kanceri që e pajis sistemin imunitar kundër tumorit.

Ndryshe nga editimi gjenetik, vaksinat nuk editojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ADN-në njerëzore, por ato thjesht sigurojnë mesazhin. Një avantazh tjetër është që prodhimi i mesazherit RNA është më i lirë sesa teknologjitë e reja të kancerit të tilla si terapia e qelizave.

Rezultatet nga testimet e hershme klinike kanë rezultuar premtuese për vaksinat e personalizuara të ‘BioNTech’, të cilat po zhvillohen në bashkëpunim me ‘Genentech’. Marett pret kjo teknologji do të jetë gati për të hyrë në treg në fillim të viteve 2020.

Megjithatë, kompania duhet ende të ndërtojë një sistem që mund të prodhojë bindshëm një produkt të ndryshëm çdo herë. Këto vaksina të personalizuara mund të jenë veçanërisht të dobishme për disa lloje kanceri që shpesh mbajnë me vete një numër të lartë mutacionesh, të tilla si kanceri në mushkri dhe në zorrë. Për kancere me ngarkesa më të ulta në mutacione, si kanceri në vezore ose ai i prostatës, teknologji të tjera, të tilla si terapia CAR-T, mund të jenë më të përshtatshme për këta pacientë.

SI TA BËJMË QË TI UDHËHEQIM QELIZAT IMUNE QË TË SULMOJNË

Në vitin 2018, ne pamë për herë të parë terapinë e qelizave për kancerin. Teknologjia, e quajtur terapia e qelizave CAR-T, konsiston në marrjen e qelizave imune T nga pacienti dhe projektimi i tyre gjenetik për të targetuar një antigjen specifik të kancerit.

“CAR-T është duke ndryshuar paradigmën e trajtimit të kancerit duke krijuar trajtime të targetuara që janë specifike ndaj qelizave të kancerit,” thotë Christian Homsy, Drejtor Ekzekutiv i Bordit të ‘Celyad’, një zhvillues belg i CAR-T. “Qëllimi jonë është që të zhvillojmë një trajtim të saktë dhe të targetuar që të mund të eleminojë sëmundjen, ndërkohë që indet e shëndetshme janë duke u shpërndarë, dhe duke bërë këtë, të përmirësojë jetën e pacientit.”

Në të vërtetë, testimet klinike të CAR-T kanë treguar rezultate mbreslënëse tek pacientët që rikthehen dhe që i kanë ezauruar të gjitha opsionet e tjera të trajtimit.

Teknologjia është deri tani e disponueshme për trajtimin e disa formave të rralla të kancerit të gjakut. Disa lojtarë janë duke zhvilluar një gjeneratë të re trajtimi CAR-T që mund të targetojë një gamë më të gjërë kanceresh.

Midis këtyre lojtarëve është ‘Celyad’. Kompania projekton qeliza T për të mbajtur një molekulë, të huazuar nga një lloj tjetër qelizash imune të quajtuar qelizat natyrale vrasëse, me kapacitetin për të targetuar 80% të qelizave kancerogjene.

“Përqasja CAR-T e ‘Celyad’ shfrytëzon dallimet molukelare ndërmjet qelizave kancerogjene dhe atyre të shëndetshme, veçanërisht të atyre që shkaktojnë sëmundjen. Këto përqasje të targetuara me shumë shpresë do të çojnë në trajtime më të tolerueshme, me efikasitet më të lartë dhe për të kuruar rastet e kancereve, veçanërisht për pacientët me opsione të kufizuara trajtimi,” thotë Homsy.

Një çështje tjetër me teknologjinë është çmimi i tij gjashtëshifror. Pjesë e këtij arsyetimi është që terapia duhet të prodhohet individualisht duke përdorur qelizat e çdo pacienti. Disa kompani janë duke zhvilluar versionet që mund të merren nga një donator me një proces më të thjeshtëzuar prodhimi. ‘Celyad’ dhe kompania franceze ‘Cellectis’, ndër të parat që do të kryejnë testet klinike të këtyre qelizave, bëjnë pjesë në këtë grup.

Këto gjenerata të reja dhe të përmirësuara të terapisë së qelizave CAR-T janë premtuese. Megjithatë, ato janë ende në fazat e hershme të testimeve klinike dhe do të duhen edhe disa vite deri sa ato të arrijnë tregun.

BËRJA E TEKNOLOGJISË SË TRAJTIMIT TË KANCERIT MË TË SAKTË

‘CRISPR/Cas9’ kanë ndryshuar fushën e editimit të gjeneve duke e bërë atë shumë më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të modifikuar sekuencën e ADN-së me një saktësi më të lartë. Një nga aplikimet e para mjekësore të kësaj teknologjie mund të jetë lidhur me kancerin.

Në Kinë, shkencëtarët janë duke përdorur editimin e gjeneve ‘CRISPR’ për të hequr një gen nga qelizat imune T të cilat shkodojnë një proteinë të quajtur ‘PD-‘1 që qelizat e tumorit mund t’a përdorin për të shmangur sulmin imun. Një testim tjetër me një përqasje të ngjashme është aktualisht duke u kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, teknologjia ‘CRISPR’ mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar terapitë e kancerit të tilla si CAR-T.

Kjo teknologji është ende në fazat e hershme, dhe ka shqetësime lidhur me efektet e përgjithshme të përdorimit të ‘CRISPR’ tek njerëzit nuk janë ende tërësisht të kuptueshme. Por, nëse këto shqetësime do të adresohen me sukses, potenciali për kancerin është i madh.

NË NJË EKIP ME MIKROBET

Në dekadën e fundit, kërkuesit kanë zbuluar që mikrobioma – koleksioni i mikro-organizmave që jetojnë në trupin tonë – luan një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të shëndetit tonë, duke përfshirë edhe kancerin.

“Elementë të mikrobiomës luajnë një rol në frenimin e sistemit imunitar tek kanceri,” thotë Christophe Bonny nga ‘Enterome’, një kompani franceze që zhvillon medikamente bazuar në shkencën e mikrobiomës.

“Terapitë tona novatore bazohen në dijet tona të ndërveprimt ndërmjet sistemit imunitar dhe mikrobiomës,” shpejgon ai. “Ne e dimë që, qelizat kancerogjene janë shpesh të padukshme ndaj sistemit imunitar. Ne gjithashtu e dimë se, brenda mikrobiomës ka peptide që imitojnë antigjenet në sipërfaqe të tumoreve. Këto mund të përdoren për t’a bërë tumorin të dukshëm ndaj sistemit tonë imunitar.”

‘Enterome’ ka krijuar një vaksinë kanceri që bazohet në këto molekula që imitojnë tumoret, që të gjenerojnë një përgjigje të fortë të sistemit imunitar kundër tumorit. Qëllimi është riaktivizimi i sistemit imunitar dhe bërjes së tumoreve të dukshme ndaj formave të tjera të terapive të kancerit.

DREJT NJË TË ARDHMEJE MË TË NDRITUR

Avancimet në fronte të shumta janë duke e berë kancerin gjithnjë edhe më shumë një sëmundje të menaxhueshme.

Me më shumë opsione të disponueshme, pacientët do të jenë në gjendje që të marrin terapi specifike ndaj nevojave të tyre. “Sot çdo ditë ai po bëhet gjithnjë edhe më shumë i personalizuar,” thotë Marett. “Me trajtimet e kancerit, informacioni i gjeneve mbi tumorin është duke u bërë gjithnjë edhe më shumë i disponueshëm teksa kosto e sekuencave vazhdon të bjerë. Ne mund të presim një të ardhme ku do të kemi më shumë trajtime të sakta bazuar në sistemin gjenetik të pacientit.”

Ai beson se, kjo do të ndryshojë thellësisht mënyrën se si operojnë kompanitë në onkologji; “Një farmaci nuk do të shesë më vetëtableta nga rafti. Ne do të mund të shpërndajmë një trajtim specifik vetëm për pacientin.” Me këto trajtime që do të ofrohen më shumë si shërbime, sesa si produkte, Marett pret që marrëdhënia ndërmjet prodhuesve të ilaçeve dhe pacientëve do të ndryshojë, duke u bërë edhe më e ngushtë.

Shumica e këtyre teknologjive kundër kancerit duhet ende të provojnë vlerën e tyre nëpërmjet testimeve klinike. Edhe në rastin e skenarëve më të mirë, do të duhen ende disa vite deri sa ato të jenë tërësisht të disponueshme për të gjithë. Megjithatë, ne jemi në rrugën e duhur për të shkuar në një të ardhme ku trajtimi i kancerit do të jetë i personalizuar dhe ku shanset e mundjes së kësaj sëmundje janë edhe më të larta.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendeti

Nuk di ç’të bëj më shumë/ Kurti me surpriza për serbët e veriut

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën holandeze “Trouw”, ka thënë se Bashkimi Evropian për Kosovën është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i lirisë dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe theksoi se ndoshta brezi tjetër, mund të dalë me një model më të mirë.

“BE-ja duhet të mbrohet dhe ne duam të kontribuojmë për këtë”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Duke u ndalur te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ai tha se ndonëse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes. Ai kujtoi edhe se serbët kanë edhe dhjetë vende të rezervuara në parlament, teksa theksoi se ata nuk po i shfrytëzojnë mundësitë që kanë.

“Në vend të këtyre benefiteve, ata duan Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv. Ky pushtet më pas duhet t’u hiqet bashkive ose qeverisë kombëtare. Kjo nuk është e mundur sipas Kushtetutës. Dhe ata gjithashtu duan që asociacioni sipas tyre të ketë një kryetar. Unë dua ti ndihmoj komunat, por jo duke formuar një Republika Sërpska të re” – potencoi Kurti duke shtuar se ai është kryeministri që ka folur serbisht “më shumë se të gjithë paraardhësit e tij së bashku”.

“Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk ka kryeministër që flet dhe konsultohet me serbët sa unë. Por pjesa dërrmuese e këtyre takimeve zhvillohen në fshehtësi, me kërkesë të tyre. Sepse përndryshe Beogradi do t’i sulmonte menjëherë. Më vjen keq dhe kërkoj falje që ende nuk jam në gjendje t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës nga ngacmimet nga Beogradi” I deklaroi Kurti

I pyetur nga gazeta holandeze, nëse Serbia do të hynte në luftë për pushtimin e Kosovës, kryeministri Kurti tha që nëse forcat e NATO-s nuk do të ishin të dislokuara në Kosovë, “jam i sigurt se Serbia ndoshta edhe do të do të përpiqej të pushtonte vendin”.

“Duke ushqyer lidhjet e saj të forta me Rusinë, Serbia beson se mund të shpëtojë nga dënimi për plagosjen e ushtarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës. Ashtu si Rusia, edhe Serbia e urren NATO-n. Në sytë e Kremlinit, Kosova nuk është gjë tjetër veçse një projekt i NATO-s, ndërsa unë e shoh si sukses të luftës së një populli për liri”.

“Kremlini nuk sheh njerëz, ai sheh vetëm liderë dhe territor. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, jam i sigurt se Serbia do të përpiqej të pushtonte përsëri. Policia ushtarake serbe ka 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, prej të cilave 28 përfshijnë ushtarë” – tregoi Kurti

“Ajo që më bën optimist për të ardhmen është se në rajonin tonë nuk ekziston më ai lloj nacionalizmi mes njerëzve që nxit makineritë e luftës së diktatorëve. Ata tashmë preferojnë të vetmen gjë që u ka mbetur, që janë bandat kriminale. Tridhjetë vjet më parë, figura si Radoiçiçi do t’u kishin shpërndarë kallashnikovët qytetarëve të thjeshtë. Ata nuk janë më të interesuar për këtë, dhe kjo zvogëlon fuqinë e këtyre lloj kriminelësh”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar në intervistë.

Sipas Kurtit, zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë është modeli i dy Gjermanive i vitit 1972.

“Ne arritëm një marrëveshje nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian në shkurt, por problemi është zbatimi. Serbia refuzon të nënshkruajë dhe ka shkelur të paktën tetë nga njëmbëdhjetë nenet. Pa nënshkrim, tregohet se dikush ka rezerva. Mendoj se duhet t’i përmbahemi modelit të vitit 1972 për Gjermaninë Perëndimore dhe Lindore: jeto dhe lër të jetojnë, me njohje de facto reciproke”.

“Ajo që nevojitet në Serbi, është një lider i guximshëm demokrat, i cili distancohet nga Milloshevici dhe Putini. Deri atëherë, kam frikë se nuk mund të ketë normalizim mes dy vendeve”, potencoi kryeministri i Kosoves.

Kurti tha se, për dallim nga Serbia, Kosova nuk bën propagandë. Sipas tij, “shpesh e më shpesh, nuk mund ta dëgjosh më të vërtetën e Kosovës përmes gënjeshtrave të Serbisë”.

Ai deklaroi se në Bashkimin Europian ka dy lloje diplomatësh që janë dominues në përcaktimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“I pari është i ndrojtur, i frikësuar se Serbia mund ta tërheqë Rusinë në një raund tjetër të luftërave ballkanike. Dhe kjo është arsyeja pse ai preferon kënaqësinë ndaj përballjes. Kurse lloji i dytë mendon në mënyrë utopike. Ai beson se Serbia mund të futet në kampin perëndimor me presidentin Vuçic, por pa demokratizim ky është një mision i pamundur” – deklaroi kryeministri.

Continue Reading

Shendeti

Prova gjenerale për “Ditën e Qametit”

Nga Mero Baze

Deri tani janë kryer prova për disa procese për “Ditën e Qametit”, e cila është dita kur mund të votohet për arrestin shtëpiak të Sali Berishës në Kuvend.

Provat e para janë kryer për bllokimin e sallës në Kuvend. Aty është vepruar në dy fronte, në zënien e karrigeve të qeverisë dhe në përmbysjen e karrigeve të popullit deputet. Më efiçiente ka dalë kjo e dyta, pra mbledhja e karrigeve në një vend.

Por meqë herën e fundit që ndodhi kjo, vet deputetët socialistë përtonin t’i merrnin prapë, ekziston rreziku që kjo të ndodhë në “Ditën e Qametit”. Ndaj duhet shtuar dhe një lëndë ngjitëse, zamkë përzier me acid, që kush të ulet t’i digjet prapanica.

Një tjetër provë është bërë me sulmin ndaj kartave të deputetëve dhe mikrofonit, por nuk ka rezultuar efiçiente, pasi për sektorin e grave kanë vetëm Albanën kurse për sektorin e burrave vetëm Flamurin dhe Palokën. Nuk ja dalin dot me aq. Duhet parë mundësia e një defekti qendror.

Sot ishte dita e provës gjenerale për pushtimin e sallës. Flamur Noka ka arritur dy rekorde, për ngjitje nga kangjellat dhe ngjitje nga dritarja.

Në fillim dukej pa kuptim pse u ngjit edhe nga dritarja, pasi më parë hyri një herë brenda nga kangjellat, por pastaj u zbulua e vërteta. Berisha e falenderoi për ngjitjen nga kangjellat, por i tha se duket sikur imitojmë Selam Musain “me xhinse mbi tela”, dhe ai është nga fshati i Gramoz Ruçit, ndaj na duhet një stil i ri pushtimi. Atëherë Flamuri doli përsëri jashtë dhe ndërsa rojet u afruan tek kangjellat, ai u ngjit nga dritarja.

Edhe Salianjit i ëmbëlsoi shumë ngjitja, dhe desh ta përsëriste ngjitjen nga dritarja për herë të dytë, por Flamuri i tha se nuk ka më njeri të të vërë duart nga poshtë në të pasmet, dhe ai hoqi dorë i dëshpëruar.

Sidoqoftë prova për futje nga dritaret dhe kangjellat u kompletua.

Praktikisht deri tani grupi parlamentar i Berishës ka përvojë për marrje pushteti duke zënë karriget e ministrave, përmbysje pushteti duke përmbysur karriget e ministrave dhe zaptim pushteti duke hyrë nga kangjellat dhe dritaret.

Ende nuk është e qartë nëse Doktori do të urdhërojë ndonjë ushtrim tjetër më të vështirë, siç është hedhja nga kati i dytë apo kati i tretë i Kuvendit në rast rreziku, apo prova për të qëndruar me bombël tymuese në dorë pesë minuta pa marrë frymë, pasi mund të jenë mjetet ekstreme të ditës së fundit, para se SPAK të marrë vendimin që Berisha duhet të dënohet me arrest shtëpie dhe vendimi duhet të kalojë në Parlament.

Pra e gjithë përgatitja po bëhet për atë ditë qameti. Këto prova gjenerale që shikoni, këto sakrifica për të rrezikuar dhe xhinset e shtrenjta të Flamurit, apo mbetjen e shenjave të gishtave në pantallonat e bardha të Salianjit, në fakt bëhen për ditën kur të shkojë urdhri për Sali Berishën në Kuvend, që grupi të jetë i stërvitur për ta mbrojtur që të mos votohet.

Deri tani janë dhënë prova se mund të përballohen akte të pashembullta sakrifice. Problemi është se nuk ka masivitet dhe vetëm dy- tre deputetë po shquhen. Në ditët në vijim do punohet për masivizimin.

“Dita e Qametit” nuk është larg. Nga ora në orë, maksimumi në ditë, SPAK mund t’i kërkojë Kuvendit të forcojë masën e sigurisë për Sali Berishën deri për arrest shtëpie. Atëherë do ta kuptoni sa vlerë ka kjo stërvitja dy javore e grupit të deputetëve në sallën e Kuvendit dhe zyrat e tij.

Berishën vërtet mund të mos e mbrojnë dot me trupat e tyre, por me këtë që po bëjnë, vendin e deputetit e kanë të mbrojtur nga Berisha, pasi kanë dhënë prova që janë gati të vdesin për të. I vetmi merak që u mbetet është se po vdiqën nuk ka kush të vdesë për dhëndrin dhe djalin që janë në radhë për burg.

Continue Reading

Aktualitet

Krimbi i gjallë gjendet në trurin e gruas australiane! Rasti i parë në botë, mjekët: Oh Zot kjo është e pabesueshme!

Një grua 64-vjeçare kishte kohë që ankohej për harresën dhe depresionin përpara se mjekët të nxirrnin një krimb të rrumbullakët 8 cm që normalisht gjendet tek pitonët.

Ishte një ditë mjaft e rregullt në repartin për mjekun e sëmundjeve infektive të spitalit të Kanberrës, derisa u dëgjua britma e një mjeku neurokirurg i cili thirri kolegët për të parë gjënë më të çuditshme që kishte gjetur në trurin e një pacienti:

O Zot, nuk do ta besoni atë që sapo gjeta në trurin e kësaj zonje, dhe është i gjallë. dhe duke u përdredhur.”

Neurokirurgu, Dr Hari Priya Bandi, kishte nxjerrë një krimb parazitar 8 cm të gjatë nga pacientja e tij, një grua 64-vjeçare nga Uellsi, e cila u shtrua për herë të parë në spitalin lokal, në fund të janarit 2021 pasi pësoi tre javë dhimbje barku dhe diarre, e ndjekur nga një kollë e thatë e vazhdueshme, ethe dhe djersitje gjatë natës, raporton The Guardian.

Deri në vitin 2022, simptomat e saj përfshinin gjithashtu harresën dhe depresionin, duke nxitur një referim për shtrim në spitalin qendror të Kanberrës.

Një skanim  i trurit të saj zbuloi anomalitë që kërkonin operacion.

Por neurokirurgu sigurisht që nuk hyri brenda trurit të pacientes duke menduar se do të gjenin një krimb që përpëlitej,” tha Dr Sanjaya Senanayake drejtuese e repartit të sëmundjeve infektive.

Neurokirurgët rregullisht merren me infeksione në tru, por ky ishte një zbulim që ndodh një herë në karrierë. Askush nuk priste të gjente një krimb në trurin e një njeriu.”

Zbulimi befasues bëri që një ekip mjekësh të spitalit të mblidheshin shpejt për të zbuluar se çfarë lloj krimbi ishte dhe, më e rëndësishmja, të vendosnin për trajtimin e  mëtejshëm që pacienti mund të kërkonte.

Ne thjesht filluan të kërkonim që nga tekstet shkollore, dhe studime të ndryshme shkencore për të gjitha llojet e ndryshme të krimbave të rrumbullakët që mund të gjenden në trupin e njeriut dhe shkaktojnë sëmundje neurologjike,” tha Senanayake. Kërkimi i tyre ishte i pafrytshëm dhe ata kërkuan ndihmë nga ekspertët e jashtëm.

Canberra është një vend i vogël, kështu që ne dërguam krimbin, i cili ishte ende gjallë, direkt në laboratorin e një shkencëtari CSIRO, i cili ka shumë përvojë me parazitët,” tha Senanayake. “Ai sapo e pa krimin ulëriti: “O zot, ky është Ophidascaris robertsi “.

Krimi i nxjerrë nga truri i pacientes që u dërgua në laborator

 Ophidascaris robertsi është një krimb i rrumbullakët që zakonisht gjendet te pitonët. Pacientja e spitalit të Kanberrës shënon rastin e parë në botë të gjetjes së këtij paraziti te njerëzit.

Gruaja banon pranë një zone liqeni të banuar nga pitonët. Pavarësisht se nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me gjarprin, ajo shpesh mblidhte barëra, duke përfshirë zarzavate të egra që rriteshin rreth liqeni për t’i përdorur në gatim, tha Senanayake.

Mjekët dhe shkencëtarët supozojnë se një piton mund të ketë derdhur parazitin përmes feçeve të tij në bar. Ata besojnë se pacienti ndoshta është infektuar me parazitin direkt nga prekja e barit ose pasi ka ngrënë zarzavatet e egra.

Senanayake tha se pacientja duhej të trajtohej për larva të tjera që mund të kishin pushtuar pjesë të tjera të trupit të saj, siç është mëlçia. Por duke qenë se asnjë pacient nuk ishte trajtuar ndonjëherë për këtë parazit më parë, u tregua kujdes.

Disa medikamente për shembull mund të shkaktojnë inflamacion pasi larvat ngordhin. Një inflamacion mund të jetë i dëmshëm për organe të tilla si truri, kështu që ata gjithashtu kishin nevojë për të administruar medikamente për të luftuar çdo efekt anësor të rrezikshëm.

Ajo paciente ishte e varfër, por ishte kaq e guximshme dhe e mrekullueshme,” tha Senanayake. “Ju nuk do të dëshironit kurrsesi të ishit pacienti i parë në botë me një krimb të gjetur te pitonët dhe ne me të vërtetë i heqim kapelen asaj. Ajo ka qenë e mrekullueshme.”

Rasti është dokumentuar në edicionin e shtatorit të revistës Emerging Infectious Diseases .

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tre të katërtat e sëmundjeve infektive të reja te njerëzit vijnë nga kafshët.

Senanayake tha se rasti i parë në botë theksoi rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit, veçanërisht pasi njerëzit dhe kafshët fillojnë të jetojnë më ngushtë së bashku dhe habitatet mbivendosen më shumë.

Ka pasur rreth 30 infeksione të reja në botë në 30 vitet e fundit,” tha ai.

Nga infeksionet e reja globalisht, rreth 75% janë zoonotike, që do të thotë se ka pasur transmetim nga bota e kafshëve në botën njerëzore. Këtu përfshihen edhe koronaviruset.

Ky infeksion Ophidascaris nuk transmetohet mes njerëzve, kështu që rasti i këtij pacienti nuk do të shkaktojë një pandemi si Covid-19 ose Ebola. Megjithatë, gjarpri dhe paraziti gjenden në pjesë të tjera të botës, kështu që ka gjasa që raste të tjera të njihen në vitet e ardhshme në vende të tjera”.

Mjeku i sëmundjeve infektive Prof Peter Collignon, i cili nuk ishte i përfshirë në rastin e pacientit, tha se disa raste të sëmundjeve zoonotike mund të mos diagnostikohen kurrë nëse janë të rralla dhe mjekët nuk dinë se çfarë të kërkojnë.

Ndonjëherë, njerëzit vdesin pa u gjetur kurrë shkaku,” tha ai.

Ia vlen të tregoheni të kujdesshëm kur takoni kafshët dhe mjedisin, duke larë ushqimet tërësisht dhe duke gatuar ushqimin siç duhet, dhe duke mbajtur një mbrojtje si mëngë të gjata, në mënyrë që të mos pickoheni,” tha ai./topchannel

Continue Reading

Shendeti

Përse duhet t’i jemi “mirënjohës” Ilir Metës?!

Nga Shpëtim Luku

Kur Sali Berisha nënshkroi gjithë solemnitet e pompozitet marrëveshjen e bashkëpunimit në koalicion me Ilir Metën, të shumtë ishin personat që nxituan t’a paralajmërojnë e këshillojnë atë mbi pasojat e kësaj marrëveshje. Ndërsa unë e “përkraha” dhe e “përgëzova” Ilir Metën, i cili nëpërmjet legalizimit të bashkëpunimit me Sali Berishën, krijonte më së fundmi kushtet që politika të ishte fair play, ku secili merrte votat që i takonin.

Marrëveshja Berisha Meta ishte hedhja tutje e një maske të fortë, kur kryetari i LSI-së merrte vota majtas, për t’i trafikuar djathtas. Marrëveshja Berisha Meta shënonte fundin e një praktike revoltuese dhe amorale, kur ish-kryeministri socialist që në moshë 28 vjeçare, bëhej faktor elektoral në gjirin e të majtës, pikërisht duke sharë, mallkuar e stigmatizuar më fort se vetë socialistët Sali Berishën, duke i’a çuar më pas votat e ambalazhuara në mandate deputetësh pikërisht Sali Berishës.

Kjo praktikë e urryer filloi në vitin 2009, kur PD siguroi 70 mandate në Parlament, ndërsa e majta e përfaqësuar nga PS dhe LSI siguroi edhe ajo 70 deputetë. Mirëpo ky ishte momenti kur LSI tregoi se ajo nuk ishte as parti e majtë, as parti e djathtë e as parti e qendrës. Por ishte një parti private e kryetarit të saj, i cili për interesa të tij bënte edhe atë që njerëzit e thjeshtë nuk e imagjinonin. Duke hyrë në koalicionin qeverisës me Sali Berishën, në emër të “stabilitetit të vendit”, duke trafikuar 4 mandate të arta, LSI u kthy në një parti të vogël, por me pushtet të madh.

Për rrjedhojë, duke i patur mundësitë e sistemimit të atyre që i afroheshin LSI-së, Ilir Meta ndërtoi edhe kultin e njeriut fjalëmbajtur ndaj militantëve dhe shërbyesve të tij. Më pas, i erdhi radha Sali Berishës të provojë shijen e tradhëtisë së Ilir Metës, i cili në 2013 u rikthye në gjirin e së majtës. Por tashmë LSI ishte kthyer në një parti e mesme elektorale dhe pushteti që kishte marrë nga marrëveshja me socialistët nuk mjaftonte më që Ilir Meta të mbante fjalën ndaj kujtdo që i premtonte. Rritja artificiale e partisë së tij solli edhe keqkuptimin e madh të Ilir Metës, i cili e konsideronte veten dhe partinë e tij private faktor përcaktues pushteti.

Dëshmi e këtij keqkuptimi të madh ishte refuzimi i tij, ndaj ofertës për të vijuar marrëveshjen e bashkëpunimit me socialistët edhe në vitin 2017. Lutjet e Edi Ramës vetëm sa i miklonin sedrën prej politikani amator, i cili nuk kupton asgjë nga ligjësitë për t’u shoqëruar për të mirën e popullit shqiptar me refuzimin e tij.

Se si rrodhën më pas ngjarjet është e ditur për të gjithë, por e rëndësishme është që tashmë Ilir Meta është kthyer aty ku i takon të jetë. Nuk ka më maskën e majtit, nuk ka më mundësinë e mashtrimin e elektoratit të majtë duke u hequr më i majtë se të majtët, nuk ka më mundësi trafikimi votash e mandatesh. Ndaj, po qe se merr vota, ato i ka të merituara. Dhe pikërisht për krijim e kësaj situatë transparente, ku secili është i qartë, ai meriton gjithë “mirënjohjen” e elektoratit shqiptar.

Continue Reading

Shendeti

Protesta/ Berisha, sy e veshë në telefon

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi protestën e 6 dhjetorit  të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai u shpreh se protesta e thirrur Berisha, në më 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e BE-së në Tiranë, është një veprim i dëshpëruar, që nuk është llogaritur mirë.

Vangjeli tha se samiti është çështje ndërkombëtare, ndërsa protesta “një hall” lokal, e këto të dyja sipas tij nuk duhet të trazohen.

Ai tha ndër të tjera se ditën e protestës, Berisha do të ketë një sy në telefon e një vesh në derë.

“Ky është një samit ndërkombëtar, ndërsa halli ynë është lokal. Ti trazosh të dyja këto është gaf, naivitet, egoizëm dhe llogari e gabuar nga ata që duan të bëjnë protestësn. Është një hesp i vogël në një histori ndërkombëtare.

Një hesap i gabuar, i ndërtuar për interesa të caktuara.  Në 6 dhjetor do të faktorizohet ndërkombëtarisht se çdo llogari që bëhet me Ramën kalon edhe nëpërmjet tij. Berisha i llogarit fjalët, por ky është një veprim i dëshpëruar. Doktori po luan si lojtar bilardo. E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera”, tha Vangjeli.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING