Connect with us

Pinknews

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision: Më lanë në mes të rrugës

Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe u shpreh se pavarësisht dëshirës së madhe për skenën, sërish u përball me shumë sfida.

Ajo foli për kritikat dhe komentet që i janë bërë: “Në fakt, unë nuk kam folur asnjëherë për Eurovision-in si eksperiencë në media se e kam mbajtur për vete, por kur kam qenë andej kam parë që ka pasur një lumë kritikash dhe vërejtjesh për paraqitjen, veshjen”, tha Ronela, duke shtuar se jashtë shtetit, kënga ka qenë një hit. “Këtu ma kthyen shpinën shumë njerëz dhe s’e prisja, sepse publiku mua më njeh dhe e di se çfarë natyre kam në skenë. Gjithçka ka ndodhur (në skenën e Eurovision), çdo gjest, ka qenë i mirëmenduar. Ai nuk është një festival i këngëve kombëtare dhe nuk është se duhet të përfaqësosh traditat apo kulturën e shtetit tënd; ai është një festival ekstra modern, jashtë çdo pritshmërie dhe mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar që të bëj show për emrin tim, sepse të them të drejtën, marrëdhëniet që kam pasur atë vit me gjithë stafin e Radiotelevizionit Shqiptar kanë qenë shumë të serta”, u shpreh Ronela. Më tej, rrëfeu më shumë mbi këtë raport: “Unë kam dashur diçka të madhe, një skenë gjigante që të bëhej ekstra për mua, por ai buxhet nuk m’u dha kurrë dhe unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues ta paguaja vetë”, tha këngëtarja. Ajo tregoi për “hotelin” ku qëndroi: “Të shihje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne kemi fjetur në një motel jashtë Torinos dhe kur vinin fansat, sepse realisht ka fansa, nuk dinin ku të na gjenin, sepse aq në periferi ishte. Ditët e fundit nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, asnjë “suksese”, jo se e ka taksative, por nuk kam pasur asnjë mbështetje dhe kjo është e turpshme”, tha ajo. Ronela tha edhe se i kishte paguar vetë qëndrimin e stafit të saj për 4 ditë, sepse stafi i RTSH-së u largua: “Duhet të rrinim edhe 4 ditë derisa se të mbaronte festivali dhe ata ikën. Unë jam detyruar të paguaj vetë hotelin për gjithë stafin, sepse stafi i RTSH-së krisi, iku dhe më la në mes të 4 rrugëve”, u shpreh ajo. Ronela shtoi se s’e kuptoi pse ndodhi kjo eksperiencë, si dhe pranoi gabimet e saj në Eurovision: “Unë s’e kuptoj pse ndodhi kjo sepse jam përpjekur me gjithë dashamirësinë dhe dëshirën më të madhe dhe kjo s’diskutohet sepse isha unë aty dhe kënga ime, por pavarësisht se unë pata shumë gabime që i bëra atje dhe i pranoj. Mund të kisha lënë diçka të ngjashme me performancën që kisha lënë në RTSH, por isha shumë e gëzuar, sepse këndoja para 30,000 vetave në çdo dy ditë. E prej gjithë atij gëzimi të madh, ti harron që s’duhet ta lodhësh zërin…kam pasur shumë gabime, por që mbështetja nga ata që vërtet të më mbështesnin ishte zero”. Ajo tha se është e nerveritshme që njerëz të ndryshëm e kritikonin nëpër emisione për performancën e saj: “Unë isha andej dhe shihja që bëheshin përditë emisione me burra e gra të një moshe të konsiderueshme që uleshin e flisnin për një gocë se si i kishte “turpëruar”, “ulur kokën”, “dalë e zhveshur”. Realisht më mbushen sytë me lot dhe s’dua ta kujtoj fare këtë, por është e neveritshme të merresh me një artiste, e cila ka kënduar prej vitesh dhe të bësh emisione që janë edhe formate politke, për të sharë një artiste që është munduar pafund për të dalë atje, sepse kjo u pa, pasi kënga ime, mirë keq, është e vetmja këngë hit që ka dalë nga Shqipëria”. “Realisht, më dhemb shpirti që ne mbështjetjen ndaj njëri-tjetrit e kemi zero”, tha ajo e zhgënjyer. Ronela përfaqësoi Shqipërinë 2 vite më parë, me këngën “Sekret”.

Pinknews

Çmenduri/ Romeo dhe Erjola të lidhur bashkë? Graciano plas skandalin

Debatet mes Gracianos dhe Romeos kanë qenë të vazhdueshme ditën e sotme. Dy banorët kanë debatuar ashpër pasditen e sotme, ku madje Graciano ia ka thënë troç Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.

Në këtë debat të ashpër ka ndërhyrë edhe Erjola, duke i thënë nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.

Pjesë nga debati në oborr:

Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Erjola: O idiot.

Romeo: Çfarë the ti mo?

Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.

Erjola: Po ti merr mendtë e saje asaj (referuar Eglës).

Graciano: Eshtë mendimi im.

Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam çopë leçke. Çfarë janë këto mendime?

Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.

Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?

Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?

Continue Reading

Pinknews

TRONDITET rrjeti/ Juli shokon Romeon: Kam bërë ALEANCË me Heidin

Debatet mes dy protagonistëve të këtij edicioni të “Big Brother Vip 3” nuk kanë mbarim.

 

Jul Deda ka deklaruar se e vetmja aleancë në shtëpinë e Big Brother është mes tij dhe Heidi Bacit. Kjo deklaratë e ka acaruar Romeon të cilit nuk i vjen aspak mirë që kundërshtari i tij të përmend si bashkëpunëtore partneren e tij.

Më tej Juli ka vazhduar duke e quajtur aktorin vegël pasi sipas tij ai është përdoruar nga çdo banorë i shtëpisë kryesisht Egla Heidi dhe ai vetë.

Debati:

Romeo: Unë kam luftuar vetëm që nga fillimi

Juli: Ti ke qenë vegël e Eglës e Heidit  dhe e imja je vegla jonë

Romeo: Ke fakte, frikacak

Juli: Që ta dish ti e vetmja aleancë që unë kam pasur është me Heidi Bacin

Romeo: Me ke?

Juli: Me Heidin

Romeo: Ke pasur ti aleancë me Heidin. Bravo të qoftë!

Juli: Po dhe ti nuk e ke kuptuar kurrë prandaj të them unë që ti nuk kupton nga kjo lojë.

Continue Reading

Pinknews

“Nuk më ka dalë akoma e keqja”/ Egla flet për të atin: Ndërroi jetë kur…

Egla Ceno është prekur mbrëmë kur ka kujtuar babain e saj të ndjerë gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Graciano Taganin.

Aktorja shprehet se ka qarë gjatë ‘telefonit të erës’ dhe nuk i mbajti dot lotët. Ceno shton se ‘nuk i ka dalë akoma e keqja me të atin që ka ndërruar jetë shumë i ri’.

“Nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët”, tha Egla/

Pjesë nga biseda:

Egla: S’e mbajta dot

Graciano: Mirë ke bërë, ke shkarkuar

Juli: Unë jo, e përgatita veten për këtë gjë dhe thashë do të bëj një telefonatë ditore

Egla: Unë s’e përgatis dot veten

Juli: E di pse? Unë e kam shumë bezdi…

Egla: Shumë bezdi e kam edhe unë. Po unë tim ati nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët

Juli: Nuk është faji i tij, është fati i tij

Egla: E di që nuk është faji i tij, po sa herë që ndodh unë qaj. Nuk e kam harruar ndonjëherë, e kam shumë të freskët

Continue Reading

Pinknews

Tension mes Eglës dhe Rozës/ Agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë

Egla dhe Roza kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën, duke përfunduar në ofendime të rënda.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, debati mes dyshes ka degraduar thuajse në përleshje fizike. Teksa të dyja kanë qenë në oborr të shoqëruara edhe nga banorët e tjerë, Egla ka ofenduar rëndë Rozën dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar t’i largojë jastëkun që ajo mbante në dorë përpara fytyrës.

Në këtë moment është ngritur Meritoni, i cili është përpjekur të qetësojë situatën. Po ashtu Graciano ka ndërhyrë, duke tërhequr Rozën dhe duke i thënë se nuk duhet ta prekë me dorë.

“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i merzisë.”– tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën” si dhe e ka quajtur “k*kë e vogël”.

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë?

Graciano: O Roza çfarë je duke bërë? Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.

Roza: Jam ok.

Egla: S’jam unë ok.

Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit.

Egla: Avullohu. Ik krisu.

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i njerëzisë. O banale femër

Egla: Largohu!

Graciano: Shko te Romeo yt!

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet.

Continue Reading

Pinknews

“Tradhtare”/ Egla shpërthen ndaj akuzave të Romeos: Do më puthësh prapë duart

Romeo Veshaj e ka quajtur Eglën tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri.

Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri me të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.

Biseda mes tyre:

Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.

Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.

Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë. Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim.

 

Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING