Connect with us

Aktualitet

Këto janë 14 segmentet rrugore që do monitorohen me kamera e radarë

Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve.

Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë.

Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale duke synuar kështu largimin e efektivëve të rrugores nga këto segmente.

Shkeljet që do të konstatohen nga monitorimi do të bëjnë që në kohë reale të vendoset edhe masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit teksa do të shërbejë edhe si nxitje për të rritur sigurinë rrugore.

Por cilat janë në fakt 14 segmentet rrugorë që përbëjnë gati 200 kilometrat e parë të vendosjes së këtij sistemi monitorim?

-Autostrada Tiranë-Durrës 32 kilometra që nis nga Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit.

-Tiranë-Elbasan që nis nga TEG dhe përfundon në Bradashesh për 26.4 kilometra.

-Durrës-Plazhi i Unazës për 5.9 kilometra që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

-Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës 9.81 kilometra që nis në Plepa dhe përfundon në Kavaja Veri.

-Unaza e Kavajës 7.89 kilometra që nis nga Kavaja Veri dhe përfundon në Kavajën në pjesën Jugore.

-Kavajë-Rrogozhinë që përfshin Rrgozhinë, autostradë Lushnjë 13.9 kilometra që nis në Rrogozhinë korridori i 8 dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës.

-Unaza e Lushnjës 4.62 kilometra që nis nga pjesa veriore në Lushnjë dhe vazhdon në pjesën Jugore.

-Lushnje-Fier, autostrada 20 kilometra që nis nga pjesa Jugore në Lushnjë dhe mbaron në Mbrostar.

-Unaza e Fierit 21.5 kilometra që nis nga Mbrostari dhe mbaron në Levan.

-Fier-Vlorë, autostrada 24 kilometra gjatësi që nis në Levan dhe mbaron në Transballkanike.

-Vore-Ahmetaq 6.52 kilometra që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq 9.59 kilometra gjatësi overpass Qaf Kashar Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq dhe Kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra në këto rrugë.

Aktualitet

Turistja gjermane humb jetën në Vlorë, ja çfarë dyshohet

Një 41-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Zvërnec të Vlorës.

Policia bën me dije se turistja gjermane ishte duke pushuar në një kamping në Zvërnec dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia e Vlorës.

Continue Reading

Aktualitet

‘Korrupsioni është i llahtarshëm’/ Lubonja: Rama donte të mbulonte ‘diellin me shoshë’

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar mbledhjen e PS-së të kryeministrit Edi Rama.

Lubonja theksoi se kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë. Sipas tij, Rama në mbledhjen e PS-së ndau veten nga të tjerët, duke vijuar narrativën sikur i miri është vetë dhe të këqinjtë janë “të tjerët”.

Rama ndau veten nga të tjerët. Edi Rama dikur tha se është sistemi e jo punë individësh, por duket se kjo nuk del se është e vërtetë. Ishte përsëritje e asaj që thotë se ne do të ndërtojmë shtet. Kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë, por shosha është hapur shumë dhe duket. Edhe Veliaj është si ana tjetër e medaljes së Ramës, sepse Tiranën e kanë qeveritur të dy.

Grabitja e hapësirave publike që iu bëhet qytetarëve është bërë nga bashkia në Tiranë dhe qeveria. Kullat në Tiranë dalin nga thasët e krimit të organizuar. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Erion Veliaj për mua është evidente. Rama donte të binddte të tjerët se unë jam i pastër. Korrupsioni tani është i llahtarshëm”, tha Fatos Lubonja.

Continue Reading

Aktualitet

‘Motra u tërbua kur pa videon e të dashurës 18-vjeçare’/ Trondit vëllai i Alma Arrazit

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët e saj u hodhën nga ura e lumit Buna, ku gjetën dhe vdekjen.

Diten e sotme janë gjetur të 4 kufomat dhe vëllai i Alma Arrazit dha deshminë e tij mbi konfliktet e të motrës dhe çfarë ndodhi atë dite.

“Alma duket se ka kuptuar tradhtinë bashkëshortore. Alma e ka marrë bashkëshortin me dashuri. Motra ime është tërbuar kur ka parë burrin e saj me 18-vjeçaren. Ajo ka shtangur dhe besoj se ka humbur logjikën”, tha vëllai i Alma Arrazit 

Continue Reading

Aktualitet

“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”/ Çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi. Julian Kasapi tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, pas vetëvrasjes së nënës me 3 fëmijë.

“Prokuroria hodhi dritë për aktin e fundit të Alma Arrazit që u hodh në Bunë së bashku me 3 fëmijët. Sipas Prokurorisë së Shkodrës e gjendur në kushte të rënduara si pasojë e dhunës psikologjike nga bashkëshorti, se është sekuestruar celulari i Erdgys Arrazi, ku shihen ofendime të ndryshme por edhe i tradhtisë bashkëshortore, kjo ka çuar që Alma Arrazi të ndërmerrte këtë akt vetëvrasës. Ne dimë aktin final, por nuk dimë sa ka zgjatur kjo dhunë e tradhti bashkëshortore që ka çuar në këtë pikë”, tha Kasapi.

Sipas tij, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar pasi kishte njerëz që kishin informacion mbi dhunën psikologjike apo kushtet e rënduara të viktimës. Gazetari thekson se nuk duhet të përbaltim figurën e nënës.

“Para se të shkojmë te fakti se bashkëshorti kishte një lidhje tjetër se ne nuk njohim institucionin e divorcit. Nuk është e mundur që asnjë person të mos ketë ditur për gjendjen e Alma Arrazit jo vetëm gjendjen e rënduar psikologjike, por edhe dhunën e tradhtinë. Unë jam i bindur që dikush duhet të ketë patur informacion, por ky u dha shumë vonë te policia, kur nuk kishte më kontakte me Almën. Duke qenë se dihej më parë mund të ishte parandaluar. Ne përbaltim figurën e viktimës, por ne nuk e dimë periudhën ku ajo është gjetur përballë dhunës psikologjike, kushtet, opinionin, nëse a e ka bërë si hakmarrje ndaj bashkëshortit. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përbaltim figurën e një nëne. Si ka qenë kjo tradhti bashkëshortore. Të përbaltësh figurën e nënës që merrte medikamente mbi depresionin. Ne dimë aktin final tragjik, por si u arrit deri aty. As vendi ku është hedhur nuk dihet.”.

Edhe ekspertja për çështjet sociale, Entela Hidri, thekson se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar. Sipas saj akti ekstrem mund të jetë marrë bashkarisht me fëmijët.

“Ne kemi probleme si shoqëri, nuk kemi edukatën që t’ia japim fjalën e fundit drejtësisë. Fakti që nuk pranohen familjarët e të ndjerës do të thotë shumë. Janë përgjegjës. Ne duhet të edukojmë familjet që nëse nuk ke përputhshmëri karakteri të ndahen rrugët. Një baba që e shikon që vajza i dhunohet, tradhtohet e denigrohet merre në shtëpi. Më mirë të kesh  një fëmijë të gjallë të ndarë, sesa në varr. Më duket si një vendim i marrë bashkarisht me fëmijët. Se nuk mund t’i marrësh fëmijët fizikisht. Në gjendje të shëndetshme mendore asnjë nën nuk do të vriste fëmijët. Aty ka pasur një gjë shumë të madhe, nëna nuk i ka tërhequr për t’i hedhur, ata kanë shkuar në paqe. Çdo gjë mund të parandalohet përderisa ka informacion. Djemtë duhet të përdorin edhe forcën e karakterit”.

Sipas Kasapit dhe Hidrit policia dhe organizatat duhet të punojnë shumë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, pasi vetëm në vitin 2023 janë vrarë 13 gra, nëna dhe vajza.

Continue Reading

Aktualitet

Gjetja e katër trupave të nënës me fëmijët/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni

Pas gjetjes të katër trupave të mbytur në lumin Buna, të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ka reaguar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në një postim në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për tragjedinë.

Postimi i plotë:
“Sot pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit të qytetarëve të mbytur në lumin Buna.
Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 automjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësia e Sigurisë Publike, DVP Shkodër dhe DRKM, si dhe banorë të Administratës Dajç. njësi.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Mbrojtjes për Veriun, z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke koordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.
Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të afërmve”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING