Pinknews
“Këtu bëhej orgji e prostitucion”, këngëtarja: Ja pse u largova nga Shqipëria
Valbona Peraj, këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ishte e ftuar në News 24, ku tregoi për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen. Këngëtarja tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria. “Para se të largohesha për në SHBA unë punoja në “Minitrinë e Transporteve” në Drejtorinë e Përgjithshme, pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD, ose ti je e PS, ma ngushtuan litarin në fyt. Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”, tha Peraj.
Pinknews
“A jeni gati?”/ Ja cila ish-banore i bashkohet shtëpisë së “BBV3” sonte
Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë.
Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë teksa do të festojnë për ditën e lindjes së tij.
Deri më tani dimë se çifti Sara-Bardhi do të jenë pjesë, të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohej prej posteve të bëra prej tyre në Instagram.
Sakaq një tjetër ish-banore është edhe Françeska Murati, e cila u eliminua në spektaklin e shkuar.
Këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet duke bërë grimin dhe përbri shkruan: “A jeni gati për sonte?”
Pinknews
“Mbajeni TV-në ndezur!”/ Ç’po paralajmëron Sara Gjordeni?
Siç e dimë, një prej finalistëve të “BBV3”, ditën e sotme feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pëe Meritonin, sakaq produksioni ka organizuar një festë surprizë për të teksa brenda shtëpisë do të hyjnë disa ish-banorë të edicionit të 3-të “BBV”.
Një prej tyre do të jetë dhe Sara Gjordeni ose të paktën kështu e ka lënë ajo të nënkuptohej. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit ajo ka shpërndarë njoftimin që tregon se pjesë e shtëpisë do të bëhen disa ish-banorë me rastin e ditëlindjes së Meritonit dhe përbri ka shkruajtur:
“Khëm, khëmm. Mbajeni pak televizorin ndezur sot…”
Se cilët ish-banorë do të jenë pjesë e surprizës së organizuar për mbrëmjen e sotme.
Pinknews
16 vite nga largimi i Dritan Hoxhës nga jeta, dedikimi rrëqethës i Lorit
Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.
Dritan Hoxha është themeluesi i televizionit Top Channel, sakaq pak momente më herët një dedikim rrëqethës ka ardhur nga vajza e Dritanit, Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit nga ndarja e jetës së të atit
Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkruajta Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapsira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.
E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.
Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshushmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatepjetën. Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër.”
Pinknews
Debati për ndjekësit/ Ronaldo: Edhe Donaldi kishte shumë K, por fitoi Iliri
Moderatori Ronaldo Sharka ditën e sotme ku ka folur për lojën e 5 finalistëve të “BBV”.
Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
“Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.
Pinknews
Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, Ilnisa hyn sërish në ‘BBV’
29-vjetorin, Meriton Mjekiqi po e feston brenda “Big Brother VIP Albania 3”.
Ai ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ urimin e saj për Meritonin.
Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.
Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur, por me siguri Ilnisa do jetë në mesin e tyre.
-
Pinknews18 hours ago
“Ka edhe më keq”/ Egla uron Meritonin për ditëlindje, ja veprimi i pazakontë i aktores
-
Pinknews17 hours ago
Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, Ilnisa hyn sërish në ‘BBV’
-
Aktualitet14 hours ago
Aksidenti në Kuç-Qeparo, niset me helikopter drejt Traumës një prej çiklistëve
-
Kronike17 hours ago
E rëndë në Itali, 56-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga shoferja e dehur
-
Kronike21 hours ago
Furgoni me pasagjerë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi
-
Pinknews14 hours ago
“Mbajeni TV-në ndezur!”/ Ç’po paralajmëron Sara Gjordeni?
-
Aktualitet18 hours ago
A është pë*rdhunuar 13-vjeçarja nga i moshuari? E ëma: E merrte jashtë fshatit, i jepte lekë
-
Politike18 hours ago
“Shqipëria drejtohet nga mafia”, Meta: Askush s’është i paprekshëm nëse do Rama