Connect with us

Politike

Kim ‘sulmon’ Berishën: Të korruptuarit s’mund të përfaqësojnë popullin

Mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Sali Berishës. Ky i fundit e sulmon çdo ditë dhe ajo është përgjigjur. Kim ka dhënë një intervistë te VOA ditën e sotme dhe e cilësoi të papranueshëm faktin që Sali Berisha del e bën fushatë.

Sipas saj, personat e sanksionuar për korrupsion nuk mund të përfaqësojnë popullin shqiptar. Madje ajo e cilësoi si një zjarrvënës që premton të shuajë zjarret.

Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët  janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë”, tha Kim.

INTERVISTA

-Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Ambasadorja Kim: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

-Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë, dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat, dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigja që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese? 

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i SHBA për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim.

Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

-Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i, dhe që ricitohet në raportin e fundit të DASH, është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancishë mund të kenë kundërshtarët e saj, se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Ambasadorja Kim: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve  politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

-Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Ambasadorja Kim: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët  janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Politike

Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre.

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se reforma në drejtësi u realizua falë vendosmërisë së PS dhe kështu rrëzuan ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë.

Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit.  Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre.  Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

Continue Reading

Politike

Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë”, Rama: Lufta vazhdon

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, tha se lufta ndaj korrupsionit vazhdon, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.

“Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon. Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe vrarë por nga ana tjetër ka një të vërtetë të pamohueshme.

Nëse deri dje era në favor të armikut sot era është kthyer në favor të shtetit i cili e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë në vijën e frontit.

Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit”, u shpreh Rama.

Korrupsioni nënvizoi kreu i qeverisë qeverisi deri në 2013.

“Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në vitet e para të lirisë, deri në 2013. Shtet-bërja ecte me hapat e breshkës kurse korrupsionit si makinë. Korrupsioni është sistem paralel kancerogjen.

Një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin për ta kthyer atë në anën e vetë dhe ka ekzistuar në përmasa dhe forma të ndryshme në çdo kohë dhe në çdo shtet. Në atë rrugë korrupsioni është aty magnet për të gjitha subjektet e shoqërisë.

Kohëzgjatja e përballjes me korrupsionin ai alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërja nxitet me reforma e legjislacion të nevojshëm, mekanizma të nevojshëm institucional dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garantojnë interesat publike dhe private”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

Rama: Unë s’lëshoj vetëm djalin e vogël, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë para ministrave dhe grupit të deputetëve, se nuk do të bëhet mburojë as edhe një zyrtari socialist të korruptuar dhe që ka probleme me drejtësinë.

‘Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.

‘Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës.’- tha Rama.

Continue Reading

Politike

Rama: Kush flirton me korrupsionin, nuk është as ne dhe as i yni, por tradhtar

“Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni”, ishte ky mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama përpara ministrave dhe deputetëve të grupit parlamentar.

“Kushdo që tradhton ata që na kanë besuar, kush flirton me armikun korrupsion, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, nuk është as ne as i yni dhe as nuk ka as një punë me ne. Kushdo  që fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne nuk ka si të jetë në e si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes, e thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar.

Kur qëllon që një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por fakti se kemi një parazit më pak mes nesh është lajm i mirë.”

Një mesazh pati edhe për akuzat e opozitës. Tradhtar e quajti Rama këdo që fut duart në arkën e shtetit.“Helmi që hidhet duke përdorur raste të korruptuarish apo të dyshuarish për korrupsion siç hidheshin në mesjetë  për të helmuar të gjithë ata që ishin në kështjellë, thonë hajde dhe ti Rama jep llogari se dhe ai i  yti është. Jo jo nuk është as i imi as i yti… I dëgjoj dhe kur bërtasin me të madhe hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë, ia kapën atë ministër ia rrasën brenda atë kryetar bashkie atë drejtor drejtorie, një tam tam i përditshëm për të shurdhuar popullin”.“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Kush gabon se mund të luftojë për xhepin, nuk do ketë PS në krah, por vetëm avokatin e tij”, tha prerazi Rama.

Continue Reading

Politike

Rama “thumbon” Berishën e Metën: Klithin ditë e natë nëpër penxhere dhe bërtasin në foltore

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit të PS dhe kabinetit qeveritar duke thumbuar rivalët e tij politik, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Kreu i PS, njëherësh edhe kryeministri i vendit, u shpreh se po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një ‘hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar’.

“Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite”, tha kryeministri Rama.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING