Politike
Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!
Politike
Reagimet e ambasadave/ Këlliçi: Flasin për dhunë, kur s’ka të lënduar
Një ditë pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, tre protestues u vunë në pranga nga Policia, teksa akuzohen për shkaktimin e dhunës.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë për Ora News deklaroi se ata po mbahen të arrestuar pas asnjë motiv, ku sipas tij, janë të pafajshëm. Këlliçi tha se e gjithë Policia e Shtetit u ngrit në këmbë për kapjen e dy 18-vjeçarëve dhe anëtarin e një Kryesie dege.
Ndërkohë, reagimet e ambasadave perëndimore në vendin tonë, që mbrojtën korrupsionin e Veliajt dhe u shqetësuan për një molotov të hedhur në derën e Bashkisë së Tiranës, Këlliçi i konsideroi si qesharake. Ai tha se ato flasin për dhunë, por edhe Policia e konfirmoi se nuk ka asnjë person të lënduar.
“Aktualisht Kevin Vidrica, Bernard Metalia dhe Franc Kaloshi mbahen në komisariat pa asnjë motiv. Madje Franc Kaloshin që është anëtar kryesie në Laprakë e kanë arrestuar në Lushnje. E kanë gjetur ditën e djeshme, është qesharake. A thua se po kërkojnë ndonjë drejtor të 5D-së. E gjithë Policia e Shtetit në këmbë për të kapur dy 18 vjeçarë dhe një anëtar të kryesisë së PD-së Laprakë që kanë protestuar kundër vjedhjes dhe banditëve së kryetarit të bashkisë Tiranë që qëndrojnë në zyrë.
Në mënyrën më të turpshme dhe qesharake, reagimet e selive diplomatike ditën e djeshme flasin për një dhunë që është ushtuar në protestën ditën e djeshme ku dhe vetë në deklaratën e policisë së Shtetit shihet qartë që nuk ka asnjë të lënduar nga asnjëra palë. Pra unë nuk e di se si mund të konsiderohet një protestë e dhunshme ku në bilancin e saj nuk ka asnjë person që të mund të jetë dëmtuar. Nëse janë kaq të shqetësuar komuniteti ndërkombëtar dhe policia e shtetit për dy xhama që janë thyer në bashkinë e Tiranës, po ja cojmë ne dhe po i zëvendësojmë meqë kanë hallin e taksave publike. Por të thonë një fjalë për 130 milionë euro që janë vjedhur tek inceneratori i Tiranës. Të thonë një fjalë për 30 milionë euro që kanë vjedhur drejtorët e Erion Veliajt në bashki me kompaninë e tyre 5D. Dhe të thuhet një fjalë për korrupsionin endemik që ndodh në bashkinë e Tiranës.” – tha Këlliçi.
Politike
Meta dhe Foltorja janë njësoj të dobët dhe me probleme me drejtësinë
Analisti politik, Fitim Zekthi deklaroi se kryetari i PL-së, Ilir Meta është në pikën më të dobët të jetës së tij politike, pa mbështetje dhe tërësisht i mbërthyer nga shqetësimet që ai ka në raport me drejtësinë.
Sipas tij, Meta dhe Foltorja janë njësoj të dobët politikisht dhe me probleme me drejtësinë, mbështetjen dhe natyrisht që përfaqësojnë një opozitë që shqiptarët nuk e mbështesin.
Zekthi nënvizoi se janë absurde dhe deklaratat e Metës kur përpiqet ta krahasojë veten me Çërçillin.
“Pas humbjes të rëndë në zgjedhje e gjithë opozita e Metës dhe e Berishës ra në kllapi. Ajo nuk është opozitë përfaqësuese e shqiptarëve. Meta ra në heshtje për një periudhë kohe. Ai bën politikë me gjeste dhe është tregues i një dobësie politike. Gjestet që ai bën janë nga më të habitshmet. Dëshmon për dobësi të mbështetjes popullore. Ai flet për komplot ndaj tij, dëshmon politikën e gjesteve sepse e ndjen që s’ka mbështetje. Kur je keq aludon se ka komplot duke filluar nga Rusia, Kina, SHBA. E njëjta gjë ndodh edhe me foltoren. Janë e njëjta gjë në thelb, Meta dhe Foltorja. Teorikisht është e mundur, por praktikisht e ka të pamundur. Ka pak shtetarë në botë që kanë kaluar në poste të larta kaq gjatë sa Meta. I gjen në vetëm në vendet afrikane shembuj të tillë si Meta. Të lidhësh Metën me Çërçillin është absurde. Sepse mbi Metën rëndojnë akuza të rënda me korrupsionin dhe gjithçka. Nuk e paragjykoj, por mbi të ka akuza të rënda. Ka 32 vite në politik e pushtet dhe s’ka shans të ndërtojë ndonjë gjë. Meta nuk pranon të hetohet dhe sulmon drejtësinë dhe gjithë bota është kundër tij.”, tha Zekthi
Politike
Ylli Manjani: Presidenca solli fundin, Meta u shndërrua pas videos së Dritan Priftit
Ylli Manjani thotë se me drejtësinë Ilir Meta mund të ketë një llogari personale.
Manjani tregoi se ka pasur një tentativë për ta arrestuar Ilir Metën lidhur me çështjen CEZ-DIA por gjykata nuk ra dakord se vepra penale ishte e parashkruar.
“Ka qenë përhapur gjerësisht që ka pasur një tentativë për arrest, por gjykata nuk ka rënë dakord se ishte e parashkruar. Kjo tezë është diskutuar gjerësisht, në moment që ishte parashkruar kjo vepër penale ky u ringjall, është dosja e CEZ-DIA”, tha Manjani.
Sipas tij, me vajtjen në Presidencë Meta e shkatërroi LSI, partinë që e krijoi nga hiçi dhe e ktheu në faktor politik.
Ai theksoi se debati publik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është thjesht një lojë.
Meta ka qenë në dijeni dhe në harmoni të plotë me Bashën, që kishte idenë e djegies së mandateve.
Ka qenë një ide jo pa mbështetje në publik, dhe pse menaxhimi ishte e keq. Djegia e mandateve ishte një lëvizje shumë e fortë. Sherri mes tyre është pjesë e lojës. Për ta bërë intrigën sa më interesante ndodhin këto gjëra”-tha ai.
Rrëfimi i Manjanit: Si u shndërrua Ilir Meta pas videos së Dritan Priftit
Ylli Manjani tha se Ilir Meta ka vite që ka probleme të thella komunikimi me publikun, dhe këtu ka ndikuar kakofonia politike që ka ndjekur dhe sidomos publikimi i videopërgjimit me politikanin e ndjerë Dritan Prifti.
“Sipas Barometrit, Meta është politikani më pak i pëlqyer. Kjo për shkak të kakofonisë politike dhe veçanërisht ngjarja me Dritan Priftin ka ndikuar në mënyrë decizive në mënyrën e tij të komunikimin publik.
Ka shpërthyer shpesh kur ishte president dhe kjo nuk është normale. Aty ka nisur një kthesë e madhe në sjelljen publike dhe kjo i ka shkaktuar edhe kosto politike.
Nuk është kollaj të bënte një parti të tretë, dhe pas kësaj erdhi në rënie nga kjo kakofoni politike. Në raport me SPAK mendoj se Meta dhe të gjithë që flasin si ai, që gjithçka e lidhin me Dumanin, e kanë gabim. Dhe këtë e thotë dikush që është shumë kritik ndaj SPAK.
SPAK nuk është përgjegjës për reformën në drejtësi, e bëri Meta, Basha, Rama, e bënë 140 deputetë. Nëse ka gabime reforma në drejtësi, meta duhet t’ia tregojë vetes. Është përgjegjës për këtë reformë”, tha Manjani.
Politike
Ilir Meta sulmon gratë e partisë: E kanë mendjen tek çantat, vathët e shtrenjtë e tek takat e larta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se do të mbështesë shumë gratë, pasi sipas tij, atyre iu janë vendosur shumë strekëmbësha.
“Do t’i mbështes shumë gratë si Margaret Thatcher, por që u kemi vendosur strekëmbësha, shumë për fat të këq.
Nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thoshin mua mos fol më për Vasil Laçin ti, sepse nuk është modë, se të rinjtë nuk e kuptojnë.
Pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë.
Politike
Rithemelimi sulmon ashpër SHBA, Britaninë dhe BE: Jeni hipokritë, të lidhur me mafien
Përfaqësuesit e PD-Rithemelimit, iu kanë çuar një letër Ambasadave të SHBA, BE-së, Britanisë së Madhe, Italisë etj., në Tiranë, pas protestës së djeshme përpara Bashkisë së Tiranës.
Ambasadat reaguan njëzëri duke dënuar aktet e dhunës, por kjo nuk i ka pëlqyer fort drejtuesve të fraksionit që drejtohet nga Sali Berisha ndaj dhe kanë reaguar me një letër.
Letra për Ambasadat është nisur në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por dihet se në fakt pas saj fshihet Adriana Kalaja, zyrtarisht anëtare e Gjykatës në PD e Rithemelimit, e pas saj vetë Sali Berisha.
“Ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.
Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur “non grata” si nga SHBA, ashtu edhe nga Britania e Madhe.
-
Pinknews23 hours ago
Bardhi i ulur në gjunjë i propozon Sarës për martesë, ajo i tha…
-
Pinknews23 hours ago
Jashtë ‘Big Brother’ dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj
-
Bota24 hours ago
E rëndë/ Sulmohen me thikë tre gra, autori qëllohet nga policia (DETAJET)
-
Aktualitet3 hours ago
Mes lotësh pas ribashkimit me të birin/ E ëma e 3-vjeçarit zbulon nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takojnë sërish
-
Politike23 hours ago
“Nuk jemi mysafirë”/ Pas përplasjeve politike, Meta dhe Kryemadhi shtrëngojnë duart
-
Horoskopi12 hours ago
Keni nisur një rrugëtim i cili premton rritje të rëndësishme…
-
Aktualitet10 hours ago
E diela plot surpriza, ja çfarë ka parashikuar moti për Shqipërinë
-
Pinknews2 hours ago
“Ti je budalla”/ Romeo dhe Egla debat me të bërtitura, frikësohen banorët